Biznesmeni grek fiton gjyqin
Ambasadori kroat ne Berat
Pushohen gjashte faturiste te KESH-it
Helmohet 19 vjeēarja nga Veleshnja
200 milionė lekė pėr poliklinikėn e Beratit
Njė biznesmen grek qė jeton nė Berat ka fituar gjyqin ndaj ish-ortakut tė tij shqiptar, pas njė mosmarrėveshjeje qė patėn 2 vjet mė parė. Andon
Kristodhulo thotė se ka mundur tė marrė borxhin prej 50 mijė eurosh qė
i kishte ish-ortaku i tij biznesmen, pasi gjykata e Vlorės i dha atij tė
drejtė. Nuk mora para, por mall, pasi shteti shqiptar organizoi shitjen
nė ankand tė pasurisė sė ish-ortakut, duke mi dhėnė mua makineritė e tij,
nė vlerėn e borxhit, -tha dje Kristodhulo.
43-vjeēari i lindur nė Athinė tha se ka ardhur nė Shqipėri nė vitin 2000
dhe ka nė qytetin e Beratit zyrėn e tij tė biznesit. Jap me qera makina
dhe pajisje tė ndryshme qė pėrdoren nga firmat ndėrtuese dhe ato tė prodhimit
tė materialeve inerte. Aktivitetin e shtriva nė disa qytete dhe nė Vlorė
u lidha, vite mė parė, me biznesmenin Pavllo Bezhani. Nė njė moment tė caktuar
ai nuk u tregua korrekt me kontratėn qė kishin nėnshkruar bashkė, duhej
tė mė kthente 50 mijė euro. Por Bezhani nuk pranoi dhe mė pas u zhduk nė
drejtim tė paditur. U detyrova tė hap gjyq nė Vlorė, tė cilin edhe e fitova,
-tregon historinė biznesmeni grek. Ai thotė se tani i ėshtė kthyer plotėsisht
besimi nė drejtėsinė shqiptare. Investitorėt e huaj mund tė vijnė pa frikė
kėtu, jam i sigurt qė shteti shqiptar do ti mbrojė, pėrfundon Kristodhulo.
Ambasadori kroat nė Berati
Ambasadori kroat Darko Javorski ka qenė pėr njė vizitė nė qytetin e Beratit.
Pas takimeve qė ka bėrė me kryetarin e bashkisė sė Beratit Fadil Nasufi dhe
me prefektin Roland Bejko, ka vizituar nėnstacionin elektrik nė lagjen Uznovė.
Ky nėnstacion po rikonstruktohet nga njė firmė kroate pėr tė pėrcjellė rrjetin
20 kilovolt. Ambasadori ka bėrė vizita nė galerinė e arteve Eduart Lear dhe nė muzeun kombėtar Onufri nė Kalanė e Beratit.
Pushohen gjashtė faturistė tė KESH-itU
Gjashtė faturistė dhe dy elekticistė tė KESH-it tė Beratit u pushuan dje
nga puna, pas ankesave tė konsumatorėve dhe mosrealizimit tė detyrės.
Drejtori i tij, Dritan Haznedari, tha dje pėr gazetėn se krahas 6 faturistėve
janė paralajmėruar pėr pushim nga puna mbi 30 elektricistė e faturistė,
tė cilėt nuk i janė pėrgjigjur punės nė kohėn e duhur.
Ka patur mjaft ankesa nga qytetarėt sipas tė cilėve elektricistėt nuk kanė
shkuar nė kohė pėr eliminimin e defekteve nė zonat pėr tė cilat pėrgjigjen,
tė tjerė nuk kanė mbrojtur dhe njoftuar nė kohė pėr dėmtimin e matėsave
tė energjisė, etj.
Haznedari sqaron se kufizimin e energjisė pėr 14 orė nė ditė, pėr 21 fshatrat
e komunave Kutalli e Donofrosė, e ka mėsuar nga shtypi dhe pas verifikimit,
ka rezultuar se kjo situatė ishte krijuar nga neglizhenca e elektricistėve
tė zonės, tė cilėt nuk shkonin pėr ti takuar linjat.
Ai thotė se ndaj dy elektricistėve tė kėtyre komunave ėshtė vendosur masa
e largimit nga puna gjė qė do tiu komunikohet atyre nesėr.
Helmohet 19- vjeēarja nga fshati Veleshnjė
Helmohet nė kushte jo tė qarta njė 19- vjeēare nga fshati Veleshnje, komuna e Velabishtit. F. C. Ka mbėrritur nė spitalin rajonal tė Beratit nė gjendje kritike pėr jetėn, ndėrsa ka shpėtuar falė ndėrhyrjes sė mjekėve. Pėr helmimin e vajzės 19- vjeēare e cila ishte e fejuar, tė afėrmit kanė pohuar se ishte helmuar aksidentalisht, pasi kishte bėrė shtėpinė me preparate kimike kundėr insekteve dhe nuk ishte treguar e kujdesshme pėr tu vetėmbrojtur.
200 milionė lekė pėr poliklinikėn e Beratit
Ėshtė njė fond prej 200 milionė lekė tė vjetra qė do tė pėrdoren pėr rikonstruksionin
e poliklinikės qendrore tė qarkut Beratit, e cila prej vitesh ishte kthyer
nė njė hangar tė vėrtetė ku lagėshtia bėnte kėrdinė nė aparaturat dhe nė skeletin
e kėsaj godine tepėr tė rėndėsishme si pėr tė sėmurėt, ashtu edhe pėr mjekėt
specialistė qė u shėrbenin kėtyre tė sėmurėve. Gjendja aktuale nė kėtė poliklinikė
pa filluar punimet ka qenė skandaloze. Aparaturat mjekėsore ishin tejet tė
amortizuara nga ndryshku i krijuar nga lagėshtia me pėrmasa tė mėdha. Madje
gjendja e rėnduar shkonte deri aty sa tė sėmurėt rrezikoheshin nga korenti
ku disa pajisje kishin rėnė nė masė dhe kėsisoj jeta e tė sėmurėve disa herė
ishte vėnė nė rrezik.Tashmė pas akordimit tė kėtij fondi nga qeveria, kjo
godinė do tė marrė tjetėr pamje. Lajmin e bėn tė ditur pėr gazetėn drejtori
i poliklinikės, Dilaver Ajazi, i cili ėshtė shprehur se me marrjen e kėtij
fondi dhe me fillimin e punimeve ēdo gjė do tė ndryshojė rrėnjėsisht duke
kthyer besimin e humbur te tė sėmurėt. Sipas Ajazit, pas pėrfundimit tė punimeve
dhe zėvendėsimit tė aparaturave tė vjetra me ato tė kohės, ēdo gjė do tė jetė
nė parametrat bashkėkohore me njė ambient normal, i cili do ti shėrbejė 260
mijė banorėve tė qarkut Beratit. Me pėrfundimin e punimeve dhe zėvendėsimin
e aparaturave tė vjetra me ato te rejat nė kėtė poliklinikė tė sėmurėt nuk
do tė udhėtojnė mė pėr tė kryer shėrbimet mjekėsore nė rrethet e Lushnjes
e Fierit siē ėshtė bėrė kohėt e fundit nga tė sėmurėt. Punimet qė kanė filluar,
do tė pėrfundojnė brenda muajit qershor. Ēdo repart do tė ketė sistemin e
ngrohjes, instalimet hidraulike, shtrim pllakash, dyer e dritare tė reja.
Madje sistemi sanitar do tė jetė nė parametra bashkėkohorė ku tė sėmurėt do
tė gjejnė atė qė u ka munguar prej kohėsh. Dilaver Xhelili
Lajmetari:17.04.2006. |top | Commente | Printo