KOMUNIKATE PĖR SHTYPKonsullata e pėrgjithshme nė Vlorė
Konsullata e Pėrgjithshme e Italisė nė Vlore njofton qytetaret shqiptare
se kėrkesat pėr takim, viza, legalizime e validime mund tė kryhen duke telefonuar
nė numrin 0900 707 4001, nga e hėna deri tė premten, nga ora 16.00 deri
nė 20.00. Ky shėrbim kushton 100 leke nė minute plus TVSH. Lajmėrojmė se
gjate telefonatės duhet patur me vete pasaporta e kėrkuesit tė takimit,
sepse tė dhėnat e saj do tju kėrkohen nga operatori telefonik.
Nė ketė mėnyre, qytetaret do tė marrin menjėherė vesh datėn e takimit tė
tyre si dhe ēdo lloj informacioni nė lidhje me dokumentacionin e plote qė
duhet paraqitur bashke me kėrkesėn pėr vize.
Nė rast se ka nje urgjence tė motivuar e tė jashtėzakonshme si dhe zotėrohet
dokumentacioni i plote, ēdo qytetar qė kėrkon vize pėr kure mjekėsore, ftese
pėr gjyq, rihyrje, punėsim me kontrate sezonale, bursa studimi apo familjar
i shoqėruar nga shtetas italian, mund tė hyje nė Konsullatėn e Pėrgjithshme
pa takim, ēdo dite pune, nga ora 08.30 deri nė 11.00. Nė njė rast tė tille,
i interesuari duhet tė paraqitet drejt e tė policet e Aulonapolit nė hyrje
tė Konsullatės se Pėr-gjithshme, tė cilėt do ta lejojnė tė hyje menjėherė
nė sallėn e pritjes, ku do identifikohet nga kara-binierėt. Me kėtė rast,
kujtojmė se do tė denoncohet ēdo person qė hyn ose pėrpiqet tė hyje pa takim,
pa patur realisht njė nga arsyet e sipėr-pėrmendura. Pėrpara se tė paraqiteni
pėr takim, ju sugjerojmė qė tė telefononi nė numrin 0900 707 4001, me qėllimin
e dyfishte qė tė merrni informacion pėr dokumentacionin e plote qė duhet
tė paraqitni si dhe pėr tė pare mundėsinė e marrjes se takimit brenda afatit
tė duhur.
Sqarojmė se, nė datėn e takimit, pasi tė kenė paraqitur kėrkesėn pėr vize
apo legalizim, qytetaret, para se tė dalin nga Konsullata e Pėrgjithshme,
duhet tė drejtohen tek sporteli i Union Express pėr dorėzimin nė shtėpinė
e tyre tė pasaportės apo dokumenteve. Pasi tė kenė kryer edhe kėtė veprim,
qytetaret dalin nga Konsullata e Pėrgjithshme dhe, brenda orės 12.30 shkojnė
te Banka Italo-Shqiptare nė Vlore pėr tė kryer pagesėn e taksave konsullore
qė i detyrohen shtetit pėr shėrbimet e kėrkuara.
Kujtojmė qytetaret se pėr tė hyre nė Konsullatėn e Pėrgjithshme tė Italisė
ėshtė e domosdoshme tė paturit me vete i njė pasaporte tė vlefshme dhe se
hyrja nė ēdo rast ėshtė falas.
Theksojmė se Konsullata e Pėrgjithshme nuk ka as agjensi, as ndėrmjetės
tė jashtėm apo tė brendshėm. Kujtojmė se punonjėsit e mbikėqyrjes e tė rendit
publik nė sheshin para Konsullatės se Pėrgjithshme nuk kane asnjė kompetence
pėr shėrbimet konsullore, prandaj nuk mund e nuk duhet tė japin sqarime
apo informacione pėr to, qofte edhe falas. Konsullata e Pėrgjithshme nuk
ka asnjė lidhje me aktivitetin tregtar nė lokale apo ambulant qė gjendjet
pėrreth saj. Ftojmė qytetaret qė mos tė kėrkojnė tė ashtuquajturat rruge
tė shkurtra, por tė denoncojnė cilindo mashtrues qė, nė kėmbim tė parave
apo ēdo shpėrblimi tjetėr, pėrpiqet tė hiqet sikur mund tė ndėrhyje apo
shpejtoje njė praktike. Ēdo qytetar qė i drejtohet ndėrmjetėsve e mashtruesve
do tė denoncohet bashke me kriminelet e sipėr-pėrmendur. Nėnvizojmė se e
vetmja pagese qė duhet tė kryejnė qytetaret pėr shėrbimet konsullore italiane
ėshtė ajo e taksave konsullore qė kryhet vetėm te Banka Italo-Shqiptare.
Lajmetari:8 .05.2006. |top | Commente | Printo