Nderohen me titullin Nderi i qytetit dy figura tė shquara tė shėndetėsisė:
doktor Artin Bundarzian dhe doktor Lluka Muēo, nga kėshilli bashkiak i qytetit
1.
E vura si kryetitull kėtė frazė tė shkėputur nga diskutimi i njė prej atyre beratasve qė sot hanė bukėn e Tiranės, por nuk ia kanė pėrmendur kupėn Beratit, qė i hėngrėn bukėn tash sa vjet. Pėrkundrazi, qe interesimi dhe pėrpjekja e tyre pėr tė evidentuar dhe nderuar figura njerėzish tė shquar nė fushat pėrkatėse, qė fatmirėsisht tė tillė Berati ka jo pak. U takon specialistėve, qė tė veēojnė nga tė shquarit mė tė shquarit e tė shquarve.
2.
Mė vjen vėrtet shumė mirė, pėr kėtė dua tė falėnderoj kryetarin e bashkisė, z. Fadil Nasufi, kryetarin e kėshillit bashkiak, z. Vladimir Kumaraku.
3.
Doktor Artin Bundarziani dhe doktor Lluka Muēo, njėri bir i Armenisė sė
largėt dhe tjetri djalė i Himarės sė bukur nė breg tė detit, erdhėn dhe
lidhėn jetėn e fatin e tyre me bijtė e bijat e qytetit tė lashtė 2400-vjeēar
tė Beratit, tė cilėt u hapėn jo vetėm portat e shtėpive, por dhe dyert e
zemrave.
Doktor Bundarziani, i diplomuar nė Francė e Angli, erdhi si turist nė Berat.
Erdhi pėr tė mos ikur mė. Qė mė 1930 ai punoi dhe ngriti tė parėn klinikė
stamatologjike nė Berat, bashkė me njė mjek tjetėr beratas, pėr tė mos prishur
atmosferėn gazmore tė vlerėsimeve, nuk po hyjmė nė hollėsi, sepse nė fund
tė fundit, doktor Bundarziani nuk iku po qėndroi nė Berat deri sa dha frymėn
e fundit nė maj tė vitit 1955. Pėr jetėn e kėtyre dy figurave tė shquara,
nuk do tė shkruaj unė, dikush tjetėr e ka marrė kėtė pėrgjegjėsi, sepse
pretendon se i njeh mė mirė e di mė shumė. Unė po ndalem vetėm te veprimtaria
e zhvilluar pėr nder tė tyre.
Dhe doktor Llukan (Lluka) siē e njihnin dhe e thirrnin beratasit tė mėdhenj
e tė vegjėl, pasi u diplomua shkėlqyeshėm nė njė nga universitetet mė tė
mira tė Athinės, erdhi dhe u ngul nė qytetin e Beratit, tė cilit i shėrbeu
deri mė 1976 ditėn kur nė moshėn 72 vjeē u nda nga kjo jetė. Kur u bė varrimi
i doktor Bundarzianbit, tregoi njė folės, kreu i kortezhit ishte nė hyrje
tė kishės sė Shėndėllisė, kurse fundi te Porta e Pashait! Atė ditė tėrė
dyqanet mbyllėn qepenat, si tė kishin marrė urdhėr nga lart. Ishte urdhėri
i dashurisė dhe i mirėnjohjes pėr kėtė burrė tė mirė e tė dashur. Po e njėjta
gjė u pėrsėrit nga qytetarėt beratas 22 vjet mė vonė nė varrimin e doktor
Llukės. Pėrse i pėrcolli me kaq nderim qyteti dhe qytetarėt beratas kėta
burra tė shquar? Sepse e kishin merituar me sjelljet e tyre tė mira, me
pėrkushtimin e tyre, duke iu shėrbyer pa interes e pa orar, por thjesht
se donin ti qėndronin besnik e tė mos shkelnin urdhėrin e babait tė mjekėsisė,
tė Hipokratit. Doktor Bundarziani dhe doktor Lluka, dy drejtorė institucionesh,
dy mjekė sa tė rreptė aq dhe tė dashur si me pacientėt, si me personelin
qė drejtonin. Ata qė kishin punuar me kėto dy burra sa tė menēur, po aq
dhe tė ndershėm e tė dashur, folėn me superlativa pėr tė dy. Kėta dy burra
nuk kishin lėnė shtėpi e njeri pa ndihmuar e dhimbje e sėmundje pa luftuar.
4.
Se sa i kanė dashur dhe vlerėsuar qytetarėt beratas kėta dy burra, organizatorėt
e aktivitetit dhe ata qė i vlerėsuan, me siguri qė e kanė kuptuar, kur salla
qė ishte caktuar pėr tė bėrė ceremoninė zyrtare tė vlerėsimit, u tregoi
se respekti pėr ta (Bundarzian dhe Lluka Muēo) nuk mund tė ngushtohet nė
njė sallė ku ndahen ēertifikata pėr valltarė e kėngėtarė tė shkollave tė
mesme. Dyndja e qytetarėve (shumica qė nuk i kishin marrė akoma ftesat nga
organizatorėt), e tregoi se sa vend zinin nė zemrat e tyre kėta dy humanistė
tė nderuar. Po ti kishin vlerėsuar si duhet si aktivitetin, si figurat,
organizatorėt qė mburren me tė tilla veprimtari (rrezik qė dhe kėtė veprimtari
ta shėnojnė si veprimtari artistike, qė u mungojnė prej kohėsh, por qė pėr
tė bėrė tė tilla paguhen rrėgullisht ēdo muaj), duhet tė kishin pėrgatitur
njė sfond ku mund (jo mund, por detyrimisht), tė ishin dy portrete tė dy
tė nderuarėve nga kėshilli bashkiak, nėn fotot e tyre tė shėnoheshin vitet
e lindjes dhe tė vdekjes si dhe emėrtimi i aktivitetit qė po bėhej. Ishte
njė antitezė e madhe, njėra fotografi me tjetrėn. Varur njėra mė lart e
tjetra mė poshtė. Njė e mbėrthyer me tela, e tjetra me gozhdė! Ata qė janė
nga Berati dinė tė nderojnė njerėzit qė u kanė shėrbyer. Ata qė i bėjnė
kėto veprimtari se u zė rrota bishtin, nuk kanė nge tė mendojnė se si
ta bėjnė sa mė bukur e sa mė mirė. Organizmi dhe drejtimi i punėve ėshtė
art i lidhur me ndėrgjegjen qė ke pėr ta kryer punėn qė tė ėshtė ngarkuar
apo ke marrė pėrsipėr tė kryesh.
5.
Dardha bie nėn dardhė, ose siē thotė populli bėmė baba tė tė ngjaj. Kėtė
e treguan bukur dhe thjesht pasardhėset e kėtyre baballarėve, (tė pesta
ēupa, tė martuar nė qytete tė tjerė, tė dy djemtė Adashesi i doktor Bundarzianit
i ikur qysh fėmijė nė Angli, sot burrė plak dhe Buli, doktori i mirė i i
bajameve, i veshėve, i hundės i... Doktor Lefteri sot ndodhet nė Amerikė,
por motrat i nderuan si veten, nė veprimtari qenė nipėrit e mbesat e tė
dy doktorėve tė nderuar qė u nderuan nga kėshilli bashkiak dhe nga populli
i Beratit.
6.
Njė kėrkesė familjes sė tė nderuarit Doktor Llukės. Kėrkesa e tyre pėr ti
dhėnė spitalit rajonal tė Beratit emrin e tė ndriturit babait tė tyre Lluka
Muēo, mė duket i pavend. Mbase nuk e dinė qė ky spital, pas ndryshimeve
politike qė u bėnė nga spitali civil i Beratit, ma do mendja se me njė urdhėr
tė kėshillit tė atėhershėm bashkiak ka marrė emrin e mjekut Hajdar Sula,
i cili hapi tė parin spital me shtretėr nė qytetin e Beratit, nė lagjen
Goricė (viti nuk mė kujtohet, ju kėrkoj ndjesė, tė nderuar lexues), por
mė 1997, kur gjithēka u pėrmbys me forcė e me dhunė e armė, qė nga heqja
e nėpunėsve tė spitalit, tė infermierėve, largimi i sanitarėve, largimi
nga pėrgjegjėsitė e shumė shefave tė pavioneve, heqja komplet e administratave
nė tatim-taksa, nė sigurime shoqėrore, nė bashki e prefekturė, nė zyrėn
e punės, nė drejtorinė arsimore, nė KESH, nė Elektrik, nė ujėra, nė polici,
largim nga kopshtet e ēerdhet, shkarkim drejtorėsh e tė tjerėve. Kudo u
bėnė ndryshime. Mbase tė gjithė, mbase dhe do tė ishin tė drejta, po tė
hiqje emrin e shkruar me shkronja bronxi Spitali Rajonal Hajdar Sula,
pa asnjė shkak e arsye, kjo ishte e pakuptimtė. Ky spital e meriton 1000
herė emrin e doktor Lluka Muēos, por pasi tė ketė dalė njė vendim i kėshillit
bashkiak ku tė shfuqizojė vendimin qė i ka dhėnė emrin Hajdar Sula kėtij
spitali, ku tė tregohet dhe shkaku pėrse ia hoqėn kėtė emėr, ose nė tė kundėrt
drejtoria e spitalit duhet urgjentisht tė gjejė (nėse nuk i gjen, ti porosisė
kėto shkronja Hajdar Sula dhe ti vendosė nė vendin qė kanė qenė.
7.
Si pėrfundim, nuk ėshtė as e tepėrt, as e pamundur njė nismė e re qė do
vetėm guxim e pėrkushtim. Nė spital janė krijuar mjedise tepėr tė bukura,
tė kulturuara e shlodhėse. Kėto cilėsi do tia shtonin 100 fish, nėse nėpėr
kėto lulishte vendosen buste tė mjekėve tė shquar e tė vjetėr tė kėtij spitali,
qofshin tė nderuar me vlerėsime ose jo nga bashkia, por qė kanė bėrė historinė
e spitalit tonė. Kėshtu, mund tė vihen mbase nėpėr pavionet pėrkatėse sipas
specialiteteve nė korridor, mė e bukura nė lulishte bustet e Hajdar Sulės,
Lluka Muēos, Kolė Haxhistasės, Ymer Dishnicės, Mario Konės, Hysen Picarit,
Maksut Dėrrasės, Pandeli Ēinės e me radhė, sa herė qė dikush nga mjekėt
lė emėr tė mirė e kujtime tė paharruara qė qytetarėt dhe kolegėt e vlerėsojnė.
Mbase nuk i shpėtoj dot politikės, por jeta jonė ėshtė bėrė politikė qė
nga mėngjesi nė darkė. Dua ti kujtoj kreut tė PS-sė nė Berat, tė mos ankohet
pėr largime nga puna tė njerėzve pa diploma apo me ato fallco, tė kujtojė
se nė spital hoqėn dhe pastrueset, nė kopshte dhe inventarizueset, nė shkolla
tėrė drejtorėt, por hoqėt dhe emrin e doktor Hajdar Sulės, qė i ka tėrė
lidhjet shpirtėrore e politike nga e majta. Mos u ankoni si qerrja! Duhet
tė ankohen buajt!
Bujar Orizaj
Lajmetari:2.05.2006. |top | Commente | Printo
