Kronika e Beratit
kronika e numrit 141 date 22 maj 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

HOME NEWS KRONIKA

ROMĖT ENDE LARG INTEGRIMIT

Nė ambjentet e Hotel “Tomori” ėshtė zhvilluar njė takim me pėrfaqėsuesit e komunitetit rom qė jetojnė nė qarkun e Beratit.
Nė kėtė takim krahas perfaqėsuesve tė pushtetit vendor, si kryetari i bashkisė Kuēovė Artur Kurti, Vullnet Zylyftari, shef i zyrės rajonale pėr shėrbimet sociale nė prefekturė, si dhe punonjės tė zyrave tė shėrbimit social nė bashkitė Berat, Kuēovė dhe Ura-Vajgurore, merrte pjesė edhe znj.Blerina Tepelena, shefe e sektorit pėr problemin e romėve nė Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale.
Takimi kishte si qėllim sensibilizimin e organeve tė pushtetit vendor dhe njohjen mė nga afėr tė problemit tė romėve dhe integrimin e plotė tė kėtij komuniteti nė shoqėri.
Ndonėse nuk ka regjistrim tė saktė tė popullsisė nė qarkun e Beratit jetojnė afėrsisht 11 mijė qytetarė me ngjyrė, ku pjesėn mė tė madhe e zė komuniteti egjiptian me rreth 8 mijė banorė ndersa pjesa tjetėr prej rreth 2 mijė banorė i pėrket romėve.
Ndėrsa komuniteti egjiptian ndihet mė i integruar nė shoqėri, komuniteti i romėve ėshtė ende larg integrimit dhe kjo jo vetėm pėr faj tė organeve tė pushtetit vendor dhe tė shoqėrisė nė tėrėsi, por edhe pėr faj tė kėtij komuniteti, i cili nė njė pjesė tė konsiderueshme ėshtė i paregjistruar nė gjendjen civile pėr shkak tė migrimit brenda vendit si dhe martesave nė moshė tė vogėl dhe disa herė me nga njė apo dy bashkėshorte. I njejti fenomen ndodh edhe me arsimimin e tyre, ku thuajse i tėrė ky komunitet ėshtė analfabet.
Pjesa mė e integruar e kėtij komuniteti ndodhet nė fshatin Moravė tė komunės Otllak, ku pėr shkak tė stabilizimit tė hershėm tė tyre nė kėtė fshat, kėta banorė ndihen tėrėsisht tė integruar dhe pa asnjė dallim nga pjesa tjetėr e shoqėrisė qė ndodhet nė kėtė fshat. Ata kanė pronat e tyre, arsimohen, janė tė barabartė nė tė gjitha shėrbimet sociale dhe ndihen plotėsisht tė integruar.
E njejta gjendje e kėnaqshme pėrsa i pėrket integrimit tė kėtyre qytetarėve ėshtė edhe nė qytetin indusrial tė Kuēovės si dhe nė atė tė Ura-Vajgurore, ku problemet e kėtij komuniteti janė tė njejta me pjesėn tjetėr tė shoqėrisė. Gjendja mė e vėshtirė paraqitet nė qytetin e Beratit, ku jeton edhe pjesa mė e madhe e popullsisė me ngjyė.
Nė Berat jetojnė 1 mijė e 300 familje me 8 mijė banorė tė komunitetit egjyptian dhe 95 familje rome me 600 banorė tė komunitetit indian.Pjesa mė e madhe e komunitetit indian jeton nė ēadra nė zonėn e ish-pyjores, buzė lumit Osum.
Kryetari i komunitetit tė romėve tė qytetit tė Beratit Qazim Bajrami nė kėtė takim kėrkoi ndihmėn e pushtetit vendor pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės nė pjesėn e ish-ndėrmarrjes pyjore aty ku ėshtė edhe pjesa mė e madhe e kėtij komuniteti, pasi siē u shpreh ai “Komuniteti rom i kėsaj zone pėrveē problemeve tė tjera tė shumta shpeshherė ėshtė bėrė preh edhe e pėrmbytjve nga lumi Osum”.
Po kėshtu pėrfaqėsuesit e romėve nė kėtė takim kėrkuan ndihmė edhe pėrsa i pėrket problemit tė strehimit dhe shėrbimeve tė tjera sociale. Shefja e zyrės sė shėrbimeve sociale pranė bashkisė Berat znj.Evgjeni Pelivani tha se pėr tė shmangur pėrmbytjen e banesave tė romėve nė zonėn e ish-ndėrmarrjes pyjores bashkia ka hartuar njė projekt pėr argjinaturėn e lumit, por qė ka ngelur pa u realizuar pėr mungesė fondesh.
Pėrfaqėsuesja e M.P.Ē.S znj.Blerina Tepelena iu kėrkoi pėrfaqėsusve tė komunitetit romė qė edhe vetė ata tė bėjnė mė shumė pėr t’u integruar nė shoqėri dhe sidomos nė drejtim tė arsimimit tė fėmijėve tė tyre si dhe iu kėrkoi pėrfaqėsuesve tė pushtetit vendor qė ky komunitet tė trajtohet njelloj si pjesa tjetėr e shoqėrisė, me qėllim integrimin e plotė tė tyre nė jetėn e vendit.
Abedin Kaja

Lajmetari:22.05.2006. |top | Commente | Printo