Politika e Beratit
kronika e numrit 139 date 8maj 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.


Foto: Simon Vrusho

 

 

HOME NEWS POLITIKA

NXENESIT ME IDE NE VEMENDJEN E MESUESITNje inteligjence, nje koke, ne te cilen mbijne idete eshte si nje toke ku mund te mbillen peme


Ditėn e mėrkurė, mėi 26 prill 2006, bashkia Berat, nė bashkėpunim me drejtorinė rajonale tė Monumenteve tė Kulturės, organizuan ceremoninė e dhėnies sė titujve tė nderit, akorduar nga kėshilli bashkiak, peresonaliteteve tė njohur shkencorė me kontribute nė fushėn e Monumenteve tė Kulturės: Dr. Gani Strazimiri, Prof, Dr, Emin Riza dhe Dr. Hėna Spahiu.
Merrnin pjesė prefekti i Beratit z. Roland Bejko, kryetari i bashkisė z. Fadil Nasufi, nėndrejtoresha e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės znj. Nora Malaj, kryetari i kėshillit bashkiak z. Vladimitr Kumaraku, drejtori i drejtorisė rajonale tė Monumenteve tė Kulturės z. Ajet Nallbani, Prof, Dr. Emin Riza, Drita Agolli, Lorenc Bejko, punonjės tė fushės sė Monumenteve tė Kulturės dhe intelektualė dhe qytetarė beratas.
Fjalėn e rastit e mbajti kryetari i bashkisė z. Fadil Nasufi.
Ai midis tė tjerave theksoi:
“Ndihem i nderuar tė hap ceremoninė e sotme pėr dhėnien e titujve tė nderit, akorduar nga kėshilli bashkiak, personaliteteve tė shquara: Dr. Gani Strazimirit (pas vdekjes), Dr. Hėna Spahiut (pas vdekjes) dhe Prof. Dr. Emin Riza, duke e vlerėsuar si njė ngjarje qė i kalon kufijtė e qytetit tonė, sepse personalitetet qė sot nderohen, janė figura me njė integritet tė afirmuar profesional brenda e jashtė vendit.
Nė qoftė se sot qyteti ynė ėshtė kaq i vlerėsuar nga kancelaritė e huaja, nga studiues e qendra akademike, padyshim qė nė themel ka edhe kontributin profesional dhe intelektual tė studiuesve tanė tė shquar Dr. Gani Strazimiri, Dr. Hėna Spahiu dhe Prof. Dr. Emin Riza.
Ėshtė puna e tyre e shkėlqyer, e realizuar me pasion e dashuri tė jashtėzakonshme kushtuar qytetit tonė, qė mundėsoi hartimin e dosjes historike pėr t’u pėrfshirė Berati nė listėn e pasurive botėrore.
Studiues dhe shkencėtarė si Dr. Gani Strazimiri janė tė rrallė nė historinė e kulturės shqiptare. Ai ia kushtoi gjithė jetėn trashėgimisė kulturore dhe nė veēanti asaj urbanistike-arkitekturore. Ai vlerėsohet veēanėrisht pėr vizionin dhe kurajon qė tregoi nė paprekshmėrinė e objekteve tė kultit, tė cilat ishin pėrfshirė nė listat e rrėnimit e tė rafshimit tėrėsor nė emėr tė luftės kundėr fesė qė zhvilloi diktatura komuniste nė mesin e viteve ’60.
Nėse ne sot krenohemi me pasuri tė tilla tė mbijetuara nga asimilimi dhe nėse sot zhvillojmė filozofinė e kthimit nė identitet tė shumė vlerave tė aksidentuara, kjo do tė thotė se ne nė kėtė rrugė udhėhiqemi nga kėto mendje tė ndritura, nga personaliti i tyre i spikatur dhe nga pėrvoja e tyre e vlefshme.
Studiuesja Hėna Spahiu, ka dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar nė fushėn e arkeologjisė. Me pasionin dhe pėrkushtimin e saj profesional ajo ka lėnė gjurmė tė thella nė kujtesėn monumentale tė qytetit tonė.
Prof. Dr. Emin Riza ėshtė njė personalitet i njohur, qė me filozofinė e njė studiuesi tė pėrkushtuar punoi pėr hartimin e dosjes sė Beratit, me tė cilėn tani synohet pėr tė qenė qyteti ynė pjesė e trashėgimisė botėrore.
Tė tria kėto figura tė shkėlqyera, qė i njeh ēdo qytetar beratas, kėshilli pėrmes njė akti fisnik dhe qytetar i nderon me titullin e lartė “Qytetar nderi”. Sot vetėm vuloset zyrtarisht njė akt solemn, sepse Dr. Gani Strazimiri, Dr. Hėna Spahiu dhe Prof. Dr. Emin Riza kanė hyrė nė zemrėn e qytetit dhe tė qytetarėve beratas si qytetarė dhe studiues tė nderuar dhe tė respektuar.
Kjo punė e tyre e lavdėrueshme, shkencore nė tė mirė tė qytetit tonė pėr njohjen e vlerėsimin e tij brenda e jashtė vendit, ėshtė njė thirrje pėr tė gjithė ne, qė t’i ruajmė djhe t’i mbrojmė kėto vlera.
Mirėnjohje e respekt pėr njerėzit e shkencės.”

Lajmetari: 8.05.2006. |top | Commente | Printo