Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 134 date 03 prill 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

HOME NEWS EDITORIALE

Matura Shtetėrore, akt reformues i shkollės sonė

Njė nga shqetėsimet e mėdha aktualisht pėr grupet e interesit nė shkollė ėshtė Matura Shtetėrore. Aplikimi i praktikės sė Maturės Shtetėrore nė shkollat tona tė mesme kėtė vit ka shqetėsuar maturantėt, prindėrit e tyre, mėsuesit, drejtuesit e shkollave tė mesme, drejtuesit e institucioneve arsimore. Ky shqetėsim ėshtė i natyrshėm, sepse do tė zbatohet pėr herė tė parė njė formė tjetėr vlerėsimi pėr maturantėt dhe njė formė tjetėr pranimi nė universitetet e vendit. Nė fakt Matura Shtetėrore do t’i kthejė dinjitetin e humbur tė gjithė hallkave tė sistemit tonė arsimor. Tani e tutje ēdo nxėnėsi qė synon tė shkojė nė universitet do t’i duhet tė punojė shumė qė nė ciklin e ulėt tė shkollės 9- vjeēare e deri ditėn e dhėnies sė Maturės Shtetėrore. Ndryshe ky nxėnės do tė dėshtojė nė provimet e kėsaj Mature dhe nuk do tė mundė tė shkojė nė universitet. Provimet e Maturės Shtetėrore kėrkojnė formim nė lėndėt qė do tė jenė provim i detyruar dhe nė ato me pėrzgjedhje. Indiferenca nė orėt e mėsimit ėshtė me pasoja tė pariparueshme qė nė klasat e 9 vjeēares. Largimi nga orėt e mėsimit nė shkollėn e mesme, dukuri mjaft shqetėsuese deri sot, do tė shmanget, sepse ėshtė i sigurtė dėshtimi nė Maturėn Shtetėrore. Po kėshtu do t’i kthehet dinjiteti i humbur edhe universiteteve, sepse nė shkollėn e lartė do tė shkojnė ata nxėnės qė kanė njė formim pėr tė qenė studentė, jo si deri tani, kur nė degėt mė tė preferuara nuk shkonin nxėnėsit me formimin mė tė mirė, por ata qė nuk kishin asnjė lloj formimi, por prindėrit e tyre kishin aftėsi tė mirė paguese te komisionet e pranimit.
Me futjen e krediteve tė notės mesatare tė shkollės sė mesme, kjo merr rėndėsinė qė i takon. Kėrkesat e shkollave tė larta pėr kandidatėt me mė shumė kredite nė lėndėt e pėrcaktuara nga fakultetet do tė rrisė mjaft ndjenjėn e pėrgjegjėsisė te prindėrit, nxėnėsit dhe mėsuesit. Provimet e Maturės Shtetėrore do tė ndalin vėrshimin e atyre nxėnėsve me formim tė dobėt nė shkollėn 9 -vjeēare dhe do t’i drejtojė ata drejt shkollave profesionale.
Pėr shkak se zbatohet njė praktikė krejt e re nė shkollat tona tė mesme dhe pranimi nė universitet, ėshtė i ligjshėm shqetėsimi i prindėrve , nxėnėsve dhe gjithė grupeve tė interesuara. Nxėnėsit e zellshėm qė kanė punuar sistematikisht janė tė privilegjuarit e Maturės Shtetėrore. Ata nuk kanė asnjė arsye tė shqetėsohen, pėrkundrazi. Duhet tė shqetėsohen nxėnėsit qė nuk kanė punuar gjatė viteve, nxėnėsit qė i kanė mbushur regjistrat dhe dėftesat me nota fiktive, ata qė janė larguar nga orėt e mėsimit, ata qė janė diferencuar padrejtėsisht nga mėsuesit etj. Tė hollat e hequra mėnjanė nga prindėrit pėr tė marrė tė drejta studimi duke paguar nėn dorė zhvleftėsohen nga Matura Shtetėrore. Ata prindėr duhet tė jenė vėrtetė tė shqetėsuar.
Yzedin Hima

Lajmetari: 03.04.2006. |top | Commente | Printo