Kėshtjella e Beratit pushtohet nga poetėt
Ditėn e diel nė datėn 30 prill 2006 Kėshtjella e Beratit u pushtua nga
poetėt. Ata kishin ardhur nga Rusia, Hungaria, Kroacia, Slovenia, Rumania,
Maqedonia dhe Kosova. Nė anėn perėndimore tė Kėshtjellės, aty ku ngrihet
busti i Shėn Konstandinit u organizua Poeteka e Beratit, si derivate e Poetekės
sė organizuar ditėt e fundit nė qytetin e Durrėsit. Midis poetėve tė huaj
si hungarezi Mario Pupp, rumuni Paul Vinicius, maqedonasi Zoran Ducevski,
greku Titos Patrikios, Boris Biletic qe edhe rusja Olga Sedekova, njė nga
poetet mė tė njohura aktualisht nė Rusi, e njohur edhe jashtė Rusisė.
Poeteka e Beratit, si zgjatim i Poetekės sė Durrėsit u udhėhoq nga shkrimtari
dhe pėrkthyesi i njohur Agron Tufa, ndėrsa organizatori kryesor i poetekės
poeti Arian Leka nuk erdhi nė Berat. Nga poetėt shqiptarė mori pjesė poeti
i njohur Xhevahir Spahiu, ndėrsa nga Kosova kishte ardhur Ali Podrimja,
njė nga poetėt shqiptarė mė tė pėrkthyer nė Europė.
Organizator nė qytetin e Beratit ishte prefekti i qarkut Roland Bejko. Nė
nderim tė poetėve nė Berat erdhi edhe Ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj,
Zėvėndėsministrja e Turizmit dhe Kulturės Zana Turku,etj. Poetėt u pritėn
nė hyrje tė Kėshtjellės nga kryetari i bashkisė sė Beratit Fadil Nasufi.
Nė Sheshin e Shėn Konstandinit qenė mbledhur dashamirės tė artit poetik,
nxėnės dhe qytetarė tė Beratit. Orkestra e shkollės sė mesme artistike Ajet
Xhindole shoqėroi me muzikė leximin e poezive. Njė grup tė rinjėsh qenė
veshur me veshje antike ilire dhe kostume popullore tė qytetit tė Beratit.
Pas pėrshėndetjes sė prfektit tė qarkut tė Beratit Roland Bejko iu dha fjala
shkrimtarit Agron Tufa, i cili nisi tė prezantonte poetėt qė do tė lexonin
poezitė e tyre.
Leximin e poezive e nisi poeti grek Titos Patrikios, i cili lexoi dy poezi.
Poeti i ardhur nga vendi fqinj, ku ka lindur poezia foli pėr vlerat e qytetit
tė Beratit dhe vlerat universale tė poezisė qė ka lindur nė kėto troje tė
Ballkanit.
Me radhe lexuan poezitė e tyre miqtė e ardhur nga larg, tė shoqėruar edhe
nga nga krijuesit vėndas Agim Mehqemeja, Suela Manaj, Fatbardh Dervishi,
Efti Mboqe, Balil Gjini dhe Yzedin Hima.
U dhanė edhe dy cmime poetikė: nga prefekti i Beratit u nderua me cmimin
Onufri poetja ruse Olga Sedekova, ndėrsa nga krijuesit e Pogradecit u
nderua me cmimin Nosit poeti Xhevahir Spahiu.
Mė pas prefekti i qarkut tė Beratit Roland Bejko shtroi njė drekė nė Castle
Park
Nė fjalimet pėrshė-ndetėse ra nė sy fjala e Olga Sedekovės, e cila midis
tė tjerave tha se dikur Bota qe dypolare, pra me dy qendra tė qytetrimeve
tė ndryshėme, ndėrsa tani ėshtė me shumė qėndra tė kulturės dhe qytetrimit.
Njė nga kėto qendra tė qytetrimit ėshtė edhe qyteti i Beratit, i cili ka
tre gjėra tepėr tė rėndėsishme qė e bėjnė tė tillė. E para ėshtė vendlindja
e Kostandinit tė Madh, qė tregon pėr njė themel qytetrimi, e dyta ėshtė
qyteti ku ka punuar dhe lėnė veprėn e tij njė nga piktorėt e njohur tė kristianizmit
Onufri dhe e treta ka pranė njė mal tė shenjtė si Tomori, ku kanė burimin
tėrė besimet.
Njė tjetėr poet Zoran Ducevski, nga Maqedonia foli pėr njohjen e kulturave
tė njeri-tjetrit. Ai tha se kishte krijuar njė pėrfytyrim krejt tė gabuar
duke parė vetėm gjysmėn, por tani ndihej i lumtur qė kishte njohur kėtė
realitet. Poeti Zoran Ducevski ėshtė njė nga organizatorėt e festivalit
ndėrkombėtar poetic tė Strugės. Ai tha se tani e tutje Poeteka dhe Struga
ishin njė.
Pėrshėndetėn edhe poetėt Ali Podrimja dhe Xhevahir Spahiu.
Poetėt u larguan nga qyteti i Beratit duke marrė me vete njė ēmim poetik
qė mund tė mbetet i pėrvitshėm, cmimin Onufri, pėrshtypjet e njė qyteti
tė bukur e me kulturė tė vjetėr si Berati dhe duke lėnė pas kumbimin e poezisė
sė tyre.
Yzedin Hima
Lajmetari: 02.05.2006. |top | Commente | Printo
.
Foto: Y. Hima