Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 140 date 15maj 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Foto: Y. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Nuk kanė helm vetėm gjarpėrinjtė

 

Biologėt thonė se zvarranikėt me gjak tė ftohtė vetėm pamjen dhe namin kanė tė tmerrshėm. Ndonėse kanė helm vdekjeprurės, nuk sulmojnė pa shkak, nuk tė pickojnė kur u kalon pranė, nuk tė zėnė kurrė pritė, nuk tė helmojnė pas shpine. Siē shihet kėta zvarranikė, nė kėtė pikėpamje, qėndrojnė mė lart se shumė gjallesa tė tjera, tė cilat nuk i gėzojnė kėto sjellje tė virtytshme gjarpri. Mė i trishtueshėm bėhet fakti, kur gjallesa tė tjera tė njė shkalle tė lartė evolucioni, pėr nga sjelljet mbeten pas kushėrinjve tė largėt tė dinosaurėve, gjarpėrinjve.
I kėrkoj ndjesė lexuesit pėr krahasimin ndoshta tė pavend, por kur lexon disa letra tė shkruara jo me bojė, por me helm nepėrkash, ku intriga dhe mashtrimi thurren me durimin e merimangės dhe kėmbėnguljen e skllavit, vjen nė pėrfundimin se gjarpri ėshtė njė qenie mjaft fisnike.
Nė kabinetet e ministrave, te zėvendėsministrat, madje deri nė Kryeministri dėrgohen letra tė tilla. Letraxhinjtė, pasi betohen pėr besnikėri qeni ndaj partisė, (ndonėse ata qė i njohin nga afėr thonė se individė tė tillė janė tė pėrbuzur edhe nga strukturat partiake pėr shitje tė procesit zgjedhor te kundėrshtarėt politikė), nderin intrigėn duke gėnjyer nė mėnyrė tė paturpshme. Po a ka turpi turp?!
Njėri prej tyre tri herė nė javė jargavitej si kėrmill nėpėr zyrat e njė institucioni deri sa mori atė qė nuk e meritonte plotėsisht. Kur iu prek paksa interesi pėr arsye objektive, i shkroi plot tri faqe zėvendėsministrit, ku shpifte se gruan ia kanė lėnė pa punė pėr arsye politike (ndonėse diploma e saj nuk pėrkon me natyrėn e punės sė kėrkuar).
Drejtuesit e institucionit i paskėshin kėrkuar “zotėrisė” nė fjalė tė anėtarėsohej nė x parti nė kėmbim tė favorit (Zot, i madh! Kėtė tip mos ta kesh nė qytet, jo mė nė parti!). Me njė gur synoi tė vriste dy zogj: sė pari, kishte rast t’i pėrbetohej zyrtarit tė lartė pėr besnikėri qeni (duke e fyer besnikėrinė e njėmendtė tė qenėve), nė anėn tjetėr hakmerrej ndaj zyrtarėve tė institucionit qė nuk denjuan tė uleshin me tė as edhe pėr njė kafe, ndonėse ai ua kishte bėrė me dhjetėra herė ftesėn nė formė jarge.
Herė-herė mendoj se e keqja te ne nuk ėshtė as partiake, as politike, as historike, as gjeografike. E keqja te ne ėshtė gjenetike. Duhet tė kalojė mjaft kohė, mbase jo aq shumė sa metamorfoza e dinosaurėve tė tmerrshėm nė gjarpėrinj tė kujdesshėm.
Y. Hima

Lajmetari: 15.05.2006. |top | Commente | Printo