Partia Socialista e Beratit zgjedh kreun e PS-se per fshatin
Agronomi Refat Harizi zgjidhet nė krye tė PS-sė sė komunave.
Humb Bashkim Ēela, i cili, ndonėse jeton nė qytet kandidoi
pėr kreun e PS-sė sė fshatit
Pas votimit njė anėtar njė votė nga socialistėt e komunave, u zgjodh
ditėn e shtunė nė mbrėnje kryetari i Partisė Socialista pėr fshatin z. Refat
Harizi.
Nė konferencė merrnin pjesė kryetari i PSSH-sė z.Edi Rama, deputetėt .Arta
Dade dhe Erion Braēe.
Takimin e hapi biznesmeni Meleq Kora. Mė pas fjalėn e mori kryetari i PSSH
Edi Rama. Midis tė tjerave ai u shpreh: Ėshtė njė moment tjetėr i rendesishėm
nė jetėn e PS-sė tė Beratit zgjedhja e ekipit tė ri drejtues tė rrethit,
pas ēeljes sė kapitullit tė parė tė reformave nė PS dhe ndarjes nė dy pjesė
tė partisė, nė parti e cila do tė jetė e fokusuar nė problemet e qytėtit
dhe nė parti qė do tė jetė e fokusuar nė problemet e fshatit.
Jam i kėnaqur qė edhe anėtarėt qė kishin dyshimin e tyre tė natyrshėm pėr
kėtė ndarje tani e kanė kuptuar se kjo ėshtė njė ndarje qė i shėrbeu forcimit
tė partisė dhe rritjes sė punės.
I shėrbeu afrimit tė partisė me qytetarin.Kjo ndarje ėshtė njė ndarje qė
do tė garantojė fokusimin e partisė nė problematikėn e qytetit dhe tė fshatit,do
tė garantojė gjithashtu dhėnien nė duar tė tė gjithė socialistve tė fshatit
tė njė mandati tė plotė dhe tė njė strukture nė dispozicion tė tyre pėr
tė trajtuar me mė shume vėmendje dhe me mė shumė kontakte tė drejtėpėrdrejta
me fshatin pėr tė gjitha ato probleme serioze, tė thella tė mbetura pa zgjithje.
Nė zonat rurale tė vendit shihet njė potencial i madh dhe i pashfrytėzuar
pėr tė ardhmen e Shqiperisė europiane.
Duke zgjedhur sot kryetarin e ekipit drejtues ne praktikisht do te fillojmė
njė punė specifike pėr tė komunikuar drejpėrdrejt me njerzit qė mezi nxjerin
bukėn e pėrditėshme dhe qė sot kan ngelur nė mėshirė tė fatit pėr shkak
tė njė qeverisje, e cila filloi tė numėroi ditėt e veta me njė mashtrim
spektakular qė Iu bėri fshatarėve lidhur me akcizėn e naftės.
Sot ne kemi mbi krye njė qeveri tė unit ,sot ne qeverisemi nga uni i kryeministrit,
i cili e ka kthyer pushtetin nė qėllim nė vetėvete pėr tė imponuar gji-thėēka.Kėsaj
qeverisje tė unit, kėtij sulltanati tė ri qė po krijohet jashtė ēdo parimi
tė bashkėjetesės demokratike mes tė ndryshmėve, kėtij regjimi qė po instalohet
duke hequr pėr ditė nga vendet e punės jo tė korruptuarit dhe tė pa- aftėt.
po ata tė cilėt janė tė ndryshėm, ata tė cilėt nuk janė as tė pėrbetuar
as tė zotuar pėrpara flamurit tė PD-sė, ne do ti vendosim pėrballė barikadėn
e komunitetit, do ti vendosim pėrballė forcėn e njė interesi qė ėshtė gjithėnjė
e mė i pėrbashkėt, jo vetėm i socialistėve, por i gjithė qytetarėve dhe
fshatarėve, tė cilėt, tė mėsuar me standarte lirie, nuk mund tė kthehen
mbrapsht dhe tė rivihen nėn presionin e pėrditshėm tė njė qeverie tė unit.
Beteja jonė sot ėshtė betejė me armikun e votės sė lirė. Berisha nuk di
tė bėjė asgjė tjetėr pėrveē asaj qė bėri nė 26 maj.
Kjo qė ne po bėjmė sot ėshtė betejė kundėr armikut tė votės sė lirė, tha
midis tė tjerave z.Edi Rama, kryetari i Partisė Socialista.
Lajmetari
Lajmetari: 27.03.2006. |top | Commente | Printo
