Spitali nuk e ka grupin e gjakut tė mėsueses
Fillon prishja e ndėrtimeve pa leje mbi kolektor
Arlarm pėr ndėrtimet pa leje tė bėra nė afėrsi tė puseve
tė naftės
Mėsuesja e psikologjisė tenton vetėvrasjen
Njė mėsuese 27 vjeēare, Albana Demo, banuese nė lagjen Tafil SkėndoKuēovė,
ka tentuar nė orėt e para tė mėngjesit, vetėvrasjen duke u hedhur nga kati
i katėr i pallatit ku jetonte. Ajo ka gjetur ēastin e duhur kur nė shtėpinė
e saj nuk ka patur pjesėtarė tė familjes dhe ka mbyllur derėn e shtėpisė
e ka shkuar nė dhomėn e gjumit, ku ka tentuar vetėvrasjen duke u hedhur
nga balkoni i katit tė katėrt pėr tė realizuar vetėvrasjen. Ka rėnė nė tokė
dhe ėshtė dėmtuar shumė rėndė dhe mbuluar e gjitha nė gjak. Menjėherė asaj
i ėshtė dhėnė ndihma e parė nga familjarėt duke e transportuar menjėherė
nė spitalin rajonal tė Beratit nė gjendje shumė tė rėnduar.
Ngjarja
Ka qenė ora 9 e mėngjesit, kur mėsuesja
e psikologjisė 27-vjeēarja, Albana Demo, nuk ishte paraqitur nė shkollėn
e mesme tė pėrgjithshme Myrteza Kepi tė Kuēovės, qė prej 4 vjetėsh ku
jepte mėsim nė degėn e psikologjisė. 27 vjeēarja qė vuante prej kohėsh nga
depresioni ka gjetur ēastin qė nė shtėpi nuk ndodheshin familjarėt. Sipas
dėshmitarėve okularė nė ēastin qė ėshtė hedhur nga ballkoni ėshtė penduar
dhe ka kėrkuar ndihmė. Burimet nga spitali thanė se edhe pse i ėshtė dhėnė
ndihma me njė mjekim intensiv gjendja e 27-vjeēares ėshtė nė rrezik. Nė
vendngjarje kanė shkuar menjėherė grupi i ekspertėve tė kriminalistikės
dhe mjeku ligjor pėr hetimin e ngjarjes. Nga hetimet e kryera tė grupit
hetimor ėshtė konkluduar se vajza 27 vjeēare, Albana Demo, vuante nga depresioni
i theksuar prej 3 vjetėsh. Pavarėsisht nga ky konkludim nga ana e ekspertėve
tė policisė kanė thirrur familjarėt pėr tu marrė nė pyetje lidhur me kėtė
ngjarje tepėr tė rėndė. Burime nga Drejtoria Arsimore e Kuēovės bėjnė tė
ditur se kjo drejtori pėr ti ardhur nė ndihmė mėsueses, e kishin larguar
nga shkolla dhe e kishin punėsuar nė drejtorinė arsimore ku nuk kishte dhe
shumė shqetėsime si me nxėnėsit dhe me ngarkesėn e punės. Sipas mjekėve
tė spitalit 27 vjeēarja ndodhet nė gjendje kome, pasi ka humbur dhe njė
sasi tė madhe gjaku dhe ēėshtė mė e keqja se gjak pėr grupin e organizmit
tė mėsueses Albana Demo nuk ndodhej nė spital. Vajza ndodhet nė gjėndje
tepėr kritike. Ky ėshtė rasti i parė pėr vitin 2006 nė Kuēovė dhe rasti
i dytė nė qarkun e Beratit.
Fillon prishja e ndėrtimeve pa leje mbi kolektor
Fadroma e policisė sė ndėrtimit ka filluar tė prishė ndėrtimet pa leje
tė ndėrtuar mbi kanalin e ujrave tė larta dhe atij kullues, qė ndodhet nė
rrugėn nacionale Ura Vajgurore- Kuēovė si dhe nė hyrje tė qytetit tė Kuēovės
kryesisht nė lagjen meteor dhe tek kthesa e ish -fermės Partizani. Sipas
burimeve tė policė sė ndėrtimit, nė kėtė zonė do tė prishen rreth 137 objekte
nga tė cilat 54 janė vetėm ura bankine dhe ura me diametėr tė vogėl me fi
50 cm, qė nuk lejon kalimin e ujrave tė zeza dhe tė bardha. Shkak pėr kėto
prishje janė bėrė pėrmbytjet e muajve tė fundit nga shirat. Kolektori ku
ka filluar prishja e ndėrtimeve pa leje vjen nga qytetit i Kuēovės dhe pėrshkon
gjatėsinė rreth 5 km pėr tu derdhur mė pas nė lumin Osum. Po ky kanal mbledh
edhe ujrat e larta nga kanalet e dyta dhe tė treta kulluese tė fshatit Perondi
dhe njė pjesė tė lagjes 1 Maj, zonė nė tė cilėn banojnė me shumė se 187
familje si dhe rreth 3 mijė banorė tė lagjes 1 maj. Po i njėjti kanal kullues
ėshtė edhe nė anėn tjetėr tė rrugės tė fshatit Tapi ku banojnė afėr tij
rreth 63 familje tė cilat me urat bankinė kanė bllokuar kanalin . Banorėt
e zonės ku ka filluar prishja e ndėrtimeve pa leje dhe kryesisht ura mbi
kėtė kanal thanė pėr gazetėn se policia e ndėrtimit nuk e ka filluar mirė
dhe sipas ligjit punėn.
E para qė duhet bėrė nga shteti duhet nė fillim tė pastrohet kanali nga
fillimi dhe jo nga fundi, ndėrsa nė fillim duhen prishur urat bankinė ku
e kanė izoluar komplet kalimin e ujit dhe janė bėrė shkak pėr pėrmbytjen
nė zonėn tonė. Vetėm 3 javė mė parė nga shirat e rrėmbyeshėm u pėrmbytėn
rreth 50 shtėpi dhe mbi 40 ha tokė ka thėnė pėr gazetėn njė nga banorėt
e kėsaj zone Bajram Mukaj. Por puna ka filluar sė prapthi, pasi nė fillim
duhet tė prishen ndėrtimet pa leje tė ndėrtuara nga ndėrmarrjet e bizneset
private qė janė tė ndėrtuara nė kėtė zonė e mė pas tė prishen edhe urat
si kjo e imja, qė faktikisht ėshtė me mur mbajtės me fi. Drejtori i policisė
sė ndėrtimit Rezart Shehu tha pėr gazetėn se fadroma do tė vazhdojė tė prishė
tė gjitha objektet qė janė tė ndėrtuara mbi kolektorėt e ujrave tė zeza
dhe tė bardha. Me dhe pa leje qofshin kėto ndėrtime, pasi ato bėhen shkak
pėr pėrmbytjet e vazhdueshme tė kėtyre zonave tė banuara.
Arlarm pėr ndėrtimet pa leje tė bėra nė afėrsi tė puseve tė naftės
Kryetari i Bashkisė sė Kuēovės z. Artur Kurti u shpreh pėr mediat se ndėrtimet
qė janė bėrė pas vitit 1990 nė territorin naftėmbajtės. Ato janė rezultat
i lėvizjeve mekanike tė popullsisė ashtu siē ka ndodhur nė Bathore, Durrės,
Vlorė etj.
Asnjė ndėrtim nuk ėshtė pajisur me leje. Nuk ėshtė ndėrhyrė sepse ka probleme
sociale. Janė mbi 8000 banorė qė kanė bėrė ndėrtime tė tilla vetėm nė Kuēovė.
Nė vitin 1994 njė fondacion gjerman dhe ne si bashki bėmė nė studim, por
nuk na e miratoi qeveria dhe u la nė harresė.
Puset e naftės nė Kuēovė janė edhe pranė ndėrtesave qė janė ndėrtuar para
viteve 90. Kuēova ėshtė ndėrtuar kėshtu dhe bashkėjetesa me puset e naftės
ka ekzistuar por me rregull.
Mendoj se qeveria qendrore duhet tė ndėrhyjė me njė ligj tė veēantė pėr
Kuēovėn pėr legalizimet. Nė Kuēovė trualli ėshtė i shtetit dhe ai mund tė
studjojė e tė vendosė se ēfarė do tė bėhet me ata qė kanė ndėrtuar pa leje,
por edhe me ata qė jetojnė nė qytet afėr puseve nė ndėrtime me leje.
Drejtoria e Qendrės sė Prodhimit tė Naftės nė Kuēovė ka dhėnė arlarmin
nė lidhje me ndėrtimet pa leje tė bėra nė afėrsi tė puseve tė naftės dhe
mbi tubacionet dhe kolektorėt e naftės. Janė mbi 380 ndėrtime pa leje kryesisht
nė Kuēovė pronarėt e tė cilave kanė shkuar njėherė nė gjykatė nga kjo ndėrmarrje
por qė aktualisht nuk ėshtė proēeduar nė lidhje me kėrkesėn e ndėrmarrjes
nė organin e drejtėsisė.
Ndėrtimet kanė filluar nė vitin 1992 dhe kanė vijuar kryesisht nga tė ardhur
nga zonat rurale duke mos zbatuar asnjė kriter qoftė edhe pėr shėndetin
e tyre por edhe pėr puset brenda territorit tė tė cilėve pengohet funksionimi
normal i punės dhe sidomos nė rastet e bllokimit kur nuk mund tė punojnė
makineritė sepse edhe vetė banorėt qė kanė ndėrtuar nuk lejojnė qė tė kryen
punime nė atė territor qė megjithėse pa leje e quajnė tashmė pronė tė tyre.
Dilaver Xhelili
Lajmetari:10.04.2006. |top | Commente | Printo
