Kryetari i qarkut Pelivan Shatri zgjidhet nga socialistėt e fshatit
Ėshtė e vėshtirė tė mėnjanohet nga strukturat drejtuese Pelivan Shatri,
njeriu qė ka bėrė histori nė tė majtėn e Beratit gjatė kėtyre 16 vjetėve
pluralizėm politik.
Ndonėse me ulje e ngritje karriera politike e z. Pelivan Shatri ka qenė
konstante pikėrisht nė faktin se ai asnjėherė nuk ėshtė larguar nga Partia
Socialiste drejt partive derivate tė saj. Edhe kur e kanė flakur nga tė
gjitha strukturat e Partisė Socialiste siē ndodhi nė vitin 92-93, Shatri
vazhdoi tė punonte i qetė si socialist i thjeshtė.
Si programatist i thekur, socialisti Shatri ka pritur ditė mė tė mira, kthjellime
dhe kur ka parė se qe koha pėr sulm, nuk ka hezituar duke u ngjitur sėrish
lart, madje nė majat e pushtetit lokal si prefekt i qarkut tė Beratit, apo
krytar i qarkut aktualisht.
Shatri, kur nė vitin 90 nuk guxoje ti jepje dorėn njė anėtari tė PP-sė
se ta linte teserėn nė dorė, mori pikėrisht teserėn e Partisė sė Punės duke
ēuditur tė gjithė komunistėt dhe demokratėt. Mė pas ai u bė socialist.
Kohėt e fundit, sipas njė kombinimi tė realizuar nga individė qė e shohin
Shatrin si rival serioz pėr ēdo post partiak dhe pushteti, ai mbeti jashtė
derės sė komitetit drejtues tė PS-sė sė qytetit. U gjend nė rrugė tė madhe
njeriu qė ka goxha energji. Po kundėrshtarėt e tij nuk i kishin bėrė hesapet
mirė. Pelivan Shatri nuk ėshtė nga ata individė qė mund tė lihet jashtė,
qoftė edhe kur i mbyllen dyer e dritare.
Ai e gjeti mundėsinė pėr tė qenė sėrish nė krye, sėrish brenda, sepse Shatri
i di tė gjitha rrugėt qė tė ēojnė nė krye tė PS-sė. Konferenca e socialistėve
tė rrethit tė Beratit e zgjodhi z. Pelivan Shatri anėtar tė komitetit drejtues.
Ai doli i teti nė listėn me 41 anėtarė duke marrė 108 vota. Kundėrshtarėt
e tij te Partia Socialiste tė qytetit ngelėn pa frymė kur panė se Shatri
ėshtė sėrish nė majė tė kalit tė PS-sė.
Lajmėtari
Lajmetari: 27.03.2006. |top | Commente | Printo