Formimi qytetar i nxėnėsve tė shkollės sė mesme
Howard Gardneri, njė nga psikologėt mė tė njohur nė ditėt e sotme mbron tezėn se shumica e nxėnėsve pėr shkak tė tė mėsuarit tė papėrshtatshėm nuk kuptojnė shumicėn e gjėrave qė ata kanė mėsuar nė shkollė. Pėr shkollėn tonė vlen ky konstatim i psikologut tė njohur amerikan, por ajo qė ėshtė edhe mė shqetėsuese, nxėnėsit tanė pėr shkak tė fatit tonė historik, prapambetjes sė kurrikulės, kanė njė formim qė jo vetėm lind moskuptime, por nė mjaft raste sjell edhė keqkuptime. Vendi tani ka hyrė nė rrjedha tė integrimit europian dhe shkolla ka pėr detyrė qė, nė mos tu prijė kėtyre integrimeve, tė paktėn tė mos i pengojė. Para shkollės sonė del detyrė formimi i qytetarėve tė nesėrm tė Europės sė Bashkuar.
Natyrisht kurrikula aktuale ende nuk i pėrgjigjet mė sė miri njė formimi tė tillė, por njė mėsues i kujdesshėm dhe i vetdijshėm pėr synimin e shkollės sonė mendoj se gjen hapėsirė pėr tė realizuar kėtė lloj formimi qė do tu shėrbejė nesėr qytetarėve pėr tė konkuruar nė tregun e punės, pėr tu integruar nė botėn e qytetruar.
Ndryshimi nis te tekstet qė studjohen dhe analizohen
Po sjell njė shembull nga pėrvoja si mėsues i letėrsisė. Pėr orėt e leximit jashtė klase, nė vitin e tretė tė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme u dhashė nxėnėsve paraprakisht njė tekst letrar tė njė autori krejt tė panjohur te ne: Par Lagerkvist, nobelist suedez. Tregimi titullohej Eshtrat e nderuara. Tregimi lexohej pėr rreth 2 minuta. Nxėnėsit kursyen me kėtė rast njė javė kohė pėr tė lexuar ndonjė roman disa qindra faqesh tė autorėve tė para tre shekujve, kursyen edhe 900 lekė pėr tė blerė romanin e periudhave romantike a realiste tė shekullit tė XlX, romane qė jepen rėndom nga mėsuesit e letėrsisė pėr leximet jashtė klase. Pėr tekstin e dhėnė nxėnesit shpenzuan vetėm 5 lekė pėr tė bėrė njė fotokopje. U lashė detyrė qė tė lexonin me vėmendje tregimin dhe, sipas njė skeme paraprake, tė shėnonin gjithēka qė kishte tė bėnte me kuptimin e tekstit, dallimin e vlerave artistike dhe pėrjetimin estetik tė tekstit letrar.
Pėr tė mos lodhur auditorin e nderuar po jap me pak fjalė subjektin e kėtij tregimi tė shkurtėr: Dy popuj kishin bėrė luftė tė madhe kundėr njeri-tjetrit dhe qenė mjaft krenarė pėr kėtė fakt. Tė mbijetuarit jepeshin me mish e me shpirt pėr tė mbajtur gjallė pasionin e kujtimeve tė kėsaj lufte. Nga ēdo anė e kufirit, ku qenė zhvilluar pėrleshje dhe luftėtarėt e tė dy palėve kishin masakruar nė mėnyrė tė llahtarshme njeri-tjetrin, qenė ngritur pėrmendore tė madhėrishme pėr nder tė tė rėnėve qė qenė sakrifikuar pėr atdhe dhe tani preheshin nė trojet respektive. Tė dy popujt vinin aty pėr pelegrinazh , secili pranė tė rėnėve tė vet. Aty liderėt u drejtoheshin turmave me fjalime tė zjarrta pėr heronjtė e shenjtėruar nė njė vdekje tė lavdishme. Ndėrkaq nė tė dy anėt e kufirit u pėrhap zhurma e kobshme se diēka e mėnxyrshme ndodhte gjatė natės nė fushat e moēme tė betejės: tė vdekurit kishin dalė lugetėr dhe ngriheshin netėve nga varri dhe piqeshin me shoqi-shoqnė sikur tė qenė pajtuar. Kėto zhurma shkaktuan nė tė dy anėt njė zemėrim tė thellė. Heronjtė qė nderoheshin gjer nė pėrgjėrim nga njė popull i tėrė shkukėshin dhe u takuakėshin me hasmin, u pajtuakėshin me tė.
Tė dy kombet ngritėn nje komision qė tė hetonte ēėshtjen. U vunė nė pėrgjim pas disa trungjeve tė tharė pemesh dhe pritėn natėn. Gjithēka qenkėsh e vėrtetė. Nga fusha ngriheshin nė mesnatė ca trajta tė pėrzishme qė kalonin kufirin. Nė duar mbartnin diēka. Pėrgjuesit mėsynė mbi ta gjithė zemėrim. Si ore, ju qė u flijuat pėr atdhe etj...
Heronjtė e rėnė nė luftė i vėshtruan me habi anėtarėt e komisionit: Ēfarė thoni, ore?! Ne urrehemi pėr vdekje mė shumė se kurrė ndonjėherė! Por, ne thjesht po shkėmbejmė eshtrat tona. Qe bėrė rrėmujė e hatashme kėtu
Diferenca tė mėdha brenda njė klase
Nė klasė gjatė diskutimit pėr kuptimin e kėtij teksti letrar pati disa reagime nga nxėnėsit: grupi a. Ėshtė njė tregim pėr atdhedashurinė, shenjtėrinė e kufijve, u shpreh njė nga nxėnėsit. Njė popull qė humbet vigjilencėn bie nė robėri, shtoi njė nxėnės tjetėr. Me ēduket tekstet me plot defekte, deformimi i mėsuesve qe pėrcjellė fatkeqėsisht te fėmijėt nė trajtėn mė tė ngurtė. Grupi b: Ne nuk e kemi tė qartė, nuk e lexojmė dot kuptimin e kėtij tregimi, kėrkojmė nga mėsuesi shpjegim plotėsues.
Ndryshimi nis te pėrftimi kuptimor
a. Bota ėshtė e mbushur me kufij ndarės
Kufijtė nisin qė nga kjo klasė, ku dalloheshin qartė kufijtė a kufizimet.
Lumturisht njė grup i vogėl nxėnėsish e kishte rrokur plotėsisht mesazhin kuptimor tė pėrcjellė me njė formė tė pėrkryer artistike te ky tekst letrar, i denjė pėr njė nobelist si Par Lagerkvist. Pėrgjigjja e kėtij grupi qe pak a shumė e tillė : Ėshtė njė tekst i mrekullueshėm me kuptim tė fuqishėm simbolik. E kaluara barbare e njerėzimit kap prej duarėsh, prej mendjesh njerėzit duke i penguar tė ecin pėrpara, duke ua helmuar me urrejtje tė sotmen. Njė popull qė pėrtyp si ēamēakiz tė kaluarėn ėshtė i destinuar tė mos jetojė tė sotmen dhe vė nė dyshim tė ardhmen. Bota ėshtė e mbushur me kufijė ndarės. Kufijtė janė shenja dhe konvencione tė njė bote tė ndarė nga paragjykimet, dallimet kulturore, fetare, ekonomike. Sot ata janė pengesė e madhe pėr proēesin e integrimit.
Pas njė dritė tė tillė tė hedhur mbi kėtė tekst pati reagim edhe nga mjaft nxėnės tė tjerė, tė cilėt nė fillim u shprehėn se nuk e kishin kuptuar tekstin: Parė nė kėtė kėnd kufiri duhet tė jetė vija e bashkimit tė dy kombeve, tė dy popujve. Mitet, heronjtė, kujtimet pasionante pėr tė kaluarėn shpesh e pengojnė procesin e integrimit tė sotėm, ose
Ky kufi egziston kudo nė Europė dhe nė botė. Mund tė jetė kufiri nė veri tė Shqipėrisė, nė lindje tė saj, mund tė jetė kufiri nė lindje tė Greqisė, kufiri nė lindje tė Polonisė etj. Kėta kufij ende mbartin njė ngarkesė tė tillė, ndonėse flitet pėr integrime e Europė tė Bashkuar.
Nxėnėsit, falė asocacioneve folėn pėr njė kufi tė tillė tė pėrgjakur midis Francės dhe Gjermanisė, ku janė zhvilluar pėrleshje tė pėrgjakshme pėr njė krahinė qė herė i kalonte njėrės palė e herė palės tjetėr, kufi qė nuk egziston mė falė emancipimit tė tė dy palėve dhe futjes nė BE, duke flakur tutje urrejtjen, pasionet pėr tė kaluarėn e hidhur.
Pastaj u diskutua pėr historinė e kombeve dhe mėsimet qė duhen nxjerrė nga historia. Lindėn pyetje mjaft interesante si: historia shkruhet siē ka ndodhur apo rregullohet rrugės? Historia e kombit tonė a ėshtė shkruar? A ėshtė ajo reale, e pandikuar nga qėndrime ideologjke dhe tė njėanėshme?
Heronjtė janė apo krijohen ? Adhurimi pėr ta e pengon integrimin e sotėm? Nesėr cilėt do tė jenė heronjtė e Europės sė Bashkuar? Pse nuk gjenden nė parqe e lulishtet tona heronjtė e mendimit tė kėtij kombi, por vetėm njerėz me revolver, me pushkė, mbi tank etj?!
A ka integrim tė historisė nesėr nė Europėn e Bashkuar?
Popujt qė krenohen me luftrat, pėrleshjet, masakrat, mitet, heronjtė, qė bėjnė pelegrinazh nė vendet ku janė zhvilluar beteja tė pėrgjakshme, qė mbajnė fjalime duke himnizuar tė kaluarėn, duke nxitur urrejtjen pėr tjetrin, nė cilėn pjesė tė Europės spikasin?
Ndryshimi nis te formimi i shijeve tė holla estetike
Pa dyshim ėshtė komponenti mė i rėndėsishėm i orės sė mėsimit. Nėse nuk
do tė lindnin moskuptime dhe keqkuptime tė nxėnėsve pėr tekstin letrar,
ora e mėsimit mund tė fillonte pikėrisht me pėrftimin estetik tė tekstit
letrar. Nxėnėsit, natyrisht edhe me ndihmėn e njėri-tjetrit dhe tė mėsuesit
arritėn nė pėrfundimet se tregimi ka njė kumbim tė fortė simbolik. Njė nga
simbolet mė tė spikatur ėshtė kufiri si simbol i kufizimit, si simbol i
ndarjes, si simbol i diferencave, simbol i mendjeve tė kufizuara, si simbol
i shkretimit fizik e shpirtėror. Nė tekst nė tė dy anėt e kufirit flitet
pėr shkreti, trungje tė tharė dhe fantazma tė pėrzishme qė ngrihen netėve.
Njė tjetėr simbol ėshtė pėrmendorja e ngritur nė nderim tė tė rėnėve. Ajo
ėshtė simbol i hipokrizisė (kujtoni thėnien e fantazmave se dikur i kishin
varrosur shpejt e shpejt, madje duke u ngatėrruar edhe gjymtyrėt), simboli
mashtrimit tė turmave.
Njė simbol tjetėr janė edhe eshtrat e nderuara. Nderimi i tyre ėshtė nderim
hipokrit (kujtoni varrimin e tyre shpejt e shpejt, duke ua ngatėrruar pjesėt
e trupit me ato tė armikut tė tyre ). Eshtrat nderohen pėr tė ruajtuar pushtetin,
eshtrat nderohen pėr tė konservuar urrejtjen pėr fqinjin, pėr tė ēimentuar
kufirin, qė do tė thotė pėr tė ēimentuar ndarjen. Tė rėnėt nė kėtė rast
poshtėrohen duke u shfrytėzuar pėr ti hedhur hi syve turmave. Pas idhujve,
dihet fshihet diktatura. Ato eshtra tė nderuara, nė fakt, janė njė pengesė
e madhe pėr miqėsinė midis dy popujve, njė pengesė pėr lėvizjen e lirė nė
tė dy anėt e kufirit, njė pengesė pėr lėvizjen e lirė tė njerėzve, tė ideve,
tė mallrave. Ato eshtra tė nderuara, ndonėse janė tė pėrziera me eshtrat
e armikut respektiv, janė tirania e popujve respektivė, janė pranga nė kujtesėn
e mpirė tė turmave nė tė dy anėt e kufirit. A mund tė jenė pjesė e Europės
sė Bashkuar, bie fjala, kėta dy popuj qė urrehen pėr vdekje? A mund tė harrohet
ky kufi i pėrgjakur, ku urrejtjen nuk e ka tretur as vdekja, nuk e ka tretur
as varri? A ėshtė gati pėr tu integruar nė BE njė territor i tillė?
Siē shihet, ėshtė e mundur qė me njė tekst tė tillė letrar mund tė dlirosh
mendjet e topitura tė nxėnėsve nga njė letėrsi e dobėt ilustrative qė me
shumicė gjendet nė tekstet e leximit dhe letėrsisė nė shkollėn tonė. Me
njė tekst tė tillė mund tė zbulosh se nxėnėsit tanė munden tė studjojnė
me sukses njė tekst nga letėrsia moderne, tė formojnė shije tė holla estetike,
tė formohen si qytetarė me virtyte, tė formohen si qytetarė me mendje tė
hapur dhe shpirt tė lirė kritik, me humanizmin, tipare e virtyte kėto tė
njė qytetėrimi ku ne synojmė tė integrohemi.
Ju faleminderit!
Lajmetari:2.05.2006. |top | Commente | Printo