Kronika e Beratit
kronika e numrit 133 date 27Mars 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Kronika e Javes shkurt

Bashkia ndryshon mėnyrėn e taksimit tė tregtarėve tė rrugės

Bashkia, nė bashkėpunim edhe me pėrfaqėsues tė tregtarėve tė rrugės dhe me aprovimin e kryetarit z. Fadil Nasufi, ka ndryshuar mėnyrėn e taksimit tė tyre: nga vjelja ditore e taksave, nė vjeljen e tyre mujore duke llogaritur 900 lekė pėr 22 ditė pune.
Kjo mėnyrė e re taksimi, sipas pėrfaqėsuesit tė zyrės sė tatim-taksave pranė bashkisė, bėhet pėr dy arsye: pėr tė lehtėsuar vjeljen e taksave dhe pėr tė shmangur ndonjė abuzim tė mundshėm. Meqė kėta tregtarė, janė me vende tė pėrcaktuara, pėr tė shmangur me tė vėrtetė ēdo mundėsi abuzimi, ėshtė e nevojshme, sipas radhės sė vendosjes nė tė dy krahėt e rrugės, tė bėhet regjistrimi i tyre. Duke ndjekur kėto lista, do t’u kėrkohet edhe llogari mbledhėsve tė kėtyre taksave. Ndryshe, po tė lihet nė dėshirėn e taksambledhėsve, lekėt e vjela s’kanė pėr tė mbėrritur kurrė tė plota nė arkėn e bashkisė.
Lajmėtari

BERAT, NDERTIMORJA RRAFSHON 160 OBJEKTE PA LEJE

Objektet pa leje qe u ndertuan vitet e fundit dalengadale po sheshohen sikur te mos kishin ekzistuar me pare. Policia ndertimore e Beratit ka ndermarre nje aksion per prishjen e rreth 160 objekteve, te cilat jane ndertuar nga banoret jashte kushteve qe parashikojne projektet e miratuara nga urbanistika e qarkut. Pas evidentimit te ketyre objekteve pa leje, policia ndertimore ne bashkepunim me prefekturen dhe qarkun e Beratit, e mbeshtetur edhe nga Policia e Rendit, kane filluar shkaterrimin e ndertimeve mbi kolektore, te cilat realisht jane bere shkak per permbytjen e banesave dhe zonave te tera periferike.
Ne oret e para te mengjesit, banoret kane pare fadromat e ndertimores qe prisnin te shkaterronin ndertimet e tyre ne linjen e kanalit kullues Ure Vajgurore Kucove. Kjo zone eshte epiqendra e permbytjeve ne rrethin e Kucoves. Drejtori i Policise Ndertimore te qarkut te Beratit, Rezart Dollani, eshte shprehur se tashme eshte vendosur perfundimisht qe te gjitha objektet pa leje te evidentuara ne kolektoret kryesore te shkarkimeve te ujerave do te shkaterrohen pa perjashtim. Gjithashtu, Dollani ka bere te ditur se pasi te perfundoje aksioni i prishjes ne kolektoret e kanaleve te kesaj linje, radhen do ta kene ndertimet pa leje ne fshatrat Kondesbalte, Pashatlli, Poshnje dhe Kutalli, si dhe ndertime mbi shtratin e lumit Osum te cilat jane bere premise per permbytjen e qytetit te Beratit e te Ures Vajgurore.
Sipas nje projekti qe disponohet nga kjo polici mesohet se fushata e fundit e prishjes se objekteve pa leje do te jete ne qytetin e Beratit e ne veēanti ne zonen muzeale.

Tė mendohet jo vetėm pėr ndėrtimet, por edhe pėr rrugėt

Nė lagjen “30-vjetori”, pranė stadiumit tė vjetėr, pėrballė zyrave tė Kesh-it, po ngihen pallate tė reja. Ndėrtuesit pėr tė shfrytėzuar sheshin e ndėrtijmit, po i ngrejnė pallatet duke mos menduar pėr infrastrukturėn e rrugės qė do tė lidhė tė gjitha pallatet rreth tyre, tė pėrcaktuara nga plani urbanistik.
Qytetarėt e shohin me shqetėsim bllokimin e kėsaj rruge qė do tė kalojė para kėtyre pallateve tė reja deri tek pallati i zyrave tė Kesh-it. I takon zyrės urbanistike tė bashkisė qė nė bashkėpunim edhe me ndėrtuesit, ta pėrcaktojė kėtė rrugė, sepse ajo duket e bllokuar. Ky do tė ishte shtegu i vetėm qė do tė lidhte tė gjitha pallatet me rrugėn kryesore dhe tė shmangte kalimin e banorėve nga shkallėt e stadiumit. Njė rrugė kjo e premtuar edhe nga ndėrtuesit e pallateve pranė kėtyre ndėrtimeve tė reja.

Nė hetim autori i mesazheve tė dashurisė

Kucove-Burime tė prokurorisė sė Beratit bėnė tė ditur se dy ditė mė parė kanė nisur hetimet pėr shtetasin Erion Xhaferri, 25 vjeē, lindur e banues nė qytetin e Kuēovės dhe pronar e tė vetmes diskotekė nė kėtė qytet. Sipas kėtyre burimeve, Xhafaj po hetohet nė gjendje tė lirė nėn akuzėn e “shpėrdorimit tė thirrjeve telefonike” e klasifikuar si vepėr penale pėr tė cilėn ai rrezikon gjobė deri nė dy vjet burg, ndėrsa do tė hetohet nė gjėndje tė lirė. Ermir Xhafaj,pronar i pub-it nė qėndėr tė qytetit pėrballė bashkisė sė Kuēovės, ėshtė marrė nė ndjekje penale nga prokuroria e Beratit, pas kallzimit tė bėrė nga 18 vjeēarja A. A., banore e qytetit tė Kuēovės, tė cilės ai i bėnte mesazhe dashurie, tė turpshme e kėrcėnuese. Vajza ka denoncuar nė komisariatin e Kuēovės pasditen e sė dielės sė kaluar , duke thėnė se nuk e njihte personin qė prej ditėsh i dėrgonte mesazhe pa fund, duke e bezdisur e kėrcėnuar. Denoncimi i vajzės nuk ka qenė i vėshtirė pėr t’u verifikuar. Me aparatin e saj celular nė duar, furgoni i forcave tė gatshme ka shkuar menjėherė nė pab-in e 25 vjeēarit, ka kryer njė kontroll tė imtėsishėm tė kėtij lokali dhe mė pas ka verifikuar celularin e tij. Nė tė janė gjetur tė pa prishur tė gjitha mesazhet qė ai i kishte dėrguar 18 vjeēares, tė cilat sė bashku me celularin i janė dėrguar organit tė prokurorisė sė Beratit nė cilėsinė e proves sė pa kundėrshtuar. Xhaferri e ka pranuar edhe vetė akuzėn e bėrė nga denoncuesja e tij, por qė kėto i kishte bėrė qė ajo tė pranonte dashuruar dashurinė e tij.

Lajmetari: 27.03.2006. |top | Commente | Printo