Sporti i Beratit
kronika e numrit 137 date 24prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.
Tomori – Erzeni 0-0
Tomori: Kotorri, Fani, Aliaj, Cufollari (Kuēi 72), Kurti, Lako, Dalipi (Shinko 46), G.Arbri, Prela, Peshtanaku,, Lamnica (Agalliu 71). Tr. K.Mile

Erzeni: Rizvani, Doku, Kapedani, Stavri, Bylyku, Arapi, Troplini (Gjeēi 75), Kamberi, Bėrzezi (Peqini 84), Karaj (Shtrepi 67). Tr. F.Dollaku

Gjyqtarė: Kryesor P. Lapi (Shkodėr), ndihmėsa: I. Ziraj (Kuēovė), M.Dervishi (Shkodėr)

Kartona tė verdhė: nuk ka
Kartona tė kuq: nuk ka

 

 

 

HOME NEWS SPORT

Erzeni – Tomori, “paqe nėn ullinj”

Nė njė takim pa asnjė interes beratasit kanė zhvilluar njė nga lojrat e tyre mė tė dobėta duke marrė njė barazim me Erzenin

Ashtu sic edhe ishte paralajmėruar, takimi midis Tomorit dhe Erzenit zhvilluar nė Stadiumin “Tomori”, ka ngjasuar mė shumė me njė ndeshje kontrolli, se sa me njė takim zyrtar kampionati kombėtar.
Tė dyja skuadrat hynė dhe dolėn nga fusha e lojės pa asnjė pikė djerse dhe mė keq akoma kur asnjėra prej tyre nuk ka respektuar ata pak sportdashės, kryesisht fėmijė tė moshės nėn 16 vjec, teksa janė tallur haptazi me ndjenjat e tyre.
Me keqardhje duhet pranuar se ky kampionat tashmė ka hyrė nė njė fazė ku vetėm futboll nuk luhet, pra nė njė fazė kur futbollistėt dhe trainerėt kanė pėrcaktuar pozicionin e tyre dhe aq u bėn se sportdashėsit vinė nė stadium pėr tu dėfryer e jo pėr tė dalė me nerva tė ngritura.
Ėshtė njė realitet i hidhur tė cilin po e pėrjetojmė me dhimbje edhe ne gazetarėt qė jemi tė detryruar tė shikojmė dhe pasqyrojmė edhe absurditete tė tilla si ky i takimit Tomori – Erzeni, ku asnjėra prej skuadrave nuk tregoi asgjė nga vlerat e saj.
Nė pjesėn e parė tė lojės skuadrat bėn nxemjen pėr tė qėnė tė gatshme vetėm nė pjesėn e dytė, pėr faktin se topi rrallė e kaloi mesin e fushės tė skuadrave respective.
Tomori hyri nė fushė pa Dinon, Bytyēin, Lalėn, P. Arbrin duke aktivizuar mjaft futbollistė tė rinj, ndėrkohė qė Erzeni kishte njė formacion mė tė plotė. Gjithsesi, pavarėsisht formacioneve tė hedhura nė fushė, skuadrat e kishin paravendosur barayimin duke nėnshkruar “paqe nėn ullinj” qė pa nisur takimi, dhe kjo u pa nga mėnyra se si u zhvillua 90 minutėshi.
Nė pjesėn e parė Tomorit i krijohen disa raste pėr tė shėnuar si ato tė minutave 4, 6, 24, 39 ku G.Arbri, Prela, Lamnica e Peshtanaku nuk kanė dashur tė shėnojnė ndėrkohė qė miqtė rreyikojnė vetėm nė minutėn e 34 me anė tė Arapit. Me kėto episode tepėr tė vakėta u mbzll pjesa e parė dhe ndėrsa pritej qė pjesa e dytė tė ishte ndrzshe, u zhvillua kopje e sė parės.
Tė dy trajnerėt bėn zėvėndėsimet e plota dhe gjatė gjithė lojės qėndruan brenda stolit e pas takimit u larguan pa dhėnė asnjė opinion pėr median. Pjesa e dytė ka shėnuar vetėm dy episode : atė tė minutės sė 57 kur Shinko lėshpi njė silurė nė portėn shijakase dhe Doku pėr miqtė nė minutėn e 80 rrezikoi me kokė.
Pėrfundimisht, skuadrat morėn nga njė pikė, ndėrkohė qė futbolli me kėtė mėnyrė loje ka humbur shumė.
Rushan Dosti

 

Lajmetari:24.04.2006. |top | Commente | Printo