Kronika
Materniteti do tė transferohet nė mjediset e spitalit rajonal
Zėvendėsministrja e Shėn-detėsisė dhe bluzat e bardha tė Beratit kanė
debatuar pėr transferimin e maternitetit nga vendi ku ėshtė aktualisht,
pėr tu bashkėngjitur nė mjediset e spitalit rajonal. Duket se pamjaftueshmėria
e dhomave tė nėnave me fėmijėt e porsalindur si dhe mjediseve tė tjera qė
do tė pėrdoren pėr punėn e mjekėve gjinekologė, qė janė pėr salla operacioni
apo ambiente tė tjera, kanė futur nė sherr bluzat e bardha tė shėrbimeve
tė tjera, tė cilave po u merren kėto ambiente pėr tu vėnė nė dispozicion
tė maternitetit. Shkak pėr sherrin mes bluzave tė bardha ėshtė bėrė paraditen
e djeshme edhe vizita e zėvendėsministres sė Shėndetėsisė, Zamira Sinoimeri,
nė spitalin e Beratit, e cila, pasi ka inspektuar maternitetin ekzistues,
ka mbėshtetur transferimin urgjent tė maternitetit tė vjetėr, pasi ka kushte
skandaloze pėr tė qenė maternitet. Sinoimeri ka bėrė tė ditur se gjendja
e kėtij materniteti ėshtė skandaloze, me kushte tė vėshtira, qė nga dhomat
e mjekėve e infermiereve, dhomat e para e paslindjes, ambientet ndihmėse
e deri tek ambientet e jashtme. Dje zėvendėsministrja inspektoi edhe godinėn
e re ku do tė vendoset materniteti nė ambientet e spitalit dhe vendosėn
qė ambienteve tė caktuara mė parė ti shtohen edhe 4 dhoma tė tjera, duke
cunguar pėr momentin edhe repartin e radiologjisė dhe atė tė optikės. Sinoimeri
premtoi se do tė ndėrhynte pranė ministrit, qė fondi i dhėnė tė trefishohet
dhe qė kėto ambiente tė reja tė jenė tė gatshme sa mė shpejtė. Nga ana tjetėr,
zėvendės-ministrja siguroi se me transferimin e ambienteve tė kėtij shėrbimi,
nuk do tė ketė shkurtim tė numrit tė mjekėve dhe infermiereve. Do tė shkurtohen
nga shėrbimet ndihmėse tė maternitetit ekzistues 11 punonjės, por qė ėshtė
parashikuar qė kėta tė mos mbeten asnjė ditė pa punė, pasi do tė sistemohen
nė shėrbime tė tjera brenda spitalit rajonal, u shpreh zė-vendėsministrja.
Lajmetari
Lajmetari: 17.042006. |top | Commente | Printo
