Berati, kronika e jetės qytetare
Shekulli XVIII
Viti 1703
Valiu i Rumelisė urdhėron qeveritarėt e krahinės sė Beratit qė tė pėrgatisnin ushqime, meqenėse ai do tė bėnte shetitje nė atė krahinė. Nė krahinat ku nuk shkonte, mblidhej njė taksė nė tė holla , por kjo nuk ishte e gjitha. Kėshtu nė taksat e rėnda qė shlyente popullsia e qytetit tė Beratit, pėrfshiheshin edhe shpenzimet pėr rindėrtimin e urės sė qytetit
Viti 1715
Sanxhaku i Vlorės i thoshte banorėve tė Beratit: Nė rast se nuk vini e bėni roje nė kalanė e Vlorės me familjet e fėmijėt deri nė moshėn shtatė vjeē, duhet tė mė jepni patjetėr tetė a nėntė qese me akēe , sipas njė llogarie pėr njė hane (10 shtėpi tė zakonshme).
Viti 1715
I drejtohet kadiut tė Beratit dhe naibit tė Mallakastrės njė urdhėresė
pėr vjelja e detyrimeve kontribut pėr fshatarsia raja tė Pėrmetit dhe Tepelenės
qė u ngrit pėr mos pagimin e taksave. Kundėr tyre u dėrguan esnafet e Beratit,
tė cilėt kishin detyrė mbrojtjen e kėtyre zonave. Dy vjet mė vonė shpėrtheu
kryengritja edhe nė krahinat e Beratit dhe Mallakastrės, tė cilat nuk paguanin
taksėn ndihmė nė kohė lufte.
Viti 1735
Pjesa derrmuese e banoreve te Beratit, por edhe tė Vlores dhe krahinat pėrreth, e lėshuan fenė ortodokse dhe kaluan nė fenė islame. Zgjerimi i metejshem i fesė sė re nuk u prit kudo pa reagim. Njė nga ormat e qėndresės ndaj fesė sė re ishte dhe krishterimi i fshehtė (kriptokristianizmi). Krishterimi i fshehte pėrfaqėsonte njė gjendje kalimtare dybesimi pėrmes tė cilit individė tė krishterė e pranonin islamin vetėm formalisht, me qellim qė tė shmangnin pagesėn e takses sė xhizjes (haraēit), dhe tė gėzonin barazinė me popullsinė myslimane nė jetėn shoqerore. Ndėrsa nė publik kėta paraqiteshin si myslimanė qe mbanin emra tė sferės islamike ..., nė familje fshehtas ushrtonin ritet krishtere.
Viti 1738
Nė krahinen e Beratit numėroheshin 100 ēifligje relativisht te vegjel. Tė dhėna mė tė sakta deri nė kėtė kohė, pėr shtrirjen e ēifligjeve, kishte vetėm rrethi i Beratit. Nė vitin 1701 kishte 166 fshatra dhe nė 59 prej tyre kishte ēifligje.
Viti 1760
Shumica e popullsisė kristiane po kthehej nė fenė myslimane. Nė vitin 1760
(?) Ismail Pasha donte ta zhvendoste qendrėn e Beratit nė Velabisht, por
hasi rezistencėn e popullit tė Beratit, qė u ngrit dhe e vrau nė rezidencėn
e tij (sipas historisė Ismail Pasha vritet nė Vlorė). Vendin e tij e zuri
qehajai i tij Ahmet Kurt Pasha.
Viti 1760
Rilulėzimin e fundit qyteti e jetoi nė periudhėn e pashallėqeve tė mėdha shqiptare. Ahmet Kurt Pasha dhe Ali Pashė Tepelena riforcuan muret duke i pajisur me frėngji tė shumta pėr pushkė... E vetmja veēanti qė e dallon kalanė e Beratit prej tė tjerave ėshtė muri tunel dhe rrethimi i dyfishtė i qytezės me karakter mbrojtės.
Viti 1770
Rreth kėsaj date ėshtė ndėrtuar Ura e Hasan Beut (Ura Vajgurore), nga Kurt Pasha.
Viti 1798
Sipas Quevill, F.C.H.I., 1798, 1799, 1800 dhe 1801, nė Udhėtim nė More, pėr nė Kostandinopojė, nė Shqipėri dhe nė shumė pjesė tė tjera tė Perandorisė Otomane, thuhet: Nga i lartėpėrmenduri Andrea Mollosaku, Despot, u lindėn tre bij dhe dy bija. I pari qė lindi e pati emrin Zot Gjini, i dyti Zot Theodhori dhe i treti Zot Stoja. Nga tė dy bijat, e para e kishte emrin Zonja Komita Muzaka, e dyta Zonja Kirana. Tė parit qė lindi, Zot Gjin Muzakės, ai i la tė gjithė pjesėn e shtetit ,veē Beratit, Myzeqesė dhe Kosturit. Tė dytit, Zot Theodhorit, i la Beratin dhe Myzeqenė dhe tė tretit Zot Stojės, i la Kosturin ose, Kastorjen, me tė gjithė fshtrat dhe domenet Autori radhit sundimtarėt e Beratit: Bajram Pashėn, Ismail Pashė Velabishtin, Ahmet Kurt Pashėn.Pas vdekjes sė kėtij tė fundit mė 1784 , i cili la tė birin Mehmetin dhe vajzėn e martuar me Ibrahim bej Vlorėn, Mehmeti zuri kėmbėn e tė atit ,por Ibraim bej Vlora mbas tre vjetėsh e detyroi tė abdikoj dhe mori vetė sundimin e Beratit, i njohur nga Porta e Lartė ligjėrisht si Pasha. Nė vazhdim autori e lartėson pashanė e Beratit, Kurt Pashėn, si njeri human dhe i drejtė dhe lavdėron veprat e mėdha tė ndėrtuara nė Berat nėn kujdesin e tij, pėr tė cilat kujtohet me respekt.
Viti 1798
Ibrahim Pasha fton nė Berat tė vėllanė Mahmut Beun dhe e vret, pėr qėllimin e vetėm qė tė bashkonte distriktin e Vlorės me Beratin nėn sundimin e tij. Vlonjatėt, tė zemėruar pėr kėtė akt kriminal dhe tė shtytuar dhe nga Ali Pashė Tepelena tashmė i emėruar pasha nė Janinė, pėrgatitėn sulmin ndaj Ibrahim Pashės.
Shekulli XVIII
Ahmet Kurt Pasha ka ndėrtuar Urėn e Kuēit mbi lumin Seman.
Shekulli XVIII
Urėn e Hasan Beut, e ndėrtuar nga Kurt Pasha, e rikonstruktoi dhe e mirėmbajti
Hasan beu.
Shekulli XVIII
Nė qytetet tona ruhet njė pasuri e madhe nė lėmin e banesės popullore. Ajo
i pėrket kryesisht shekullit XIX dhe nė pjesėn mė tė vogėl shekullit XVIII.
Vlerat mė tė mėdha i ruajnė qytetet-muze tė Gjirokastrės dhe tė Bera-tit.
Shekulli XVIII
Ky shekull shėnon periudhėn e lulėzimit tė pėr-gjithshėm tė ekonomisė feudale nė vėndin tonė, e cila shprehej nė sistemin e esnafėve. Ēdo lagjje e banuar tashmė kishte dhe qendrėn e vet me xhami, ēezma, ha-mame, kompleksin e dyqaneve, etj.
Shekulli XVIII
Nė tė gjitha kishat e Myzeqesė deri nė Berat janė futur elemente tė marra nga nga qyteti antik i Apollonisė, bile edhe pėr sarajet e pashait tė Bėratit janė marrė 70 qerre me gurė.
Shekulli XVIII
Ndėrrimi i fesė nė kėto zona ka qenė i vrullshėm nė fund tė shekullit XVIII,
kryesisht vullnetarė.
Shekulli XVIII
Nė shumė qytete pati njė farė rėnie tė zhvillimit, numri i zejeve pėrkundrazi u shtua. Kėshtu nė Berat pothuajse ishin zhvilluar tė gjtha llojet e zejeve qė njihe-shin nė qytetet kryesore, si lėkurėregjės, mėndafshpunu-es, pėrpunues lėkurash, nallbanė, biēakēinjė, argjendarė, farkėtarė, bukėpjekės, kafexhinj, muratorė, qiripunues, bojaxhinj, shajakpunues, bozaxhinj, etj.... Pėrpunimi i lėkurave zinte vendin e parė, mbasi kėrkohej shumė si nga tregu i brendshem, ashtu dhe i jashtėm. Zejet e zbukurimit, duke qenė se ishin pėr perdorim tė njė pjese tė shoqerisė , prodhimi ishte mė i vogėl, kėshtu shpesh ai kufizohej brenda qyteteve ku punohej me motive vendore.
Shekulli XVIII
Nė Selanik gjendeshin rreth 4000 zejtarė shqipta-rė. Ndėrtuesit shqiptarė,
si ata tė ujėsjellsave, ēezmave, shatėrvanėve dhe tė kalldrėmeve, ushronin
veprimtarinė e tyre nė Stamboll dhe nė qytete tė tjera. Qė nga shekulli
XVII Berati kishte 2000 shtėpi me 30 lagje. Shtėpitė e thjeshta pėrdhese
me gurė, qerpiē, apo me derrasa, tregonin nivelin e ulėt ekonomik dhe kulturor.
Por nuk mu-ngonin dhe shtėpi dykatėshe, me oborre qė u pėrkisnin tė pasurve,
funksionarėve tė administratės turke si dhe godina publike, faltore eleganete
myslimane, si xhami, teqe, etj.
Luftė (imadi seferije), pėr llogari tė valiut tė Rumelisė
Dokumenti qė hedh
dritė drejtpėrdrejt mbi tokat shqiptare, ėshtė njė regjistėr i ndarjes sė
kėsaj takse midis fshatrave tė kazasė sė Beratit pėr llogari tė viteve 1675-1676
(1086 hixhri). Prej kėsaj periudhe dokumentacioni bėhet i vazhdueshėm deri
nė fillim tė shekullit XIX. Ashtu si pėr sursatin, dokumentimi i vonėt nuk
do tė thotė se kjo taksė ka filluar tė zbatohet vetėm nė mesin e shekullit
XVII.
Ajet Nallbani
Lajmetari:24.04.2006. |top | Commente | Printo
