Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 141 date 22maj 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Foto: Y. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

A funksionon koalicioni i djathtė nė Berat?

 

Pas tre korrikut koalicioni i djathtė nė rang lokal pothuajse nuk ka funksionuar.
Nėse gjatė fushatės u vu re njė bashkėrendim i mirė i veprimeve, mė pas gjithēka ra nė qetėsi. Njė grup pune i ngritur nė qendėr, ku merrnin pjesė pėrfaqėsues nga tė gjitha partitė, mė shumė ngatėrroi se sa ndėrtoi. Ky komision mund tė funksiononte pėr bukuri kėtu nė bazė, ku tė gjithė e njohin njeri-tjetrin dhe nuk do tė realizoheshin emėrime shpesh klienteliste nė drejtori e agjensi rajonale, pa pyetur strukturat partiake tė partive tė koalicionit qė veprojnė nė rajonin e Beratit. Kjo mėnyrė funksionimi e koalicionit ka bėrė mjaft emėrime qė lėnė pėr tė dėshiruar. Janė emėruar drejtues institucionesh individė qė nuk kanė dhėnė asnjė ndihmesė pėr fitoren e 3 korrikut 2005. Nėse tė emėruarit do tė qenė specialistė tė zotė, profesionistė tė njohur e me merita nė shėrbim tė qytetarėve, le tė ishin qytetarė tė pazotuar, madje edhe anėtarė tė partive opozitare, ata qė i emėruan do tė kishin mirėkuptimin e qytetarėve. Por nuk rezulton kėshtu. Tė emėruarit janė thjesht miq apo kushėrinj tė x apo y, por mediokėr nė profesion dhe kulturė. Kėto emėrime kanė lėnė tė pakėnaqur militantėt e Partisė Demokratike dhe tė partive tė tjera tė koalicionit. Janė emėruar nė poste kyēe nė emėr tė partive tė koalicionit edhe anėtarė tė strukturave tė larta tė partive jashtė koalicionit. Kjo sjellje lė shije tė hidhur te qytetarėt. Nėse je miku im pėrfiton, ke apo s’ke vlera profesionale, ke apo s’ke kontribut nė radhėt e partive qė erdhėn nė pushtet me votėn e qytetarėve
Nėse do tė funksiononte tryeza e partive tė koalicionit tė djathtė, edhe shėrbimet ndaj qytetarėve do tė qenė mė cilėsore, sepse do tė diskutoheshin mjaft probleme qė shqetėsojnė qytetarėt dhe rrugėt mė tė mira pėr zgjidhjen e tyre, do tė silleshin nė vėmendjen e drejtuesve tė institucioneve premtimet e bėra nė fushatėn e 2005 dhe do tė bashkėrendohej puna pėr realizimin e tyre.
Nėse do tė funksiononte tryeza lokale e partive tė koalicionit nuk do tė ndodhnin deformime tė tilla klienteliste nė emėrime qė kanė dekurajuar mjaft militantė tė kėtyre partive. Nėse do tė funksiononte tryeza e partive tė koalicionit edhe militantėt e kėtyure partive do tė rregulloheshin mė shpejt nė punė tė ndryshme.
Tani jemi nė prag tė zgjedhjeve pėr qeverisjen vendore. Pas largimit nga kjo qeverisje pėr dy mandate, koalicioni i djathtė do tė kėrkojė tė rikthehet nė krye tė qeverisjes vendore nė bashki dhe komuna. Kjo do tė ndodhė nėse koalicioni i djathtė do tė futet nė zgjedhje i bashkuar. Ka ardhur koha qė qytetarėt nė komuna dhe bashki tė njihen me kandidatėt e koalicionit tė djathtė pėr kėto zgjedhje. Lėvizjet shpesh kaotike brenda partive tė kėtij koalicioni janė nė dėm tė tij, Zgjedhjet lokale po afrojnė dhe vėmendja e qytetarėve ėshtė rritur pėr tė njohur ata qė pretendojnė t’i qeverisin nė mandatin e ardhshėm.
Yzedin Hima

Lajmetari: 22.05.2006. |top | Commente | Printo