POLICET E BERATIT KANE NJE VIT QE SMARRIN ORET E NATES
Policet e sherbimit ne komisariatin e policise se Beratit kane nje vite qe
smarrin oret e sherbimit te nates ose ndryshe oret suplementare edhe pse
ata e kane kerkuar kete te drejte qe u takon me ligj. Policet jane shprehur
per gazeten se nuk e kuptojne pse nuk u paguhen keto ore pune qe ata i kryejme
si ne stinen e dimrit dhe ate te veres ne kushte teper te veshtira. Disa police qe kane qene ne ndihme te stines se veres ne sezonin e plazhit ne qytetin bregdetar te Vlores kane patur veshtiresi ne marrjen e dietave. Policet jane shprehur se nuk kane te drejte askush te zvarrise marrjen e lekeve te sherbimi: Kemi femije per te ushqyer, jemi kryefamiljare dhe e vetmja e ardhur jane vetem rrogat tona dhe asgje tjeter.
Pengesa kryesore per mosmarrjen e lekeve eshte ministria, e cila justifikohet se nuk ka fonde per ti paguare keto leke qe u takojne me ligj. Burime nga drejtoria e policise bejne te ditur se disa here eshte bėrė prezente ne ministrine perkatese, por eshte marre e njejta pergjigje: nuk ka fonde.
Disa police jane shprehur se ne nuk duam tia dime per justifikimet e ministrise, ne kemi bere punen, duam leket. Nuk eshte nje muaj dhe mund te presim, por eshte nje vit i tere qe ne na mbajne me shpresa per te marre djersen e punes sone.
.
Mund tė mos licensohen firmat qė nxjerrin gurė dekorativė
Mund tė mos licensohen firmat qė nxjerrin gurė dekorativė nė shpatin e malit Tomor po qe veprimtaria e tyre shkak pėr ndotjen e ujėsjellėsit qė furnizon me ujė tė pijshėm Beratin dhe Policanin, kjo ka qenė deklarata qė ka bėrė dje nė Bogovė njėri nga inspektorėt e ardhur me grupin e specialistėve tė Ministrisė pėr Mjedisin pas kėrkesave qė ka bėrė prefekti i Beratit nė lidhje me shqetėsimin nė furnizimin me ujė tė ndotur nga ujėsjellėsi i Bogovės.
Dritan Arapi, pasi ka bėrė inspektimin nė grup pėr problemin nė fjalė, ėshtė shprehur se megjithėse nė karrierėn e malit janė tė licensuara dhe punojnė 12 firma, ato nuk janė pajisur me lejen e vitit 2006 dhe pasi tė verifikohet se ato nuk janė shkak pėr ndotjen, do tė jepet leja e pėrvitshme pėr kėto veprimtari.
Pritet qė njė tjetėr komision specialistėsh nga Instituti i Fizikės Bėrthamore, i pėrbėrė me specialistė tė minierave dhe hidrikės tė bėjnė matjet dhe provat pėr tė pėrcaktuar shkakun e turbullirės sė burimit tė Bogovės sa herė qė bien rreshje dhe nė rubinetat e konsumatorėve rrjedh uji me dhera qė ėshtė i papėrdorshėm.
Ne nuk mund tė lejojmė qė tė mosfunksionojė ujėsjellėsi mė i madh pėr dy qytete pėr shkak tė veprimtarisė sė disa firmave qė nxjerrin pllaka nė mal, ėshtė shprehur prefekti Roland Bejko, por ndėrhyrja do tė bėhet vetėm kur kėtė gjė ta pėrcaktojnė specialistėt dhe jo me preference apo hamendje ka thėnė ai.
Nė ditėt kur bienė rreshje burimi i Bogovės bėhet i papėrdorshėm pėr shkak tė dherave qė depėrtojnė nė tė. Mendohet se shkak pėr kėtė janė gropat e hapura nė shpatin e malit nė afėrsi tė burimit nga nis ujėsjellėsi. Nė periudha tė tilla me rreshje si kėto ditė qė kanė kaluar, popullsia e qyteteve Berat dhe Polican nuk pėrdorin ujin e rubinetave. Akoma mė keq edhe pasi pushojnė rreshjet duhen ditė qė tė pastrohen tubacionet dhe depot e ujit pėr shkak tė inerteve qė kanė pėfunduar aty, gjė qė vėshtirėson punėn dhe rrit shpenzimet e ujėsjellėsit, por edhe zgjat kohėn pėr tė furnizuar me ujė tė regullt konsumatorin nė rastin mė tė mirė sikur shirat tė mos bienė mė.
Lajmetari: 20.03.2006. |top | Commente | Printo
