Kronika e Beratit
kronika e numrit 135 date10 prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Foto: Materniteti

 

 

 

 

 

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Kronika

Protesta tė mjekve tė spitalit obstentrik-gjinekologjik

Protestė e personelit tė spitalit obstentrik-gjinekologjik tė Beratit kundėr njė urdhėri tė Ministrit tė Shėndetėsisė. Para disa ditėsh puna nė spitalin obstentrik -gjinekologjik tė Beratit ka nisur me njė tubim tė rreth 90 punonjėsve tė personelit shėndetėsor dhe sektorėve ndihmės tė kėtij spitalit tė cilėt kanė pasur pėr qėllim qė tė sensibilizonin opinionin kundėr njė urdhėri qė ka dhėnė Ministri i Shėndetėsisė z. Maksim Cikuli sipas tė cilit brenda datės 15 maj 2006 duhet tė transferohet nga godina ekzistuese nė ndėrtesėn e Spitalit Rajonal tė Beratit. Pas rreth 30 minutash tubim personeli ka filluar punėn. Nė spitalin Rajonal tė Beratit punimet pėr rikonstruksionin e tij janė bėrė tri vite mė parė nga njė investim i Komunitetit Europian nėpėrmjet Qeverisė Italiane. Investimet prej 1 milionė e katėrqind mijė dollarė kanė pasur pėr qėllim rikonstruksionin e mjediseve tė tė gjithė spitalit, pajisjen e tij me aparatura dhe aksesore shtesė nė pėrshtatje me spitalet rajonale evropiane dhe pėrqendrimin e tė gjitha shėrbimeve mjeksore brenda njė territori tė tij i mundshėm pėr kėtė qėllim.
Ky transferim duhej tė ishte bėrė qysh mė parė, por sipas specialistėve ėshtė zvarritur pėr tė mos krijuar probleme me personelin dhe punonjėsit e atjeshėm. Tashmė njė urdhėr i Ministrit nuk i lė shteg diskutimeve por vetėm veprimit pėr tė vensosur kėtė shėrbim brenda territorit dhe nė njė godinė me komleksin spitalor Rajonal tė Beratit.
Drejtori i spitalit rajonal tė Beratit, dr.Mikail Miti ka thėnė pėr median se gjithkush ka tė drejtė qė tė protestojė, por nuk ėshtė e drejtė qė tė protestohet kundėr njė pune tė mirė qė ka kohė qė ka nisur dhe duhet tė ishte pėrfunduar qysh mė parė. Janė dhėnė fonde pėr tė plotėsuar kushtet nė kėtė godinė tė spitalit rajonal pėr shėrbimin Obstentrik-Gjinekologjik dhe investimi ėshtė pėrfunduar qė para tri vitesh. Duhet tė ishte vendosur ky shėrbim kėtu dhe ėshtė zvarritur mė tepėr jo pėr cilėsinė e shėrbimit se sa pėr tė mos krijuar probleme tė tilla me ata qė nuk duan qė tė transferohen. Mendoj se asgjė tė keqe nuk ka ky urdhėr i Ministrit i cili ėshtė i mbėshtetur nė kushtet reale dhe kemi dhe ne mundėsitė mė tė mira qė do tė krijohen pėr atė shėrbim.

SPITALI RAJONAL GJINEKOLOGJIK NE BERAT, DREJT GREVES PA AFAT

Personeli i spitalit gjinekologjik do te hidhet ne nje greve pa afat nese Ministria e Shendetesise dhe Drejtoria e Spitalit Rajonal nuk do heqin dore nga ideja e transferimit te maternitetit nga qendra e qytetit ne spitalin rajonal. Personeli i ketij spitali ka grumbulluar firmat e 100 vetave te tij, ku aktualisht ky spital ka vetem 100 veta personel te mesėm e te larte qe sherbejne prej kohesh aty.
Shkak per kete greve eshte bere Drejtoria e Spitalit rajonal, e cila kerkon qe spitali (materniteti) te shperngulet prane ketij spitali. Sipas personelit te ketij materniteti behet e ditur se pavarėsisht gjendjes se renduar te ketij spitali te krijuar qellimisht nga vete drejtuesit e Drejtorise se Spitalit Rajonal, duke mos dhene fonde per rikonstruksionin e tij, ky veprim ka shkaktuar dhe rendimin e pjesshem te ketij spitali. “Ne jo se nuk pranojme se nuk duam, por se ambientet e krijuara enkas per vendosjen e maternitetit nuk jane te mjaftueshme per te strehuar grate qe kerkojne te kurohen dhe lindjet e shumta qe kryhen”. Sipas personelit te ketij spitali, behet e ditur se nje grua shtatzene ose nje grua qe eshte ne nje gjendje te renduar nuk mund te transportohet ne kat te katert, ku drejtoria ka vendosur kete repart shume te rendesishem. Kemi te bejme me dy jete njerezish, ate te nenes dhe te qelizes me te re te femijes.
Keto jane disa nga kundershtimet e personelit te ketij spitali qe e bejne kete personel te hidhet ne greve nese nuk do te gjejne perkrahje e nje zgjidhje konkrete. Tashme eshte caktuar personeli qe do te jete i gatshem ne rast te ndonje nevoje lindjeje dhe raste te tjera. Personeli eshte shprehur se nese nuk do te zgjidhen kerkesat e tyre, greva do te jete pa afat.

 

Lajmetari: 10.042006. |top | Commente | Printo