Kronika
Dosjet e firmave fantazmė shkojnė nė prokurori
Ndjekje penale pėr dy firmat qė kanė marrė me koncension rrugėt rurale nė
qarkun e Beratit. Dyshimi shkon deri aje sa Banka Botėrore ka bėrė kontrata
me firma fantazmė pėr tė lėvruar fondet pa kryer punime nė rrugėt e dhėna
me koncension. Ėshtė kėshilli i qarkut Berat ai qė ka dhėnė alarmin pėr mosekzistencėn e firmave qė kanė marrė fondet pėr dy rrugėt Lapardha Lumas dhe Berat- Sinjė. Pėrveē njė shkrese nga Ministria pėrkatėse, asnjė punė nuk ėshtė kryer. Asnjėra prej tyre nuk ėshtė paraqitur pėr tė kryer punime dhe aq mė keq qė tė dyja nuk figurojnė qė tė jenė subjekte tė regjistruara nė organin tatimor nė rrethin pėrkatės sipas deklarimit. Denoncimi nė fjalė ka bėrė qė prefekti i Beratit z. Roland Bejko pas verifikimit tė shqetėsimit tė specialistėve tė kėshillit tė qarkut dhe nė ndjekje tė njė shkrese qė ky kėshill i ka dėrguar Ministrisė sė Brėndshme dhe prefektit, ka bėrė kallėzimin penal ndaj firmave fantazėm dhe veprimeve tė papėrgjegjshme pėr lėvrimin e fondeve nga Banka Botėrore nėpėrmjet projektit Mirėmbajtje tė rrugėve rurale.
Qė prej shtatorit tė vitit 2004 e deri tani kur ka akoma edhe pesė muaj qė tė pėrfundojė kontrata e koncensionit pėr rrugėn Lapardha Lumas 12 kilometra e gjatė, firma Tony nuk ka kryer punime nė atė segment, ndėrsa sipas shkresės nr. 39, dt. 03 janar 2004 tė Ministrisė sė Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, rruga ėshtė pėrfshirė nė projektin e mirėmbajtjes sė rrugėve rurale tė financuara nga Banka Botėrore me njė fond 240 milionė lekė. Sipas drejtorit tė investimeve nė qarkun e Beratit z. Luan Abedini nė segmentin nė fjalė nuk janė kryer punime mirėmbajtjeje dhe gjendja ėshtė tepėr e pėrkeqėsuar, ndėrsa njė firmė e tillė nga interesimi ynė nuk ekziston nė organet tatimore.
Duket se fondi nė fjalė ėshtė destinuar pėr firmė fantazmė, ndėrsa gjendja e rrugės ėshtė pėrkeqėsuar, sepse mirėmbajtja e saj nuk ėshtė nė inventarin e kėshillit tė qarkut nė fondin e rrugėve rurale pėr dy vitet sipas kontratės.
E njėjta praktikė ėshtė pėrsėritur sė fundi edhe me njė tjetėr segmet tė rrugės rurale, atė Berat-Sinjė, e cila sipas njė shkrese tė Ministrisė sė Brėndshme me Nr. 373/1 prot, dt. 25 tetor 2005, mirėmbajtja e rrugės me gjatėsi 25 kilometėr do tė jetė me koncension e financuar nga Banka Botėrore me njė fond 270 milionė lekė.
Sipas z. Luan Abedini kontrata e koncensionit ėshtė bėrė me njė firmė tė quajtur JV Kriger shpk & Eriku shpk Fier. Po sipas Abedinit firmat nuk kanė kryer asnjė punim mirėmbajtės, megjithėse rruga ėshtė bllokuar disa herė, ndėrsa intersimi i kėshillit tė qarkut pranė organeve tatimore Fier ka rezultuar se firmat kontraktore nuk ekzistojnė tė jenė tė regjistruara.
Skandali tashmė do tė verifikohet nga hetimi qė do tė nisė nga prokuroria, ndėrsa ndoshta sė shpejti firmat bėhen tė gjalla pas kėtij publikimi dhe denoncimi. Zyrtarė tė keshillit tė qarkut Berat dhe nė prefekturė kanė akuzuar pėr bashkėpunim dhe korrupsion edhe segmente qė bashkėpunojnė me Bankėn Botėrore pėr projekte tė tilla, fondet e tė cilės nuk kanė shkuar nė destinacion.
Lajmetari: 27.03.2006. |top | Commente | Printo