Berati pa ujė, hakmerret Mali i Shenjtė
Nuk ka rrjedhur ujė nė rubinetat nė banesat e qytetarėve tė Beratit nė
fundjavėn qė shkoi.
Qytetarėt u janė drejtuar burimeve dhe dyqaneve pėr tė blerė ujė. Bogova
ka heshtur. Nė fakt prej vitesh ėshtė paralajmėruar se burimi i famshėm
po shkatėrrohej nga nxjerrėsit e pllakave, tė cilėt para fitimeve tė tyre
as qė u bėhej vonė pėr shkatėrrimin e natyrės, pėr plagėt qė i hapėn Malit
tė Shenjtė, pėr shkatėrrimin e tė vetmit burim uji pėr dhjetėra -mijėra
banorė tė Beratit.
Burimi i Bogovės ėshtė i pakthyeshėm nė origjinėn e tij, si njė nga burimet
e kristaltė tė ujit tė pijshėm. Ndonėse prefekti kėto ditė ka urdhėruar
ndėrprerjen e nxjerrjes sė pllakave, pėr specialistėt e fushės, ky ėshtė
njė veprim qė duhej tė ishte ndėrmarrė para shumė vitesh, qė nė ēastet e
para tė hapjes sė kavove tė gurit pranė burimit tė Bogovės. Me ēduket natyra
po hakmerret pėr trajtimin mizor tė saj nga nxjerrėsit e pllakave, tė cilėt
pėrdorėn pushtetin, morėn monopolin e pllakave dhe duke shfrytėzuar varfėrinė
e banorėve tė zonės sė Bogovės, i futen ata nė punė me mėditje pėr nxjerrjen
e gurit, jashtė ēdo lloj parametri dhe rregulli tė shfrytėzimit minerar.
Tani banorėt e Beratit, komunave Vėrtop e Bogovė, banorėt e Poliēanit do
tė marrin frytet e indiferencės sė tyre, frytet e votės sė tyre gjatė 8
viteve qė shkruan, ku zgjodhėn me vullnetin e tyre individė qė vullnetin
e tyre e kthyen nė pllaka guri, nė para, prona pėr vete duke e hequr burimin
e Bogovės, dhuratė nga Perėndia. Nuk ka shpėrdorim mė tė madh tė vullnetit
tė banorėve!
Lajmetari: 27.03.2006. |top | Commente | Printo
