Letrare e Beratit
kronika e numrit 137 date 24 prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

 

 

Vexhi Buharaja

HOME NEWS RINORE

E papritura
Nė kujtim tė Vexhi Buharasė

I ardhur nga shumė larg
profesori iranian, pasi do tė vizitonte muzetė e shumtė tė Tiranės, kishte marrė vesh nga organizatorėt se do tė vizitonte njė qytet tė vogėl, diku nė Jug, qė quhej Berat.
Qė pa shkuar nė Berat, kishte dėgjuar disa copėza men-dimesh, vlerash historike e kulturore tė kėtij qyteti. Ashtu si bėjnė gjithmonė tė menēurit, para se tė shkojnė nė njė vend tė ri, edhe ai kishte “gėrmuar” aq sa kishte mundur pėr tė. Diēka edhe kishte shkruar nė skedat e shkencėtarit. I kishin dhėnė edhe njė pėrkthyes me vete, njė mezoburrė me ca thinja tė para qė i kishin dalė nė flokė.
Tirana i pėlqeu. Njerėz tė varfėr, por edhe tė urtė. Pas ca ditėsh tė qėndrimit nė kėtė kryeqytet, i thanė se do tė shkonin nė Berat. Qė nė vizitat e para i lindi kureshtja pėr qytetin qė priste ta vizitonte pas pak ditėsh. Nė Berat mbėrriti nė mbrėmje dhe u vendos nė njė nga hotelet e pakėt tė qytetit. Nga ballkoni i hotelit shihte diellin qė binte nė Shpirag me atė lojė dritash qė i kujtonin paksa qytetet arabe qė i kishte vizituar disa herė. U gėzua mė shumė kur diellin e pa nė mėngjes tė lindėte nga Tomori.
Njė lumė qė quhej Osum, lahej nėn rrezet e diellit tė vjeshtės beratase. Nė Kala iu duk vetja edhe mė i ri se ē’ishte… Kishte hyrė edhe nė Xhaminė Mbret , ku iu duk vetja se ishte princi mė i ri i kėtij qytetit .
Qė nė orėt e para tė ditės u nis pėr tek muzeu i qytetit qė quhej ndryshe edhe njė bashkim muzeshė. Aty kishte histori, etnografi, folklor, arkeologji… Muzeu ndodhej nė zemėr tė lagjes kaq tė ēuditshme siē ishte Mangalemi. Kishte dy kate dhe donte pak kohė qė ta vizitonte.
Qė nė stendat e para u gjallėrua. Kishte parė piramida, muze tė shumtė, por edhe lashtėsia e kėtij qyteti e befasoi. Asnjėherė, qė nga dita e parė e ardhjes nė Shqipėri, pėrkthyesi nuk ishte lodhur sa nė kėtė muze. Nė kėtė paradite tetori ai kishte me tė vėrtetė shumė punė pėr tė ushqyer kureshtjen e madhe tė vizitorit.
Qė njė ditė mė parė pėr vizitėn ishte njoftuar edhe Vexhi Buharaja, i cili ishte bashkėpunėtor i jashtėm i muzeut. Ishin vitet 60 e , kur vinte ndonjė i huaj, edhe si historian, edhe si njohės i disa gjuhėve tė huaja, Vexhiu i shoqėronte vizitorėt, qofshin nė grupe apo edhe tė vetėm.
E njihte pėllėmbė pėr pėllėmbė dhe e donte kaq shumė kėtė qytet. Dinte t’ia deshifronte ēdo gur e ēdo pllakė. Po dinte edhe t’i kėndonte me poezi, siē kishte bėrė qė mė 1940 kur fitoi edhe ēmimin e parė kombėtar duke i kėnduar bukurive natyrore e shpirtėrore tė Beratit.
Rregulli ishte i prerė. Cicėronėt duhet tė flisnin shqip e vetėm pėrkthyesi i autorizuar mund tė komunikonte mė vizitorin e huaj, kushdo qė ai tė ishte. Kėshtu me hap tė ngadaltė, me vemendjen e njė shkencėtari hulumtues, profesori i ardhur nga larg, shikonte stendat, prekte ndonjė objekt tė lashtė, shėnonte nė njė bllok tė bukur e tė vogėl, dėgjonte… Tek fliste, Vexhiu i gėzohej fjalės shqipe qė i hapte dritare tė reja kėtij profesori, tė cilit nuk ia njihte ende vlerat e tij tė vėrteta.
Nuk ishte detyra e tij. Po njė gėzim tjetėr e buronte sė brendshmi. Tė gjith brezat e familjes sė tij nė vite e shekuj kishin folur persishten, si krua ujėėmbėl. Tė gjithė ata qė nuk jetonin mė, sikur bėnin garė nėpėr kohėra se kush ta fliste e ta shkruante mė mirė edhe kėtė gjuhė tė vjetėr.
E ..ja tani, pas kaq kohėsh, pėrpara kishte njė vizitor, njė persishtfolės, duke i dhėnė jo vetėm kėnaqėsinė e artikutimit tė saj, por edhe duke i hapur portat e kujtimit e tė mallit pėr tė parėt e tij…
Nė pavionin e fundit, kur vizita ishte nė tė mbaruar, Vexhiu i drejtohet pėrkthyesit:
- Ju lutem, a mund tė flas pak persisht me profesorin?
Pėrkthyesi , duke e quajtur si njė gjė tepėr tė rėndomtė kėrkesėn e kėtij cicėroni qė nuk e kishte njohur mė parė, pranoi menjėherė. Kėtė gjė ia tha edhe profesorit .
Sė pari Vexhiu i tregoi diēka pėr mbiemrin e tij Buharaja qė vinte nga shekujt, nga troje qė vizitori i kishte njohur dhe i prekte ēdo ditė. I bėri njė historik tjetėr tė shkurtėr tė kėtij qyteti, qė, pėr nga mosha, mund t’ia kalonte edhe qyteteve arabe me famė. Nė gjuhėn e vendit tė largėt ai i tregoi pėr poetėt, teologėt, ndėrtuesit, kėngėtarėt popullorė, qėndistaret…
Profesori , tepėr i matur deri nė atė moment, nisi ta shikonte mė ndryshe nė sy. Gati i shtangur. I mrekulluar. I befasuar. Nuk ishte e vėshtirė qė t’ia shikoje kėtė gjendje tė veēantė emocionale nė fytyrė, nė duart qė mbanin bllokun e shėnimeve.
Nuk po shkruante mė. Emocionet e kishin “mundur” ritin e shkencėtarit. E mundėn protokollin zyrtar. Filloi tė fliste edhe ai. I tregoi diēka pėr veten. Pėr detyrat qė kishte.. Nuk kishte nevojė qė tė shihte njė tjetėr burrė nė sy, me padurimin se si do t’ia besonte fjalėn qė ai do t’ia pėrcillte tė tjerėve nė mėnyrėn e vet … Mė nė fund i thotė:
- Faleminderit, miku im, qė mė tregove kaq shumė gjėra tė bukura qė paska qyteti yt! Mė vjen shumė mirė qė nė kėtė qytet qė s’e kisha parė asnjėherė nė jetėn time, takova njė njeri qė e folka kaq mirė e kaq bukur gjuhėn e kombit tim, gjuhėn e tė parėve tė mi… Po mė vjen keq, shumė keq dhe ndihem pak i turpuruar qė ju e flisni kaq mirė atė sa ma kaloni edhe mua. Po, po, edhe unė nuk di qė ta flas mė mirė se ju kėtė gjuhė.
Njė ēast u pėrqafuan.
Si miq tė vjetėr e tė rinj. Gati tė pėrqafuar dolėn duke zbritur shkallėt mė me ngadalė se i kishin ngjitur.
… Pėr tė dy, por edhe pėr pėrkthyesin e ardhur nga kryeqyteti shqiptar, Berati kishte marrė njė pamje mė tė bukur, mė tė ngrohtė. Asnjeri nuk e pa orėn se kur kishin dalė nga ajo ndėrtesė qė quhej “Muze”.
Profesorit nė ēast iu kujtua pėrsėri xhamia qė e kishte parė ditėn e parė tė mbėrritjes. Quhej Xhamia Mbret. Jo, mendoi ai. I gjithė ky qytet me kėtė bukuri, kėtė lashtėsi e me kėta njerėz kaq tė menēur, duhej tė quhej nė tė gjithė kohėrat “ QYTET MBRET”.

Lajmetari:24.04.2006. |top | Commente | Printo