Kronika e Beratit
kronika e numrit 137 date 24 prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Bogova, burimi i rrezikuar


Analiza e specialisteve te thirrur enkas per te
percaktuar gjendjen reale te situates ne shpatin e
Tomorit, perreth burimit te Bogoves, del komplekse, e permbledhur, pasi vihet bashke mendimi i te gjithe specialisteve.
Per te dhene nje informacion me te detajuar per lexuesit te ne, biseduam me disa prej specialisteve qe ishin thirrur ne ēeshtje, si te institucioneve qendrore ashtu edhe me ata beratas.
E ndersa bisedojme me ta, verejme se nuk e kane te lehte te flasin, pasi ndiejne presionin e madh perreth.
Mendimet e tyre mund te vendosin fatin e nje ekonomie te tere perveē fatit te ujit.
Ndiejne se ecin ne nje fushe te minuar dhe ēdo fjale qe thone e peshojne mire, ndaj, perpiqen t’i shpjegojne gjerat thjesht nga ana teknike.
Gropat e hapura jane me siguri pergjegjese, thone, e kjo s’vihet ne dyshim. Ndotja eshte fizike e jo kimike dhe deri ketu del se jane te gjithe dakort.
Te gjithe mendojne se zgjidhja me urgjente mund te jete vendosja e nje filtri per pastrimin e tubullirave qe me fjale te pakta jane dhera ne uje.
Mendimet e tyre ndahen ne masat qe duhet te merren me tutje ne kohe dhe kjo eshte normale, pasi secili e sheh nga pikpamja e vet.

Ja ē’doli nga biseda me zotin Aranit Gelaj, specialist i ujrave nentoksore

Mund te na e shpjegoni fenomin me fjale te thjeshta?

Uji i shirave deperton neper ēarjet mes shtresave te pllakave e futet ne ēarjet tektonike nga ku me pas del ne burime. Tomori ka disa burime te medha qe jane grykederdhja e ujėrave qe dalin nga keto te ēara.
Kur ka shira te medha mbi burimin e Bogoves del uje edhe nga burimi pak me lart atij aktual, pra eshte si nje valvul shkarkimi sigurie. Uji ndotet se para se te depertoje midis shtresave te pllakave gelqerore, prej dherave qe gjenden ne gropat e hapura.

Thuhet se mjafton te ndalen karierat aty afer burimit dhe problemi zgjidhet

E kam degjuar edhe une nga njeri prej specialisteve. Sigurisht zona afer burimit ka ndikimin me te madh, por e gjithe zona ujmbledhese, qe eshte shume e gjere, ndikon sipas meje.
E per te pare e bere gjerat me mire, mendoj, se duhet te ndalohet shfrytezimi per te pakten nje vit ne te gjithe zonen. Me vone mund te percaktohet se cila pjese ndikon me shume e ketu duhet te thone te tyren edhe specialistet e fizikes berthamore.

Ne te kundert ēfare rrezikojme?

Sot per sot problemi i ndotjes mund te zgjidhet me ane te nje filtri, por pas nje viti mund te mos mjaftoje me. Problemi nuk mund te shtyhet me. Ne na therrasin prej pese vjetesh rregullisht themi te njejtin mendim rreth shkaqeve te ndotjes.
Ēarja mund te mbyllet si pasoje e tronditjeve mekanike, si plasma e tritolit ashtu edhe nga depertimi i dherave qe ēimentifikohen me guret qe gdhenden perreth ēarjeve e burimi mund edhe te humbasė.

***

Mendimi i specialisteve minerare, hidrologjike, atyre te mjedisit eshte se gropat duhet te ishin mbyllur menjehere pas shfrytezimit.

“Ne kemi vene re se gropat nuk jane mbyllur dhe ne lejet e shfrytezimit qe firmat marrin percaktohet se vendi pas shfrytezimit duhet te rehabilitohet”, thote Anila Kal, shefe e agjencise rajonale te mjedisit
E kjo nuk ndodh.
Shume prej firmave qe kane lejet e shfrytezimit nuk e nxjerrin vetė gurin, por i marrin pllakat nga fshataret e zones perreth, pasi keta te fundit shpeshhere s’te lene te futesh ne “token” e tyre
Aq me teper fshataret s’mund te bejne rehabilitimin e firmat nuk mund te harxhojne leke per gropat e hapura nga fshataret.
Agjencia rajonale e mjedisit qe duhet te vezhgoje per zbatimin me rigorozitet shfrytezimin sipas kritereve te percaktuara ne lejen e shfrytezimit, e ka te veshtire ta beje punen e saj.
Me nje personel prej tre vetash e nje buxhet prej 10 000 lekesh sigurisht qe s’ble dot as naften per t’i vizituar te gjitha guroret e qarkut.
Agjencia kufizohet vetem ne dhenien e lejeve per aktivitetet me impakt te vogel mjedisor siē jane gropat e gelqeres e aktivitete tė ngjashme.
Lejet jepen nga dy ministri, ajo e Ambjentit dhe Ekonomisė, pas nje studimi te kryer nga specialistet mbi impaktin qe shfrytezimi ka ne mjedis e nje plani te bere per rehabilitimin e mjedisit pas shfrytezimit.
Ne rastin konkret rezultatin ne impaktin mjedisor e shohim jo vetem ne rubinetat e ēesmave, por edhe ne shtresen livadhore qe humbasin pergjithmone, duke ēuar ne dizertifikimin e zones.
Shfrytezuesit s’mund te bejne rehabilitimin e mjedisit, pasi kjo kushton e askush deri me sot “s’u ka prishur pune”, perveē burimit qe u turbullua.
Eshte e veshtire qe ARM – ja ne gjendjen qe eshte te perballet me oreksin e shfrytezuesve.
Tensioni qe ndesh ne fytyrat e specialisteve me ze ne kapitull eshte i kuptueshem.
Dikush mendon se nje fenomen qe s’mund te kontrollohet duhet te ndalohet, e sigurisht per ata qe duhet te bejne “policin” e ambjentit kjo do te ishte zgjidhja .

Arjan Soraj

Lajmetari:17.04.2006. |top | Commente | Printo