Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 13 date 10 prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Foto: Gjate te takimit

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Midis brigjeve tė ligjit dhe antiligjit

Kėto ditė u krijua nė qytetin e Beratit njė organizėm pėr parandalimin e krimit. Nė tė bėjnė pjesė drejtues tė institucioneve tė rėndėsishme si kryetarė bashkish dhe komunash, prokurorė, drejtorė tė drejtorive rajonale, pėrfaqėsues tė OJQ-ve, kryetari i qarkut dhe prefekti i Beratit
Pėr nga pėrbėrja ky organizėm ėshtė vėrtetė i fuqishėm dhe premton t’i vėrė frerėt krimit qė e ka lodhur kėtė rajon siē ka lodhur tėrė vendin. Pati fjalime entuziaste dhe paradė suksesesh nga tė pranishmit.
Shefi i njė OJQ-je qė merret me problemet e rendit, z.Sotiraq Hroni sė bashku me prefektin e Beratit z.Roland Bejko qenė organizatorėt e kėtij takimi promovues.
Pa dashur tė paragjykojmė kėtė komitet vendor tė luftės kundėr krimit, madje duke qenė i vetėdijshėm pėr arritjet e rėndėsishme tė policisė shqiptare kėta muajt e fundit, ku janė ndaluar disa nga krerėt e organizatave kriminale, pėr ta parė sa mė realisht egzistencėn dhe veprimin e kėtij komiteti pa dallime partiake (edhe krimi nuk ka ngjyrė partiake, ndonėse shpesh ka suport politik), them se ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve pėr ta parė problemin nėn njė dritė realiste.
Ky komitet mund tė bėjė shumė pėr parandalimin e krimit nėpėrmjet mekanizmave qė disponon, por lipset njė katarsis i dhimbshėm i tėrė shoqėrisė sonė.
Shqipėria noton nė njė det paligjshmėrie, ku nė vitet qė lamė pas i qe afruar shumė brigjeve tė ferrit (antiligjit). Qytetarėt shqiptarė votuan koalicionin liberaldemokrat pikėrisht pėr tė dalė nga kjo gjendje, qė do tė thotė se me votėn e tyre kėrkojnė qė vendi i tyre tė bėhet njė vend ku respektohet dhe zbatohet ligji, vend qė duhet tė tregojė me vepra se po shkon drejt brigjeve tė ligjit.
Qė tė ndodhė kthesa e madhe, duhet tė bėhet edhe katarsisi i madh . Qindra biznese kanė nė bazėn e tyre trafiqet dhe veprimet kriminale, qindra biznese mbulojnė krime ēnjerėzore gjatė vitit 97 dhe mė pas, qindra biznese janė ngritur nga vjedhja e parave tė firmave piramidale (paratė e qytetarėve shqiptarė).
Qindra biznese janė ngritur nga pėrfitimet e tenderave nė vitet 97- 2005, qindra biznese janė ngritur nga skllavėria e femrave dhe fėmijėve nėpėr trotuaret e Evropės, qindra biznese mbulojnė trafikun e drogės, qindra biznese janė ngritur duke pėrdorur terrorin, gjobat, pengmarrjen.
Atėhere si do tė parandalohet krimi, kur egzistojnė tė tilla ndėrmarrje qė kanė themel tė tyre krimin?!
Mund tė flasim nė shkolla pėr jetėn e pėrkorė, pėr shtetin ligjor, pėr … por njerėzit nuk janė as budallenj as tė verbėr. Ata i shohin hotelet modernė, lokalet miliona dollarėsh, makinat luksoze, fabrikat, pronat e mėdha, trashėgim nga veprimi kriminal. Para tyre fjalėt pėr respektimin e ligjit, pėr jetėn e pėrkorė, pėr kthimin e vendit nė ligjshmėri janė pa vlerė. Po ēfarė duhet tė bėjmė?
Parlamenti le tė vendosė sekuestrimin e ēdo biznesi dhe prone me burime kriminale. Nėse nuk mundet ky veprim atėherė tė shpallė amnistinė e pėrgjithshme. Tė paktėn tė thuhet se ndodhi ajo qė ndodhi, tani e tutje fillon viti zero i ligjit edhe nė Shqipėri.
Hipokrizia na ka lodhur mjaft edhe kur ėshtė e veshur me petka moderne nė dukje tejet civile.
Yzedin Hima

Lajmetari: 10.04.2006. |top | Commente | Printo