Kronika
ĒDO NDERTIM I PA LIGJSHĖM DO TĖ PĖRBALLET ME LIGJIN
Problemi i pėrmbytjes tė qarkut tė Beratit nga shirat ka mbledhur disa
ditė mė parė nė njė takim tė zhvilluar nė prefekturėn e qarkut tė Beratit
pėrfaqėsues tė pushtetit vendor, kryetarė komunash, drejtorė institucionesh
dhe tė ftuar tė tjerė. Nė kėtė takim krahas prefektit tė qarkut Roland Bejko,
i cili ishte edhe iniciuesi i kėtij takimi, kryetarit tė kėshillit tė qarkut
Pelivan Shatri, N/ Prefekti i Skraparit Fadil Kapllani, Drejtori i Bordit
tė Kullimit tė Ujėrave Bujar Dhėmbo, Drejtori i BUMK Pirro Bica etj, merrte
pjesė edhe z.Jemin Gjana Ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė
Konsumatorėve i shoqėruar nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Ndėrtimore
z.Ibraim Morina, Drejtori i Projektit 2KR Fredi Braushi etj. Takimi u hap
nga Prefekti i Qarkut Berat z.Roland Bejko, i cili pasi falenderoi pjesėmarrėsit
theksoi se qėllimi i kėtij takimi ėshtė evidentimi i dėmeve tė shkaktuara
nga pėrmbytjet, puna e deritanishme e strukturave pėr menaxhimin e pasojave
dhe parandalimin e tyre nė tė ardhmen. Gjithashtu nė kėtė takim ai kėrkoi
sensibilizimin e organeve tė qevirisjes vendore dhe donatorėt pėr tė bashkėrenduar
punėn pėr kryerjen e investimeve me qėllim mbrojtjen e shtetasve dhe pronės
nga pėrmbytjet e lumit Osum. Mė pas specialisti pranė prefekturės ing. Kostandin
Ndini me anė tė njė materiali filmik pasqyroi njė material tė bollshėm tė
gjendjes aktuale tė shtratit tė lumit Osum, njė historik pėrmbytjesh dhe
investimesh nė vitet paraardhese si dhe pikat me emergjente pėr evitimin
e fenomenit tė gėrryerjes dhe pėrmbytjes. Qarku i Beratit pėrshkohet mespėrmes
nga lumi Osum.Gjithashtu territori i qarkut pėrshkohet nga njė numer i madh
pėrrenjsh malore, te cilet ne periudhen e vjeshtes e te pranveres dalin
nga shtreterit e shkaktojne deme te mėdha.
Qyteti i Beratit ėshtė me i rrezikuari nga permbytjet. Nė 50 vjetėt e fundit
ai ka njohur disa pėrmbytje tė mėdha, si ato tė viteve 1962, 1972, 1983
dhe 2002.
Mė pas nė kėtė takim e mori fjalėn Drejtori i DBUK z.Pirro Bica, i cili
pasi parashtroi disa probleme qė ka bujqėsia sot nė prefekturėn e Beratit
i kėrkoi ministrit Gjana qė nė kuadrin e projektit tė ministrisė pėr tregjet
rajonale tė krijohet edhe njė treg pėr qarkun e Beratit, i cili sipas tij
do tė krijonte avantazhe dhe mundėsi tė shumta pėr tregėtimin e prodhimeve
bujqėsore. Mė pas ngritėn shqetėsimet e tyre edhe disa kryetarė komunash,
tė cilėt kėrkuan ndihmėn e shtetit pėr pastrimin e kanaleve kullues, tė
cilėt herė pas here bėhen shkak pėr pėrmbytjen e tokave bujqėsore.
Nė kėtė takim Ministri Gjana u midis tė tjerash shpreh:
Kemi trasheguar probleme tė medha me ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga
erozioni. Eshte investuar jo pak, sipas letrave, nė ujitje dhe kullim gjatė
kėsaj dekade tė fundit, por problemet rezultojne sot tė pazgjidhura nė permasa
tė medha. Investimet janė komanduar nga Tirana. Janė krijuar shoqatat e
perdoruesve tė ujit, por ato mė sė shumti kanė qenė e janė inekzistente.
Fermeret nuk janė pyetur pėr krijimin e kėtyre shoqatave dhe kanė ecur e
ecin me mendimin se shteti ėshtė i detyruar tė sigurojė vaditjen pėr pronen
e tyre private. Pushteti lokal ka qenė tėrėsisht jashtė loje nė kėtė problem
tė madh pėr fshatin. Disa muaj me radhe jemi marrė me analizėn e kėsaj situate
dhe deshiroj tė bėj tė qarte disa piketa mbi tė cilat do tė ecim sė bashku.
Duke folur pėr ndertimet e pa ligjshme mbi kolektor dhe veprat ujitėse z.Gjana
tha se ēdo zaptim apo ndertim i paligjshem mbi veprat e ujitjes dhe kullimit
do tė perballet me ligjin. Tė paligjshme do tė konsiderohen, duke ndjekur
procedurat edhe ato raste qė mund tė kenė pėrfituar leje tė dyshimta apo
tė padrejta dhe nė ketė rast me ligjin do pėrballen edhe leje leshuesit.
DRBU dhe Bordi i Kullimit janė pėrgjegjes pėr gjithė kėto probleme qė parashtrova
mė lart. Ēdo investin, ēdo projekt qe aplikohet nė bujqėsin e Qarkut, ēdo
mbėshtetje qė jepet pėr bujqesinė, siē ėshtė bie fjala furnizimi me karburant
me 40 lekė per litėr, duhet te jenė nėn monitorim tė rrepte e tė pėrditshme
tė strukturave tė bujqėsisė. Vartėsia e tyre ėshtė tek MBUMK, por porosia
ime ėshtė e prerė: koordinimi i tyre me pushtetin lokal, pa asnjė dallim
qė mund tė stiset pėr gjoja motive politike ėshtė njė detyrim i strukturave
lokale tė bujqėsisė. Tė njejtin mirėkuptim kėrkoj edhe nga tė zgjedhurit
apo stafet ekzekutive tė pushtetit vendor. Ne duhet tė mesojmė tė punojmė
nė grup, madje duhet ta njohim mirė detyrimin pėr tė punuar nė grup e pėr
tė bashkėpunuar, ndryshe nuk ka sukses.
Duke folur pėr mbėshtetjen financiare qė duhet ti jepet bujqėsisė, Ministri
Gjana tha se kjo ėshtė njė sfidė pėr qeverinė dhe se mbeshtetja buxhetore,
kreditė, grandet, grandet me konkurim dhe forma tė tjera do tė nxiten nė
mbeshtetje tė fermerit. MBUMK ka marrė dhe do tė marrė tė gjitha masat qė
ēdo njėsi monetare e adresuar pėr bujqesinė dhe fermerin tė shkoje realisht
tek ato. Deri sot nuk ka ndodhur kėshtu. Ne jemi shumė tė vendosur ta ndryshojme
kėtė situatė. Si Ministėr u apeloj strukturave nė vartėsi tė MBUMK, por
edhe ēdo punonjėsi tjetėr qė lidhet me projektet qė aplikohen nė bujqėsi
pėr tolerancė vėrtet zero ndaj abuzimit qoftė edhe me njė lek.Cilido ta
vlerėsojė shumė seriozisht kėtė angazhim.Vlerėsoni shqetėsimet dhe ankesat
e qytetarėve, verifikojini ato dhe zgjidhini. Pushteti ynė duhet tė marrė
fytyrė njerėzore, pushteti ynė nuk mund tė tolerojė asnjė rast kompromisi
me abuzuesit. Srukturat lokale te bujqesisė dhe pushteti lokal duhet tė
ndjekin me pėrparėsi ēdo lek qė adresohet tek fermeri dhe tek bujqėsia dhe
tė mos lejojnė qė financimet qė vijnė pėr fermerin tė pėrfundojnė tek tė
tjerėt. Ne duhet ti japim fund praktikės qė disa tė fitojnė para nė emėr
tė fermerėve, kur tek ata nuk shkon asgjė apo shkon shumė pak. Ne pėr kėtė
jemi, ta asistojmė, ta qartėsojmė, ta mbrojmė dhe ta mbėshtesim fermerin.
Dua gjithashtu tė bėj tė qartė se pėr ti dhėnė mundėsi fermerit tonė tė
dalė nė treg, pėrveē investimeve nė rrjetin e marketingut, MBUMK do tė nxisė
edhe investimet nė agroindustri,qė produktet tona pėrveē tė konsumohen tė
freskėta, tė mund edhe tė pėrpunohen. Marketimi dhe agroindustria janė dy
rrugėt kryesore qė prodhimet e fermės tonė tė mos mbeten pa u shitur.Hapi
drejt eksportit gjithashtu ėshtė njė mundėsi potenciale,veēse ajo kėrkon
shumė e mė shumė standarte dhe aftėsi konkuruese. Por mė sė pari une apeloj:
le tė ushqehemi me prodhimet tona, qė janė mė tė pastra, mė tė shijshme,
mė tė shėndetshme.
Nė fund tė takimit ministri Gjana i shoqėruar nga pėrfaqėsues tė pushtetit
vendor dhe ekipi qė e shoqėronte bėri njė vizitė nė fabrikėn e pijeve Luani
me pronar Pėllumb Berberi. Kjo fabrikė ėshtė ndėrtuar nė vitin 1960 nga
specialistė rusė dhe vazhdon me tė njejtin destinacion ,atė tė prodhimit
tė pijeve dhe kryesisht prodhimin e verės. Kjo firmė ka ekskluzivitetin
e furnizimit me verė tė Rogner dhe Sheraton. Pronari i fabrikės Pėllumb
Berberi e njohu ministrin Gjana me punėn e deri tanishme nė fabrikė si dhe
vėshtirėsitė qė hasen nė sigurimin e tregut. Nga ana e tij Ministri Gjana
u shpreh se duhet tė punohet mė shumė pėr rritjen e cilėsisė dhe sigurimin
e standarteve pėr tė gjitha llojet e pijeve dhe sidomos atė tė verės pėr
tė cilėn ka nevojė tregu si brendshėm ashtu edhe ai jashtėm. Pas vizitės
nė fabrikėn e verės Luani Ministri Gjana pa nga afėr punėn qė po bėhet
pėr pastrimin e disa prej argjinaturave dhe kanaleve nė fshatin Tapi tė
komunės Perondi ku u shpreh edhe njė herė se nuk do tė lejohet asnjė ndėrtim
mbi kolektor dhe kanale qė shkaktojnė pėrmbytjen e banesave dhe tokės bujqėsore.
Abedin Kaja
Lajmetari: 15.052006. |top | Commente | Printo
