Kronika e Beratit
kronika e numrit 141 date 22 maj 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

Tregu ne Gorice

 

HOME NEWS KRONIKA

Tregu i lirė vret tregun ligjor


Tė gjithė subjektet qė tregtojnė nė tė ashtu-quajturin treg i lirė, kanė paguar pėr bashkinė taksėn e vendit me 20 lekė metrin katror dhe nė njė mesatare tė llogaritur pėr tė ardhurat mujore tė arkėtuara nė bashki kjo shumė nuk i ka kaluar mė shumė se 20 lekė pėr person, pra, sikur sejcili tė kishte jo mė shumė se njė metėr katror nė pėrdorim tė pėrditshėm.
Nė kushte kur as paga e punonjėsit tė bashkisė nuk justifikohet me kėtė qėndrim dhe veprim liberal tė pushtetit vendor nė Berat, kanė ngritur krye bizneset e licensuara qė janė tė regjistruara nė zyrėn e tatimeve dhe paguajnė rregullisht taksat si ato vendore dhe ato qė u takojnė me ligj pėr biznesin qė bėjnė.
Janė rreth 68 subjekte tė cilat kanė dyqane po nė tė njėjtin territor dhe qė para tyre tregtojnė tė tjerė qė nuk paguajnė as taksa dhe as detyrime tė tjera, ndėrsa konkurojnė kėta tė fundit edhe pse askush nuk ėshtė kujdesur pėr kėtė ankesė tė tyre.
Tashmė kur ka kaluar afati i regjistrimit tė subjekteve qė kryejnė veprimtari nė Berat dhe problemi ėshtė shtruar pėr zgjidhje me kėrkesė tė kėtyre subjekteve tė licensuara si dhe me kėrkesėn e zyrės sė tatimeve nė Berat tė 600 subjektet qė tregtojnė nė tregun e lirė duhet tė regjistrohen dhe duhet tė derdhin sigurimet shoqėrore dhe taksa tė tjera sipas ligjit, pra, qė tė mos jenė mė si deri mė tani subjekte qė konkurojnė tė tjerėt dhe nuk derdhin apo nuk ndiejnė asnjė detyrim ndaj shtetit apo pushtetit vendor.
Sipas drejtorit tė zyrės sė tatimeve nė Berat, z. Arben Velēani, janė regjistruar 370 subjekte mė tepėr nė krahasim me vitin e kaluar, ndėrsa regjistrimi i kėtyre veprimtarive qė kanė vepruar pa licencė nė tregun e lirė do tė rrisė kon-kurencėn dhe tė ardhurat e shtetit, por edhe do tė pakėsojė shumė listėn e emėrave qė trajtohen me pėrkrahje sociale dhe ndėrkohė kryejnė veprimtari ekonomiko-tregėtare dhe konkurojnė nė treg pa tė drejtė tė tjerėt.
Kryebashkiaku i Beratit, z.Fadil Nasufi, ka pėrkrahur kėtė logjikė veprimi, ndėrsa ka pohuar se ka qenė i vėshtirė organizimi i vjeljes sė tė ardhurave nė njė terren tė hapur dhe tė pakontrolluar siē ėshtė lagja “30- vjetori”, ndėrkohė qė Berati ka nevojė sipas tij pėr njė treg, i cili tė jetė mė i rregullt dhe mė i kontrolluar e me kushte pėr tregtimin normal tė mallrave.
Lajmetari

 

Lajmetari:22 .05.2006. |top | Commente | Printo