Letrare e Beratit
kronika e numrit 133 date 27 Mars 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Foto:

 

 

HOME NEWS SPORT

“Tomori”, humbja qė kushton shtrenjtė

Skuadra beratase e futbollit, Tomori, ndeshjen e radhės e luajti nė transfertėn me Turbinėn e Cėrrikut. Njė ndeshje, kjo, qė ishte konsideruar jetike pėr futbollistėt beratas, tė cilėt prej kohėsh ndodhen midis dy alternativave:
Tė dalin nė superligė apo tė qėndrojnė aty ku janė! Pikėrisht, humbja me Turbinėn ka pėrbėrė “tėrmetin” shumėballėsh qė ndoshta do ta lėrė “Tomorin” aty ku ėshtė, pra nė ligėn e parė. Pėr tė qėnė realist, nė takimin me Turbinėn futbollistėt e “Tomorit”, pėrjashto dy – tre vetė, nuk treguan asnjė vlerė, duke luajtur tė shpėrqėndruar e tė nervozuar, pa asnjė ide apo skemė tė qartė, gjė qė e shfrytėzoi mjaft mirė ekipi kundėrshtar.
Tė luash 90 minuta futboll e tė mos godasėsh njėherė portėn,ėshtė vėrtetė e dhimbshme pėr njė skuadėr qė pretendon tė bashkohet me grupin elitar. Vėrtetė qė terreni ishte shumė i rėnduar dhe arbitrimi ndikoi shumė nė ecurinė e takimit, por gjithsesi nuk mund tė justifikohet kjo me atė nivel tė dobėt loje. Cėrrikasit shėnuan njė gol tė anulluar nga gjyqtari kryesor Bogdani si dhe goditėn 2 herė traun e portės sė Bytyēit, ndėrkohė qė bilanci i beratasve ėshtė shumė i varfėr.
Me gjithė pėrpjekjet e dy tė rinjėve P. Arbri dhe Lamnica forca goditėse ishte pothuajse nė nivelin zero. Pėrjashto Fanin, Bytyēin nė mbrojtje dhe P. Arbrin nė sulm, tė cilėt treguan diēka nga arsenali i tyre tė tjerėt ishin hija e vetvetes. Turbina, ndoshta mori hakun kur u mund nė Berat 1:0, tregoi forcė dhe karakter deri nė fund tė takimit. Momenti i golit tė avantazhit shėnuar nga Shala nė minutėn e 73’ tė takimit, ndoshta ėshtė pėr t’u diskutuar, pasi dy sulmues vendas shtynė portierin Bytyēi dhe Shala shėnoi i lirė, por gjyqtari Bogdani i ndodhur nėn trysninė e tifozėrisė vendase, e priste kėtė rast dhe nuk hezitoi tė miratonte golin. Pas goli situata gati sa nuk doli jashtė kontrollit, madje futbollistėt e Tomorit nė mėnyrė tė pakuptimtė, dialoguan gjatė me gjyqtarin duke bėrė edhe figurė tė keqe, ndėrkohė qė duhej tė kėrkonin golin e barazimit pasi kishte mbi 20 minuta lojė.
Sikur tė mos mjaftonte kjo, tėrheqja e futbollistėve nga fusha pėr gati 7 minuta, ishte njė veprim i nxituar qė gjithsesi nuk duhet tė ndodhte. Dihet qė gjykimi ėshtė njė problem i kontestuar dhe shkak pėr incidente, por nuk ėshtė se fiton gjė me revolta kur mė e rėndėsishmja ėshtė marrja e pikėve.
Tomori humbi njė takim, humbi vlera nga arkivi i tij, rrezikoi seriozisht hyrjen nė superligė. U takon strukturave pėrkatėse qė tė analizojnė situatėn e krijuar dhe tė rikthejnė imazhin e humbur prej disa muajėsh. Asnjėherė nuk ėshtė vonė pėr tė reflektuar, nė tė kundėrtėn situata do tė dalė jashtė kontrollit.

Pėrgatiti faqen Rushan Dosti

Lajmetari:27.03.2006. |top | Commente | Printo