Letrare e Beratit
kronika e numrit 136 date 17prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Simsia me familjen

 

Vexhi Buharaja

HOME NEWS RINORE

Vexhi Buharaja,
Nderi i Qytetit tim dhe i gjithe Shqiperise

Agjensia e autobusave e
Beratit ndodhet ne qender
te qytetit. Perballe sheshit,
ne mes te nje lulishteje te
madhe dhe te bukur, ku gjelberimi i pishave dhe shumellojeshmeria e luleve me ngjyra dhe aroma te ndryshme nuk mungojne ne çdo stine (ishte e vetmja kjo lulishte, qe nuk iu cenua as edhe nje flete luleje ne vitin e çmendur te 97-tes dhe qe nuk u “godit” nga kazmat dhe lopatat per ndonje ndertim te paligjshem), buze lumit Osum, ngrihet madheshtor Hotel Turizmi. Pak metra me tutje, e vecuar me ndertesat e tjera ne mes te lulishtes ngrihet nje ndertese e bukur.
Çdo vizitor i huaj apo vendas besoj se e ka zili ate ndertese mes ajrit te paster dhe gjelberimit te pishave te lulishtes me lulet dhe aromen e tyre te kendeshme.
E ndersa shetit bulevardit kryesor te Beratit ajo “Vile” e bukur, sikur te pershendet e te fton te shkosh atje.
Dhe kurioziteti mund te shtyje per ta njohur ate vile te bukur mes asaj lulishteje. I afrohesh dhe, sapo ngjit shkallet e saj te mermerta, ajo qe te bie ne sy ne hyrje te saj eshte mbishkrimi: “Biblioteka Vexhi Buharaja Berat”.
Vexhi Buharaja!
U nxita te shkruaj diçka rreth ketij njeriu intelektual, shkencetarit, poetit, perkthyesit, Nderit te Qytetit tim, Beratit, duke lexuar monorafine shkruar nga shoku i tij i femijerise, historiani Ahmet Kondo

“Vexhi Buharaja-poeti, perkthyesi dhe shkencetari”

Me doli perpara njeriu shkencetar, i urti, i nderuari, i persekutuari, shoku i babait tim te ndjere, bashkeqytetari, Nderi i Qytetit tim dhe i gjithe Shqiperise ... Vexhi Buharaja.
Sa here e shihja udheve te Beratit, sa here e kisha pershendetur i shoqeruar me babane tim ate njeri te rralle, xhevahir, ate thesar te qytetit tim dhe te gjithe atdheut.
Babai shpesh here na fliste per Vexhine si njeri teper i rralle, inteligjent dhe me kulture. Intelektuali qe zoteronte 9 gjuhe te huaja, ku perveç persishtes, turqishtes arabishtes, qe i fliste rrjedhshem, ishin edhe gjuhet orientale dhe perendimore. Vuajtjet e denimit ne burg do ndikonin tek shkencetari Vexhi Buharaja te mesonte gjuhen ruse.
Si bir i qytetit te lashte, djep i kultures shqiptare, Beratit, edhe Vexhi Buharaja i erdhi qytetit te tij i tille, sepse e tille ishte edhe familja e tij e vjeter beratase, e njohur per dije dhe kulture orientale.
Si çdo diamant, thesar per vendin, kulturen dhe shkencen shqiptare, i tille edhe Vexhiu, nuk mund t’i shpetonte goditjes se diktatures se çmendur komuniste shqiptare.
Diamantet dhe thesaret e Shqiperise, te shkences dhe kultures se saj ne kohen e diktatures meritonin te kalbeshin burgjeve. Per dijen dhe kulturen e tij te larte, si shkencetar, poet, perkthyes, edhe Vexhiu si shume te tjere intelektuale do t’i “sherbente” atdheut, qytetit te tij ne burgjet e egra komuniste hoxhiste, do t’i sherbente si punetor ndertimi mes llaçit dhe lopates pasi doli nga burgu.
Per perkthimet e tij shume personalitete te njohura te vendit e kane cilesuar si perkthyesin me te mire.
Profesor Eqerem Çabej kur lexoi “Gjylistani dhe Bostani” te plotesuar me nje material ndihmes shume te vlefshem, po nga perkthyesi Buharaja, eshte shprehur: “Mjaftonte edhe vetem studimi hyres, shenimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik, qe Vexhi Buharaja te meritonte nje grade shkencore. Edhe poeti yne i madh Lasgush Poradeci eshte shprehur: “Per mua dy jane te medhenj ne fushen e perkthimit nga gjuha perse ne gjuhen shqipe, i madhi Noli ne Amerike, i madhi Buharaja ketu”.
Do duhej te vinte shembja e koleres komuniste shqiptare qe vepra e Vexhi Buharase te fliste, te kuvendonte lirshem, nepermjet temave te ndryshme dhe kumtesave shkencore qe u mbajten per ate dhe vepren e tij.
Miku, shoku i tij i femijerise, historiani Ahmet Kondo ka shkruar nje monografi shume te vlefshme mbi poetin, perkthyesin, shkencetarin Vexhi Buharaja.
Ju faleminderit zoti Kondo, per kete thesar qe i keni sjelle lexuesit te shumte te kete ne duar nje liber te tille me vlere.
Ju faleminderit, zoti Makensen Bungo qe na sollet kaq prane shkencetarin, poetin, Nderin e qytetit te Beratit, dhe te gjithe Kombit tone, te pavdekshmin Vexhi Buharaja.
Ky eshte Vexhi Buharaja yne i madh qe çdo kush nga ne ka te drejte te krenohet me emrin dhe vepren e tij.
(Per me shume rreth ketij njeriu lexoni monografine e shkruar nga historiani Ahmet Kondo.)

Ja disa vargje nga poezia “Perpara Tomorrit” e shkruar nga Vexhi Buharaja, fituese e cmimit te pare ne konkursin letrar qe u organizua ne vitin 1942: 

“Zog i shpirtit tundi krahet
Mbi Tomorin fluturoi!
Shpuz’ e mallit po valevitet
Trete helmin, ligjero! 
Thuaja si ia thote bariu,
Kur degjon zen’ e gugashit.
Shko si shkon syr’ i gjahtarit
Neper udhen e larashit. 
Qesh, si qesh nje shtize hene
Permbi faqen e debores,
Ndrit, si ndrin nje fije ari,
Mu ne buzen e kurores...” 

Pierre-P.Simsia
Nju Jork

Lajmetari:17.04.2006. |top | Commente | Printo