KESH-i pret 3500 lidhje tė paligjshme tė energjisė
Filiali i KESH it ne bashkepunim me policine elektrike ka marre nje aksion
per prerjet e lidhjeve te paligjshme te energjise elektrike, duke rritur
te ardhurat per arken e shtetit. Filiali i Beratit ka vendosur te hakmerret
ndaj konsumatoreve familjare dhe ndaj firmave te ndryshme qe vjedhin energjine
elektrike dhe duket se ai ka rritur qellimit deri ne nje fare pike. Keto
dite ne Berat u vendosen 300 gjoba si dhe u bene 3500 prerje te lidhjeve
te paligjshme te energjise.
Per te zbardhur vjedhjet e mundshme filiali i Beratit ka ngritur nje grup
kontrolli qe po kalon ne site te gjitha linjat ku mendohet qe vidhet nga
persona te ndryshem te cilet kane nderhyre ne linje ne menyre ilegale. Ky
kontroll qe perbehet nga specialistet e ketij filiali ne bashkepunim me
policine elektrike, kane zbardhur abuzime nga me te ndryshmet ne disa zona
te qytetit e ne periferi. Shume abonente qe vidhnin energji duke bere lidhje
tek palinat ne forme grepi, u eshte nderprere energjia dhe me pas keto nderprerje
jane shoqeruar edhe me gjoba, qe variojne nga 50 -500 mije leke.
Nje pjese e ketyre gjobave jane arketuar ne arken e KESH it. Grupi i kontrollit
tashme ka filluar nje investigim te gjere ne zonat fushore ku po kontrollohen
te gjitha serat e fermereve te cilet kane mundur te abuzojne me energjine
elektrike duke e shfrytezuar ate per ngrohjen e serave. KESH i i Beratit
ka nje arritje te madhe krahasuar me te njejten periudhe te vitit kaluar.
Lajmetari:17.04.2006. |top | Commente | Printo
