Kronika e Beratit
kronika e numrit 137 date 24 prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.avokati i popullit

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Avokati i Popullit nė Berat

Avokati i Popullit ka pritur dje nė bashkinė e Beratit ankesa nga banorė tė kėtij qyteti. Kjo ėshtė njė praktikė e zakonshme e Avokatit tė Popullit. Ai vjen ēdo vit nė bashki pėr tė marrė ankesat e shtetasve qė nuk kanė mundėsi qė tė udhėtojnė nė Tiranė, apo tė paraqesin ankimet me letra pėr arsye tė ndryshme. Kanė qenė tė shumta ankesat e paraqitura nga banorė tė ndryshėm nė pritjen e djeshme, por edhe sipas z. Hysa tre ishin drejtimet mė kryesore tė ankesave: mostrajtimi nga pushteti vendor i tė pastrehėve dhe sidomos i tė ish-tė persekutuarėve qė janė pa banesa, apo janė nxjerrė nga banesat qė kanė pronarė, ndėrtimet pa leje, tė cilat lejohen nga bashkia dhe nuk ndėrhyet nga policia e ndėrtimit nė lagje dhe pėr shėrbimin jo tė mirė tė zyrės sė pėrmbarimit dhe asaj tė regjistrimit tė pasurive.
Ankesa mė specifike qė ėshtė paraqitur para Avokatit tė Popullit dje ka qenė nga njė banor i Beratit pėr KESH-in, i cili mbledh pagesat me kamatė vonesa nė njė kohė qė nė qytete tė tjerė arkėtimet nuk bėhen me kamatė vonesa. Fakti qė KESH-i ėshtė ndėrmarrje unike nė tėrė vendin dhe bėn dallime nė shitjen apo nė pagesat pėr qytete e zona tė veēanta pėrbėn pėr qytetarin njė mėnyrė persekutimi dhe padrejtėsi ligjore qė cėnon rėndė banorėt e Lushnjes, Beratit, Kuēovės e Skraparit, tė cilėt edhe pse kanė nivelin mė tė lartė tė arkėtimeve, kanė kufizime tė shumta dhe paguajnė me kamatė vonesa ndryshe nga Tirana e qytete tė tjerė.

Lajmetari:24.04.2006. |top | Commente | Printo