Ura e re mbi lumin Osum
Qeveria jep 45 milionė lekė
Burime nga Prefektura e Beratit bėnė tė ditur paraditen e djeshme se do
ti japė fund shqetėsimit disavjeēar tė funksionarėve lokalė, pėr nevojėn
urgjente tė njė ure tė re me tonazhe tė rėnda, qė do tė bėnte tė mundur
mbrojtjen e Urės sė Goricės, urė shekullore dhe e shpallur Monument kulture.
Burime tė Prefekturės sė Beratit, thanė se mbledhja e fundit e qeverisė
vendosi ndėrtimin e kėsaj ure gjigande brenda vitit 2006 dhe miratoi njė
fond prej 4 milionė lekėsh tė reja nga buxheti i shtetit pėr projektin e
saj. Sipas kėtyre burimeve, kjo urė do tė ngrihet rreth 200 metra nėn digėn
e kėtij lumi, e cila do tė lidhė unazėn e ardhshme me lagjen Goricė dhe
vetė Beratin me qytetet e zonat nė Jug tė vendit. Nga ekspertė tė qeverisė
Berisha, ėshtė menduar qė kjo urė e re ti shėrbejė dhe tė jetė pjesė e
projektit tė korridorit qendror-jugor dhe tė lidhė nė dalje tė saj tė gjitha
akset rrugore rurale, pėrtej lumit Osum. Tė njėjtat burime sqaruan se fondi
prej 4 milionė lekėsh tė reja ka mbėrritur nė prefekturė dhe, sė shpejti,
zyra e prokurimeve publike pranė saj do tė shpallė tenderin pėr pėrzgjedhjen
e projektit tė saj mė tė mirė. Nė kėtė tender tė hapur do tė ftohen studio
e kompani projektuese vendėse dhe tė huaja dhe brenda muajit prill 2006,
projekti i saj duhet tė jetė miratuar. Gjithnjė sipas burimeve tė prefekturės
sė Beratit, kjo ngutje pėr ta ndėrtuar sa mė shpejt kėtė urė tė re mbi lumin
Osum, rreth njė kilometėr poshtė urės sė Goricės, ka marrė shkas nga kėrkesat
disavjeēare e pushtetarėve lokalė nga vėshtirėsitė qė ka aktualisht qyteti
i Beratit, pėr tu lidhur me zonat pėrtej lumit Osum dhe nevojave urgjente
qė ka mbrojtja e vlerave tė papėrsėritshme arkitekturore e muzeale tė Urės
antike tė Goricės. Kjo urė e re do tė ketė pėrmasat e njė ure bashkėkohore
moderne. Nga llogaritjet paraprake qė kanė bėrė specialistė tė prefekturės,
rezulton se ajo do tė jetė mbi 150 metra e gjatė, rreth 20 metra e gjerė
dhe me katėr korsi, me 8-10 kėmbė betonarme dhe rreth 8-10 metra.
Dilaver Xhelili
Lajmetari: 17.04.2006. |top | Commente | Printo
