Beratasit nė takimin ndaj Adės
Takimi i javės sė parafundit i zhvilluar nė Stadiumin Tomori tė Beratit midis Tomorit vendas dhe Adės mike, ėshtė pėrshkruar qė nga minuta e parė deri nė vėrshėllimėn e fundit tė gjyqtarit nga njė monotoni, qė zor se mund tė pėrsėritet nė ndonjė kampionat tjetėr. Fakti qė Tomori ka vėnė nėn pronėsi tė tij vendin e gjashtė dhe Ada lufton pėr tė mbijetuar nė kategorinė e parė ka sjell nė fushėn e lojės dy pamje krejt tė kundėrta: njė Tomor qė impenjohet pak dhe njė Adė qė kėrkon tė marrė atė qė nuk mund ta arrij pėrballė njė skuadre me traditė nė futbollin shqiptar. Teknikėt e tė dyja skuadrave, si Mile i Tomorit ashtu edhe Plumbini i velipojasve i kanė besuar njė skeme me shumė lojtarė nė mesfushė dhe me dy sulmues nė vijėn e parė, ēka ka sjellė njė pėrshtjellim nė mesfushat respektive duke rrezikuar pak ose aspak portierėt respektivė. Pjesa e parė ka konfiguruar njė mozaik aksionesh qė gjithsesi nuk janė kurorėzuar ashtu siē duhet, pėr faktin qė skuadrave u ka munguar fuqia finalizuese. Tomori edhe pse ka patur njė epėrsi tė lehtė nė tė gjithė sektorėt dhe ėshtė munduar qė ta mbajė lojėn nėn kontroll, nuk ka mundur tė zgjidh situatėn qė nė kėtė pjesė duke manifestuar njė mungesė tė dukshme dėshire. Sulmuesit P. Arbri dhe Peshtanaku, tė dy me pėrvojė tė pakėt, nuk janė mbėshtetur si duhet nga mesfusha, ndėrkohė qė miqtė nga Shkodra i kanė kushtuar vėmendje tė veēantė mbrojtjes me qėllim qė tė mos pėsonin gol qė nė minutat e para. Madje miqtė kanė mundur ta mbyllin pjesėn e parė nė favor tė tyre duke shėnuar dy herė: nė minutėn e 22 kapiteni Nika i ndodhur nė zonėn vendase ka pėrshėndetur rrjetėn e Bytyēit ndėrkohė qė Selmani nė minutėn e 31 e ēon rezultatin nė 2:0. Beratasit arrijnė tė shkurtojnė nė minutėn e 40 kur pas njė kombinimi tė bukur tė vėllezėrve Arbri, P. Arbri godet fort dhe mposht portierin mik Dervishi. Pjesa e dytė ka qėnė pa ndonjė impresion pėr tė dyja skuadrat tė cilat kanė patur objektiv, Ada administrimin e rezultatit tė pjesės sė parė dhe Tomori barzimin e tij. Beratasit mundohen tė tregohen mė racionalė dhe mė kėmbėngulės nė kėrkim tė golit qė do ti ēonte drejt njė trepikėshi me vlera tė dyfishta morale, ndėrsa miqtė shpresuan deri nė fund se mund tė merrnin 3 pikė qė do ti largonte nga zona e ftohtė e kategorisė sė dytė dhe duhet thėnė qė ia arritėn qėllimit. Pėrfundimisht Tomori shėnon rekordin e humbjeve nė shtėpi, ndėrsa Ada ngrohet me njė trepikėsh qė do ta mbajė nė lojė pėr tė qėndruar nė kategorinė e parė. Formacionet:
Tomori: Bytyēi (Qama 78), Aliaj, Kuēi, Prela (Ēobo 70), G. Arbri, Lala, P. Arbri ( Agalliu 67), Cufollari, Lako, Peshtanaku, Shinko. Tr . K. Mile
Ada: Dervishi, Shytani, Arra, Bori, Sh. Isufi (Palaj 46), Pjetrani, V. Kurti, Kraja (Teluka 69), Nika, Selmani (Matia 69). Tr. V. Plumbini
Gjyqtarė: Kryesor: B. Pashaj (Tiranė), ndihmėsa: D. Koreshi ( Lushnje),
F. Lame (Durrės).
K. verdhė: Kuēi, Arra
Shėnues: Nika 22, Selmani 31, P.Arbri 40
Opinione:
Th., Arbri Tomori: Ishte njė takim ku tė dyja skuadrat e kėrkuan fitoren. Ada pėr vetė pozicionin delikat lujati mė mirė dhe e meritoi fitoren. Tomori vuri nė provė shumė lojtarė tė rinj me lojėn e tė cilėve jam i kėnaqur.
V. Plumbini, Ada: Kishim shumė nevojė pėr njė fitore tė tillė dhe ndihem i kėnaqur qė e arritėm. Lujatėm mirė dhe shėnuam dy gola qė nė pjesėn e parė. Nė pjesėn e dytė skuadra diti qė tė administronte rezultatin duke marrė 3 pikė mjaft tė vlefshme.Shpresojmė qė me kėtė fitore tė qėndrojmė nė kategorinė e parė
Lajmetari:08.05.2006. |top | Commente | Printo