Kronika e Beratit
kronika e numrit 135 date 10prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

t

 

HOME NEWS KULTURE

Ahmet Kondo, beratasi me kontribute nė fushėn e studimeve

Vepra qė ke lėnė pas, kurdoherė do tė lėshojė njė rreze qė do tė ndalet mbi gurin e varrit tėnd dhe do tė shkėlqejė mė fuqishėm se sa kandili i artė i pasanikut mė tė madh tė botės

 

Ditėn e diel, mė 2 prill 2006, u nda nga jeta historiani i njohur beratas, me kontribute tė veēanta nė fushėn e studimeve historike, Ahmet Kondo.
Ai u lind 86 vjet mė parė nė Berat, nė njė familje tė njohur dhe tė nderuar nė lagjen “Murat Ēelepi”. Vitet e fėmijėrisė dhe tė rinisė sė parė shkollore i kaloi nė Berat, midis shokėsh, nė mjediset e njohura tė lagjes, nga bostanet, nga rema, nga ēikrikėt, nga lulishtja “Dėshmorėt e Kombit”, nė oborrin e shkollės qytetėse nxėnės i sė cilės ishte.
Ruajti miqėsi tė veēantė me moshatarin e tij Vexhi Buharaja. Kėtė miqėsi e kishte mbartur edhe nga fqinjėsia dhe hyrje-daljet familjare.
Pėr kėto vite, nė studimin hyrės tė veprės kushtuar Vexhi Buharasė, e cila u mblodh dhe u botua prej tij, midis tė tjerave, ai shkruan:
“Si shok i pandarė qė kam qenė me tė qysh nė moshėn e fėmijėrisė e nė vazhdim tė jetės sime deri dy javė para se tė ndahej nga ne, mė 5 korrik 1987, kur biseduam pėr herėn e fundit nė spitallin e Beratit, ku ndodhej i shtruar, pėr tė ruaj mbresa dhe kujtime tė paharruara.”
Edhe pse nga vitet ’40, tė shekullit tė kaluar, u detyrua tė largohej nga Berati dhe tė vendosej nė Tiranė, i ruajti lidhjet dhe nuk i shkėputi asnjėherė me qytetin e tij. Nė vendbanimin e ri, siē tregonte, i gjeti kėto lidhje edhe me beratas tė tjerė qė u vendosėn nė kryeqytet mbas lufte. Midis tyre veēonte Muhamet dhe Nusret Mehqemenė. Shprehte konsiderata tė veēante pėr poetin, bashkėshokun e tij dhe tė Vexhi Buharasė, Namik Mehqemenė, tė cilat i ka shprehur edhe nė shkrimet e botuara. Ai dha ndihmesė edhe nė zbulimin e krijimtarisė sė botuar tė Namikut, kur mėsoi qė unė po punoja pėr grumbullimin dhe studimin e saj.
Thotė shumė pėr kėto lidhje edhe njė letėr qė Vexhiu i dėrgon mė 3 janar1963 Ahmetit. Midis tė tjerash nė kėtė letėr shkruhet:
“Nuk e merr me mend gėzimin qė ndjeva kur munda tashmė, pas 20 e ca vjet pėrpjekje tė kota, tė hedh nė dorė Firdeusinė dhe kėtė nėpėrmjet teje. Ėshtė e kotė tė hyj nė arsyetime tė thella dhe aq mė tepėr nė komplimenta qė s’kanė pasur kurrė vend midis meje e teje. Vetėm nuk mund tė rri pa theksuar se nė qoftė se Firdeusi do tė njihet nė njė tė ardhme tė afėrme, nė vendin tonė, njė meritė e madhe nė mos kryesorja, ju pėrket juve, ty dhe Dritėroit. Dhe unė pres qė kėtė meritė tuajėn ta shfaq publikisht. Ėshtė e para herė qė Firdeusiu hyn nė Shqipėri dhe hyri duke tė pasur si urė kalimi ju tė dy.”
I tillė ka qenė Ahmet Kondo. Nuk e harroi Beratin dhe shokėt e vjetėr dhe tė njohur tė rinj, qė i shtoheshin ēdo ditė. Prandaj ishte i kudondodhur nė veprimtaritė shkencore dhe kulturore qė zhvilloheshin nė qytetin e tij, duke dhėnė, si i papėrtuar qė ishte, kurdoherė ndihmesė me kumtimet dhe studimet e pėrgatitura pėr kėto raste. Mund tė pėrmendim kumtimet pėr botimin e librit “Hapėsira tė kulturės islame”, rreth botimit tė “Shahnamesė”, intervistat pėr Vexhi Buharanė, etj. Si pėrfundoi studimet universitare pėr histori, punoi si punonjės shkencor nė Institutin e Historisė deri ditėn qė doli nė pension. Por edhe nė kėto vite tė paspunės nuk u shkėput nga krijimtaria botuese. Kohėt e fundit ka bashkėpunuar edhe me revistėn “Perla”.
Ahmet Kondo ėshtė autor i disa moniografive dhe e njė sėrė kumtimesh e artikujsh studimor. Midis tyre pėrmendim, monografitė Dora d’Istria pėr ēėshtjen kombėtare nė letėrkėmbimin e saj me Jeronim De Radėn, Ēėshtja kombėtare nė faqet e shtypit tė Rilindjes, Aspekte tė lėvizjes kombėtare nė letėrkėmbimin e Rilindjes, Vexhi Buharaja, njeriu, poeti, dijetari…
Ėshtė marrė me Jeronim De Radėn nė fushėn e publicistikės, midis tyre pėrmendim botimin Fiamuri i arbėrit (Ēėshtja kombėtare), artikujt “Njė gazetė e vitit 1848", Ēėshtja kombėtare nė shtypin e Jeronim De Radės, Jeronim De Rada nė opinionin publik evropian, Disa tė dhėna rreth gazetės sė De Radės “Shqiptari i Italisė”, Merita patriotike e Jeronim De Radės pasqyruar nė revistėn “Fiamuri i arbėrit” , si dhe pėr publicistikėn e botuar nė revistėn Drita – Ditutria, 1884-1885…
Ahmet Kondo do tė mbetet nė kujtesėn e qytetarėve beratas si njė studiues i pėrkushtuar, si njeri qė ndiente dashuri tė veēantė pėr vendlindjen, si njeri i dashur dhe i thjeshtė, karakteristikė e ruajtur nga tradita familjare beratase.

Agim Mehqemeja

Lajmetari:10.04.2006. |top | Commente | Printo / Mbylle Dritaren