Politika e Beratit
kronika e numrit 137 date 24 prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.


Foto: Bashkia Berat

 

 

HOME NEWS POLITIKA

Mė nė fund bashkia e Beratit me kėshill kulture... tė paligjshėm


Bashkia e Beratit nuk ka patur kėshill kulture, ndonėse ligji e detyron tė ngrejė njė kėshill kulture, i cili do tė nxiste veprimtarinė kulturore e artistike nė qytetin e Beratit. Kėshilli i kulturės nuk u ngrit gjatė kėtyre viteve. Shkaqet nuk janė fort tė qarta, por njė fakt duket qartė si drita e diellit: kėshilli i bashkisė nuk e ka vrarė mendjen pėr kulturėn, artin dhe letėrsinė nė kėtė qytet. Ai ka marrė vendime pėr t’i akorduar qendrės kulturore tė bashkisė Berat ēdo vit mbi 6 milionė lekė tė reja pėr t’u pėrdorur pėr shfaqje e veprimtari kulturore. Kėshilli i bashkisė Berat nuk e ka vrarė mendjen si, ku, sa, pse do tė pėrdoren kėto lekė tė taksapaguesve shqiptarė. Vetėm ka ngritur dorėn pėr tė akorduar kėtė fond qė, sė bashku me njė fond prej 6-7 milionėsh pėr paga tė punonjėsve tė kulturės shkon te 120 mijė dollarėshi. Veprimtaritė kulturore nė Berat ka vite qė mungojnė. Bėhet njė shfaqje nė vit me gjimnazistėt (shfaqje krejt amatore dhe e gjithė shuma e akorduar nga kėshilli i bashkisė shkon kot. Se mungojnė projektet kulturorė e artistikė, se edhe kur kėto projekte janė paraqitur nė bashki, ato janė hedhur nė koshin e letrave pėr shkaqe ideologjike).
Kėshilli i kulturės ku duhet tė bėnin pjesė individė qė kanė merita artistike qė u peshon mendimi e fjala, nuk do tė lejonin qė jeta kulturore dhe artistike nė qytetin e Beratit tė ishte kaq e mjerė. Do tė ndihmonin nė pėrzgjedhjen e projekteve, nė sugjerimet pėr kėshillin e bashkisė dhe kryetarin e kėsaj bashkie pėr ringritjen e kulturės e artit nė kėtė qytet.
Pas disa viteve pa kėshill kulture mė nė fund bashkia e Beratit u bė me kėshill kulture... po tė paligjshėm. Nė njė nga mbledhjet e fundit tė kėshillit tė bashkisė u miratua formimi i kėshillit tė kulturės. Ky vendim u mor ndėrkohė qė po skadon mandati i kėtij kėshilli bashkie dhe zgjedhjet e reja pėr pushtetin vendor po afrohen. “Mė mirė vonė se kurrė”, kanė thėnė bashkiakėt tanė, por vendimi i tyre ka formėsuar njė kėshill kulture tė paligjshėm. Ja lista e kėshillit tė kulturės sė bashkisė Berat: Shpėtim Dyrmishi, Agron Polovina, Alma Prendi, Avenir Bejo, Agron Gjyzari, Vladimir Skėndo, Ajet Nallbani.
Siē shihet nė kėshillin e kulturės bėjnė pjesė drejtori i saporikthyer i qendrės kulturore Shpėtim Dyrmishi, drejtori i galerisė sė artit Agron Polovina, tė dy nė kundėrshtim me ligjin.
Nuk e kuptojmė si e kanė miratuar kėtė listė kėshilltarėt e nderuar tė bashksiė sė Beratit qė marrin vendime konform ligjit.
Nuk dihet nėse prefekti i qarkut tė Beratit e ka miratuar kėtė vendim nė kundėrshtim me ligjin.
Lajmėtari

Lajmetari: 24.04.2006. |top | Commente | Printo