Kronika
Kundėrshtohet zhvendosja e spitalit Obstentrik-Gjinekologjik
Sindikata kundėrshton zhvendosjen e spitalit Obstentrik-Gjinekologjik
qė nga godina ku ėshtė tani nė qendėr tė qytetit pėr nė territorin dhe godinėn
e spitalit rajonal tė Beratit.
Megjithė vendimin e komunikuar nga Ministri i Shėndetėsisė qė brenda datės
15 Maj shėrbimi obstentrik-gjinekologjik tė trasferohet nė spitalin rajonal
ku janė bėrė rikostruksionet e mjediseve pėrkatėse, tashmė janė sindikalistėt
ata qė kundėrshtojnė njė veprim tė tillė tė cilin mė parė e bėnin specialistėt
e atij shėrbimi.
Sipas njė peticioni tė shkruar dhe qė i ėshtė drejtuar znj. Jozefina Topalli,
Kryeministrit Sali Berisha dhe Ministrit tė Shėndetėsisė Maksim Cikuli,
federate e sindikatave tė Beratit qė drejtohet nga Loreta Ymeraj, nuk do
tė lejoj zhvendosjen e kėtij shėrbimi sipas urdhėrit tė ministrit dhe ka
kėrkuar qė tė bėhen investime pėr tė rikostriktuar godinėn ekzistuse dhe
tė ngrihet njė godinė e re pėr kėtė shėrbim nė Berat.
Nga ana tjetėr
Drejtori i spitalit rajonal tė Beratit, z. Mikail Miti, ka theksuar se shėrbimi
Obstentrik-Gjinekologjik do tė trasferohet nė godinėn e spitalit rajonal
sepse investimet janė bėrė dhe kushtet janė shumė tė mira.
Njė gjė tė tillė kanė pohuar edhe specialistėt pėrkatės nga Ministria e
Shėndetėsisė tė adhur disa herė mė parė nė Berat pėr kėtė qėllim. Drejtues
tė shėrbimit spitalor nė Berat kanė theksuar pėr gazetėn se ky kundėrshtim
tani i nxitur ka pėr qėllim qė tė fitojė kredo sindikata dhe drejtuesit
e saj dhe tė tregojnė se ekzistojnė e nuk paguhen kot sė koti.
Lajmetari: 24.042006. |top | Commente | Printo
