Letrare e Beratit
kronika e numrit 139 date 8 maj2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

 

 

 

 

HOME NEWS RINORE

Faleminderit SHBA!

I dashur Leutrim!
Shpresoj qe ju dhe familja juaj te jeni mire. Ti po rritesh tani, por une e di qe ti e ndien shume mungesen e babit tend, ashtu siē di se askush nuk mund te ta zevendesoje ate. Ti kurre nuk e njohe babin tend dhe as nuk do ta njohesh ate ndonjehere. Keshtu ishte shkruar fati yt! E di, ti nuk ke as varr per babin tend ku mund te ēosh nje buqete me lule. Por hidhi ca lule ne lumenjte e Kosoves. Ata jane te paster tashme….
***

Ne Shkurt 1999, Sllobodan Milosheviē filloi te ashtuquajturin “Pastrim Etnik” te Kosoves. Me shume se nje milione shqiptare u perzune nga shtepite e tyre dhe u vendosen ne Shqiperi, Maqedoni etj.
Me kujtohet dita e pare e mbėrritjes se kosovareve ne qytetin tim te Beratit.
Ishte mars dhe binte shi papushim.
Autobusat me te cilet ata udhetonin arriten rreth ores 9:00 te mbremjes. Pothuajse gjithe qyteti kishte dale t’i priste ata. Kosovaret zbrisnin nga autobuset ndersa qytetaret beratas i merrnin ata ne shtepite e tyre. Une mora dy persona: nje burre te moshuar, Z. Rraci dhe nipin e tij 16 vjeēar, Endritin.
Edhe pse ishin te derrmuar nga lodhja, ata nuk mund te flinin. Ishin shume te tronditur, sepse nuk dinin asgje rreth familjareve te tyre.
Ndersa kishin qene duke ecur drejt kufirit te Kosoves me Shqiperine, ushtaret serbe i kishin shperndare ne disa grupe.
Te nesermen une anonēova ne televizionin publik qe z. Rraci dhe nipi i tij gjendeshin ne Berat dhe se ata donin te gjenin familjaret e tyre.
Diten e dyte, Znj. Rraci, gruaja e tij, i telefonoi atij nga Tepelena, nje qytet ne Jug te vendit.
Ajo ishte vendosur atje se bashku me nenen e Endritit. Diten tjeter, nusja e djalit, Bahrija, i telefonoi z. Rraci nga nje fshat i Durresit (qytet ne perendim te vendit), qe gjendet buze Adriatikut. Ajo ishte vendosur ne nje familje se bashku me djalin e saj gjashte muajsh, Leutrimin.
Pese dite me vone, Teuta, mbesa e Z. Rraci i telefonoi atij nga Kruja. Ajo kishte mbėrritur atje me nenen, vellanė dhe motren e saj. Nje jave pas mbėrritjes se z. Rraci ne shtepine time, ne u beme 15 njerez. Por edhe pas kesaj familjet Rraci nuk ishin te qeta. Ne sejcilen familje mungonte nje burre.
Zonjes dhe zotit Rraci u mungonte djali, mbesave dhe niperve te tij u mungonte babai.
Ditet kalonin ndersa ata prisnin per te tjera telefonata.
Por askush nuk telefonoi perseri.
Rreth nje muaj me vone, ndersa te gjithe se bashku po shihnin televizionin, nje shenim me titra terhoqi vemendjen e tyre: Tridhjete e kater burra ishin vrare nga paraushtaraket serbe ne nje fshat afer qytetit te tyre ne Kosove. Ata filluan te qanin. Pak me vone u anonēuan emrat e te vrareve. S’me mbeti tjeter veē t’u bashkoj dhimbjes se tyre dhimbjen time. Emrat e te tre burrave qe mungonin ishin ne ate anonēim te kobshem……

***

Shume prej amerikaneve nuk i aprovojne vendimet e Presidentit te SHBA-se kur ky vendos te dergoje trupa ushtarake ne vende te tjera. Une i kuptoj ata. Ata nuk duan qe ushtaret amerikane te vdesin. Por une vleresoj vendimin e Klintonit per te luftuar ne Kosove. Ai eshte nje hero i madh per te gjithe shqiptaret. Ai fitoi luften dhe realizoi pavaresine e Kosoves. Dhe ushtria e SHBA-se nuk humbi asnje ushtar ne kete lufte.
Faleminderit, Amerike! Faleminderit, Z. Klinton!

Ali Lybeshari
Kolegji Teknik i Milwaukee-it
Oak Creek-Milwaukee, USA

 

Lajmetari:08.05.2006. |top | Commente | Printo