Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 137 date 24 prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Foto: Y. Hima

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Parlamenti i qytetit nė fund tė mandatit

 

Janė muajt e fundit tė mandatit tė parlamentit tė qytetit tonė, kėshillit tė bashkisė. Kanė kaluar afro tre vjet nė karriget e nderuara si pėrfaqėsues tė qytetarėve. Ky kėshill, natyrisht ka marrė vendime mjaft tė rėndėsishme nė tė mirė tė pėrmirėsimit tė jetės sė banorėve tė Beratit. Aty ėshtė diskutuar, ėshtė debatuar dhe nė fund ėshtė marrė vendim, nė shumicėn e rasteve me forcėn e kartonave. Kėshilltarėt socialistė kanė qenė shumicė gjatė dy mandateve tė qeverisjes vendore, ndėrsa demokratėt dhe disa kėshilltarė afėr tyre kanė qenė nė opozitė. Pėr njė banor tė vėmendshėm ky kėshill ka bėrė njė jetė rutinore, pa veprime tė guximshme, pa nisma kurajoze nė tė mirė tė qytetit dhe qytetarėve, pa kėmbėngulje pėr tė ndryshuar, pėr t’i dalė ballas sė keqes. Nė pėrgjithėsi ky kėshill ka miratuar ose ka kundėrshtuar pa u thelluar, pa e vrarė shumė mendjen, madje nė shumicėn e herės pa u mbledhur edhe komisionet e kėtij kėshilli. Ende nuk kemi vendime qė tė jenė hartuar nga kėshilltarė tė veēantė, vendime qė pėr nga rėndėsia nė jetėn e qytetit, mund tė mbeteshin si vendime me emrin e kėshilltarit formulues. Kėshilli i bashkisė nuk mundi tė ndalė ndėrtimet pa leje, nuk mundi tė luftojė papunėsinė dhe varfėrinė e kėtij qyteti, nuk mundi tė rriste qytetin shpirtėrisht nėpėrmjet politikave kulturore dhe artistike, nuk mundi tė siguronte shėrbime sasiore dhe cilėsore pėr qytetarėt, nuk mundi tė ndikonte pėr ta bėrė mė njerėzor shėrbimin shėndetsor, nuk mundi tė siguronte njė shėrbim arsimor cilėsor, nuk mundi tė siguronte mė shumė ujė tė bollshėm dhe tė pastėr nė rubineta, nuk mundi tė siguronte mė shumė ndriēim nė rrugė dhe rrugica. Disa kėshilltarė ende nuk janė as vetė tė vetėdijshėm se pėrse janė ulur nė ato karrige tė nderuara.
Nė zgjedhjet e zhvilluara pėr qeverisjen vendore nė vitin 2003 pati mjaft pėrfolje pėr manipulime me votat e qytetarėve. Disa kėshilltarė u zgjodhėn me telefon celularė nė ēastet e fundit, duke i njollosur zgjedhjet dhe duke bėrė pis karriget e nderuara tė parlamentit tė qytetit.
Tani po afron koha e rinovimit tė kreut tė bashkisė dhe kėshillit bashkiak. Qytetarėt e vėmendshėm kanė regjistruar nė kujtesėn e tyre punėn e kėsaj bashkie dhe tė kėtij kėshilli dhe kur tė vijė dita e votimit do tė bėjnė korrigjimet e duhura, natyrisht nė tė mirė tė qytetit, nė tė mirė tė banorėve tė tij.

Yzedin Hima

Lajmetari: 24.04.2006. |top | Commente | Printo