Simsia : Zogjtė filluan tė fluturojnė nė qiellin e kaltėr, duke lajmėruar
se pranvera e vertetė filloi tė vinte...
BRONX HOUSE - NEW YORK: Diten e diel pasdite ne Nju Jork, ne njeren prej lagjeve me te populluara me shqiptare, ne Bronks, komuniteti yne perjetoi edhe nje ngjarje tjeter te rendesishme kulturore -artistike. Shkrimtarė, poetė, artistė, adhurues te shumte te librit shqip ne diaspore, moren pjese ne promovimin e librit Le te jem une Zamira... te shkrimtarit te njohur shqiptaro amerikan Pierre Pandeli Simesia. Aktiviteti, u organizua ne njeren prej mjediseve te qendres kulturo artistike Bronx House ne Nju Jork, nga Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane Motrat Qiriazi dhe kishte per qellim qe me anen e ketij aktiviteti te vinte ne pah vlerat e verteta te ketij krijuesi.
Elmira Muja, aktiviste e dalluar e Organizates se Gruas Shqiptaro-Amerikane Motrat Qiriazi, ēeli permovimin e librit te Simsise, nen tingujt e orkestrimit te mjeshtrit te muzikes sone, kengetarit te njohur shkodransuperstarit Frederik Ndoci, duke thene se: Eshte fat qe komuniteti shqiptar ne Nju Jork ka ne mesin e tij me dhjetėra krijues, qe tashme me profilin e tyre po e krijone edhe fizionominė e tyre nepermjet prozes apo poezise, duke zene nje vend te nderuar ne fondin e letersise shqipe brenda e jashte atdheut. Anetari i Lidhjes se Shkrimtareve ne SHBA, Pierre Pandeli Simsia, krahas shkrimeve te shumta ne shtypin periodik shqiptar te kohes, ne veren qe kaloi doli para lexuesit shqiptar,- tha ajo,- me vellimin me tregime Le te jem une Zamira. Duke qene pjesėtar i shoqerise ku ka mbizotėruar mentaliteti i se kaluares, zoti Simsia,- tha z. Muja,-na sjell kesaj radhe kaq prane copeza jete, qe vijne ne kujtesen tone, me te gjitha ngjyrat dhe drite-hijet. Me kete liber secili nga ne e ndien veten si nje personazh i caktuar i tregimeve te tij. Ne tregimet e Simsise parakalojne para nesh ngjarje dhe njerez nga perditshmeria jone. Personazhe, qe ndonese me fate te njejta, mbartin botekuptime te ndryshme dhe kjo nga fakti i ndryshimit te filozofise se botekuptimit per jeten.
Le te jem une Zamira
Poeti Mehill Velaj, n/kryetar i Lidhjes se Shkrimtarėve Shqiptare ne Amerike, duke drejtuar promovimin e ketij libri, shfaqi nje kenaqesi te veēante pėr librin e shkrimtarit Pierre - Pandeli Simsise, me titull Le te jem une Zamira...: Ne,- tha ai,- ndjehemi krenarė per vepren letrare te kolegut tone, mikut dhe shokut tone. Duke lexuar librin e poetit, shkrimtarit, gazetarit, publicistit, shokut e mikut tone, ska sesi te mos ndjehemi shume me afer njeri- tjetrit. Meditojme dhe kujtojme te kaluaren tone, e shohim perpara drejt te ardhmes sone. Kryetari i Akademis Shqiptaro - Amerikane tė Shkencave, Prof. dr. Skender Kodra, Ph. D., pos krjimtarise se autorit, gjeti rastin te pergezoje edhe organizatorin e ketij permovimi, Organizaten e Gruas Shqiptaro-Amerikane Motrat Qiriazi. Aktivitete te tilla ne komunitet, kane nje domethėnie te madhe,- tha doktor Kodra. - Ato jo vetem po e mbajnė gjalle frymen krijuese te shkrimtareve e artisteve shqiptarė, gje qe u mungoi per vite shqiptareve te Amerikes, por edhe po ngrene tash edhe vlerat e letersise shqipe ne diaspore. I tillė,- tha ai,- eshte per ne dhe Simsia, anetar i Lidhjes se Shkrimtarėve Shqiptare ne Amerike, me librin me te ri Le te jem une Zamira. Libri i Simsisė, eshte teper hyjnor, natyral, i shenjte, me shpirt, i dhimbshem, i prekshem e i ndjeshem, ai na bashkon ne shume fragmente te gjitheve ne qe i kemi jetuar ato episode te shkruara aq bukur nga autori,- shprehet nder te tjera, kryetari i Akademisė Shqiptaro - Amerikane tė Shkencave, Prof. dr. Skender Kodra, Ph.D..
Ndėrkaq, shkruante ne letren pershendetese dr. Namik Shehu, i uroj atij suksese te merituara per librin e tij Le te jem une Zamira..., Simsise, duke i shprehur edhe nje konsideratė te sinqertė dhe nje respekt te veēante per arritjen edhe me te frytshme e me te begatshme ne fushen e letersise. Ne kete liber, zoti Pandeli, na paraqitet nje tregimtar i natyrshem ne pershkrimin e tij me shtate episode. Njera me interesante dhe me terheqese nga tjetra. Ai shkruan me nje mjeshtri te veēante dhe te pasur. Me nje lokuilence mjaft te logjikshme, ai na ben per vete neper shtjellimet e ngjarjet e treguara, percaktohet dr. Namik Shehu, i cili, per arsye shendetesore, nuk arriti te marre pjese ne kete permovim, por kishte derguar pershendetjen me shkrim.
Me pas Dr. Shehu, shkruan: E lexova librin per kureshtje, per heren e pare, tė dyte dhe te trete Per heren e dyte u shtyta ta lexoja, se me pelqeu ne aspektin e trajtimit te problemeve, menyren e rrjedhshme te tregimeve. Per se treti, e ndjeva te nevojshme ta lexoja per ta pasur me afer e per ti pervetesuar mendimet dhe shprehitė, gjuhen e zgjedhur qe ka perdour autori, per te perjetuar ngjarjet e jetes. Dr. Namik Sheu thote: Shumica e tregimeve jane te reja qe na mbushin me nje moral te shendoshė e na pastrojnė dhe na largojnė nga gjerat e liga duke na shtuar dhembshurine e njohur me vlerat fetare, familjare e shoqerore. Ai na ben te ndjeshem te nxjerrim lot ngushellimi, per tu bashkuar deri tek vuajtjet e personazheve ne liber. Ne nje tregim mbushesh me shprehje njerezore dhe pasurohesh me dashuri njerezore si dhe me urrejtjen ndaj fatkeqesive. Ne tregimin Episodi ne kerkim te varrit, mbushesh plot me emocione te ndjeshme qe dalin nga zemra me plakosjen e ngjarjeve te shkruara nga autori, ku ai tregon ngjarje nga me tragjiket. Qysh nga vdekja e burrit, nga vrasja e djalit ne kufi, qe nuk i dihej as varri e tj. e tj. Mirepo,- shkrun Shehu,- autori ka arritur te gershetojė me mjaft mjeshteri historinė familjare e komplekse midis brezash. Ai kujton me mbresa e dashuri, kujtimet e perjetuara qe i kane lene ato atij. Kurse tregimi Biografia, tregon me te njejtenngjyre ate qe shperndau ai regjim, pasojat e vuajtjet e asaj shoqerie. Familjen e la pa burre, femijet e tyre i la pa shkollė dhe pa dituri e ne depresion. Nena u vdiq nga semundja duke u bere keshtu shkak i
emocioneve dhe tragjedive te medha. Ndersa tregimi kryesor Le te jem une Zamira, na duket si nje romance e jetes prej rinise e deri ne ditet tona. Me kete shkrim autori, perpiqet te na shkarkojė nga zakonet e vjetra dhe ndikimet frenuese. Ndersa ne tregimin Arturi pershkruhet jeta e nje emigranti shqiptar. Ky permovim, qe po behet sot ne Nju Jork, i bashkohet atij permovimi te madh qe iu be atij ne atdheun e tij ne Shqiperi, duke na u paraqitur si nje shkrimtar me prespektin dhe qe lexohet me kurreshtje,- shkrunate Dr. Namik Shehu, n/kryetar i Akademis Shqiptaro - Amerikane e Shkencave .
Ne librin e Simsise, gjejme kudo personazhe te ndertuara bukur dhe te shprehuara me nje gjuhe shume te thjeshte. Me gjuhen e kendueshme shqipe, ai na njeh me ato personazhe qe u indetifikuan ne Shqiperine e asaj kohe, si me vuatjen dhe me dhimbjen qe kaloi ajo shtrese, tha nder te tjera ne fjalen e tij gazetari shqiptaro - amerikan, editori i gazetes shqiptaro amerika e Illyria, z Dalip Greca. Tom Paloka, shkrimtar e gazetar, tregon se libri i ka lene pershtypje per sistemimin dhe tregimin e qarte e te paster. Aktori e dramaturgu i njohur Xhevat Limani, i cili e pershendeti kete permovim me poemen Gjuha shqipe, thote se nje shkrimtar duhet te gjeje ne radhe te pare ate gjuhe konkrete, qe e dallon nga shume shkrimtarė te tjere. Simsia, sipas tij, eshte njeri prej atyre shkrimtareve qe duke e njohur metoden, qasjen, di shume bukur ate se ēfare do te thote e bene me lehtesi ne te shkruarin e ketij libri.
Pershendeten, kolegun e tyre me plote perzemersi, dashuri e respekt, gjithashtu edhe poetja intelektuale Kozeta (Keze) Zylo, poetja shkrimtare Iliriana Sulkuqi, poeti Nexhat Imeraj e shkrimtari, gazetari e publicisti i njohur z. Skender Shkupi, diplomat e ish- ambassador i Shqiperise ne Ankara (Turqi). Aktivisti i komunitetit Sali Bollati i shoqates Ēameria, inxhinier Shaban Arif - Gashi i shoqates Peja, anetar i kryesise se Akademis Shqiptaro - Amerikane tė Shkencave, humurosti Agim Sula e tė tjerė.
Dy fjale prej autorit: Pierr - Pandeli Simsia
Vete autori Pierr - Pandeli Simsia, shprehu fjale miradie per organizatorin e ketij promovimi dhe koleget e lexuesit e librit. Simsia, falenderoi me kete rast organizatorin e ketij promovimi per kete moment kaq poetik qe ka zgjedhur ajo ne kete promovim. Pranverė ne liber, pranverė ne diten e promovimit. Erdhi pranvera,- thote Simsia,- sa shume e kemi pritur kete pranvere, pranveres qe me shume se kush i kendoi edhe kengetari Tonin Tershana, ne Festivalin XI te kenges ne Radio -Televizion. Pranvera atėhere ishte e zymte me re te murrme, deri sa kaluan edhe vitet 70 dhe filluan cicerimat e para te dallėndysheve. Ne menduam se erdhi pranvera e shumepritur, kur pame disa re te bardha te vogla, ato copeza shprese te fluturojne ne qiellin e kalter. Por shpejt ato re u kthyen nė nje shi te stuhishem qe do te sillte furtunen e madhe me prerje kokash intelektualesh dhe artistesh. Duhet te vinin fillimvitet 90-te, atehere kur zogjet filluan te flututrojnė ne qiellin e kalter dhe lajmeruan se pranvera e vertetė filloi tevinte. Dhe ja tani, per fatin tone, jetojme ne ate bote qe enderruam dhe kurre nuk e shijuam ne rinine tone.....
Lajmetari:20.03.2006. |top | Commente | Printo
