MYSTIQUES MOODS (GJENDJE MISTIKE)
Diten e shtune, me 8 prill ne galerine e arteve
Edward Lear te qytetit te Beratit u ēel ekspozita e dy artisteve: Thane
Byng Nelson angleze dhe beratasit Agron Polovina. Merrnin pjese ne kete
perurim artdashes te shumte, artiste, miq te autoreve nga Berati e Tirana
e qytete te tjera, autoritetet vendore. Bashkepunimin e dy artisteve e pershendeti
kryetari i bashkise zoti Fadil Nasufi si dhe kuratori i ekspozites shkrimtari
Ylljet Aliēka.
Ky bashkepunim ka lindur vete spontanisht si nje takim i dy kulturave
midis dy piktoreve. Mendoj se nuk mbeti ne kuadrin e nje dashamiresie ndermjet
tyre, por eshte nje ekspozite e nje niveli te larte qe tregon se nuk ka
me ne ballkan kultura te vogla dhe te medha, qe kultura shqiptare eshte
me minore e te tjerat me te medha.. verejti ai.
Pershendeti ne emer te artisteve piktorja angleze.
Kjo ekspozite eshte nje menyre bashkėpunimi ndoshta e rastesishme, por
e vertete. Ne nuk na kane thene, nuk na kane paguar per te qene bashke ne
kete ekspozite, por kjo eshte menyra me e mire e bashkepunimit, e vendosjes
se marrėdhenieve. Eshte nje inisiative bashkimi e Evropes me Shqiperine,
shprehet Thane Byng Nelson. Ne siperfaqe, padyshim Shqiperia duket e bere
lemsh, megjithate genjeshtrat svlejne mjaft te fshehin ate qe ka poshte
siperfaqes. Eshte ky themel kulturor solid qe Shqiperia e sotme mund te
rindertoje duke ruajtur integritetin e vet. Shqiperia ka nje pjese te madhe
te kontribuoje ne kulturen boterore. Keshtu do te doja te komentoja mbi
fushat e kultures dhe artit unik shqiptar qe ka zene imagjinaten dhe interesin
tim: ikonat, arkitektura, polifonia, vallet, kostumet folklorike shqiptare
ishte mesazhi i artistes Thane Byng - Nelson.
Ndersa Agron Polovina njekohesisht dhe pergjegjesi i galerise u shpreh
se eshte nje nga bashkepunimet e galerise se arteve Edward Lear te qytetit
te Beratit me artiste te rendesishem. Niveli i ekspozites dhe interesimi
shume i madh i publikut tregojne per perzgjedhjen e pershtatshme dhe se
do te afrojme per ta emra te rendesishem artistesh shqiptare e te huaj me
qellim qe publiku te shijoje vlera te verteta dhe te kualifikohet ne perzgjedhjen
e tyre. Kjo ekspozite eshte deshmi se ne ashtu si ne te kaluaren kemi qene
pjese e rendesishme e Evropes me vlerat e trashėgimise kulturore sot po
tregojme se me kulturen tone, me artin tone jemi ne fakt jemi pjese e Evropes.
Ekspozita do te qendroje e hapur deri ne daten 18 prill nga ora 10. 00 deri
ne oren 13. 00 paradite dhe 15. 30 deri ne 19. 30 mbas dite.
Hyrja eshte e lire.
Lajmėtari
Lajmetari:17.04.2006. |top | Commente | Printo
