Ankesė- Prefektit tė qarkut, z.Roland Bejko
I nderuar prefekt,
Nė kushtet e njė gjendje tė rėndė e tė stresuar e gjej tė arsyeshme tju
drejtohem juve si shpresa ime e drejtėsisė dhe vizionit tė sė ardhmes.
Quhem Tatjana Xhafa, banuese nė lagjen Llukan Prifti Kuēovė, e martuar
me 2 fėmijė. Jam diplomuar nė 1989 nė Ekonomi Financė.
Kam 17 vjet punė si financiere, ku nga 2000 e sot mbaj detyrėn e pėrgjegjėses
e degės sė financės nė laboratorin e naftės, tė kompanisė ARMO Sha Fier,
vend tė fituar me konkurim.
Jam e specializuar nga kjo kompani nė vitin 2002 pėr drejtim financiar.
Gjatė gjithė karrierės sime nuk kam asnjė vėrejtje apo masė administrative,
ku disponoj tė gjitha akt-kontrollet e drejt. kontroll. revisionit pėr punėn
time.
Jam njė nga kuadrot e parė tė demokracisė nė 1992, e zgjedhur tė punoj nga
Petrit Belliu. Familja ime rrjedh nga Eduard Dollanit, ku vėllai ėshtė mbėshtetės
i flaktė i PD-sė nė lagjen 6, Kombinat, Tiranė, anėtar i shtabit elektoral
tė deputetit Bujar Nishani dhe vėllai i burrit Astrit Xhafa, anėtar i PD-sė
Kuēovė nga 1991.
Kam 4 muaj qė goditem nga njė terror psikologjik i paparė nė rrugė, kafe,
institucione publike nga z. Shkėlqim Xhaferri, i cili ėshtė nė forumet e
PD-sė Kuēovė, me emrin e tė cilės mė sulmon pėr tė mė larguar nga puna,
si e majtė dhe se detyra i takon sė tij dhe kjo nė forumet e PD-sė Kuēovė
dhe me cilėsinė e mė tė fortit, mė tė pasurit, pasi vetė ėshtė drejtor nė
albtelekom, gruaja nė tatim -taksa dhe ushtron aktivitet privat si financiere
nė qendėr tė Kuēovės nė kundėrshtim me ligjin e konfliktin e interesave.
Ka arritur deri aty sa vetė quhet kryetar i PD-sė Kuēovė dhe paraqitet nė
drejtorinė time nga unė varem nė Fier, ku errėson figurėn time.
Nė emėr tė ligjit, tė drejtėsisė, familjes sime, rritjes dhe shkollimit
tė fėmiėjve tė mi, pasi paga ime ėshtė e vetmja mundėsi, se im shoq ėshtė
ushtarak nė reformė, kėrkoj tė ndalohen institucionalisht kėto propaganda
personale.
Kam besim nė figurėn tuaj,
me konsideratė pėr ju,
Tatjana Xhafa.
Lajmetari: 10.04.2006. |top | Commente | Printo
