Kronika e Beratit
kronika e numrit 132 date 20 Mars 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Ikonostasi 200- vjeēar po jep shpirt


Muzeu “Onufri”, njė nga vlerat mė tė mėdha tė mesjetės apelon pėr mė shumė pėrkujdesje financiare

Pak histori pėr muzeun “Onufri”
Muzeu “Onufri” ėshtė i vendosur nė kalanė shekullore tė qytetit tė Beratit dhe mban emrin e piktorit mė tė njohur shqiptar tė shekullit XVI, Onufrit tė madh dhe tė papėrsėritshėm, simbolit tė ngjyrės sė kuqe.
Ky muze ėshtė konceptuar dhe ndėrtuar brenda mjediseve tė Katedrales sė Shėn Mėrisė, e cila daton nė vitin 1797, mbi themelet e njė kishe tė vjetėr me tė njėjtin emėr.
Pra, kemi tė bėjmė me njė kompleks muzeal, i cili pėrbėhet nga salla qėndrore e kishės, mjedisi i altarit si dhe njė seri mjedisesh ndihmėse.
Nė anėn jugorė tė kėtij mjedisi tėrėsisht historik, ndodhet njė portik i hapur me sistem harqesh e kolonash tėrėsisht tė gurta. Nė brendėsi tė kishės, nė pjesėn ballore ndodhet njė ikonostas i gdhendur nė dru me reliev tė thellė dhe qė daton nė vitin 1806.
Pra, plot 200-vjeēar. Nga ana jugore bazilika rrethohet nga mure tė larta ku ndodhet edhe hyrja kryesore. Nė kėtė anė tė kishės ėshtė ndėrtuar njė hajat i hapur, mbuluar me ēati druri tė mbėshtetur mbi murin dhe njė harkadė tė bukur me harqe dhe shtylla guri. Ky ndėrtim shquhet pėr ngritje nė lartėsi dhe pėrbėn njė variant tė rėndėsishėm tė arkitekturės sė kultit nė fazėn e kalimit nga shekulli XVIII nė atė tė shekullit tė XIX.
Fondi i muzeut “Onufri” ėshtė i pasur nė objekte dhe vlera tė papėrsėritshme ikonografike mesjetare, tė cilat janė dėshmi tė vlerave kulturore dhe trashėgimisė artistike tė njė qyteti kaq tė pasur nė kulturė siē ėshtė qyteti -muze i Beratit.
Mė konkretisht inventari i muzeut “Onufri” regjistron dhjetėra objekte tė rėndėsishme, si mbi 100 ikona tė ekspozuara, vepra tė piktorėve mesjetarė Onufri, Nikolla, Johan Ēetiri, Konstadin Shpataraku, Onufėr Qiprioti, David Selenica, si dhe shumė autorėve anonimė.
Nė muze, pėrveē ikonave tė shumta, ndodhen dhe njė numėr i konsiderueshėm i objekteve kishtare, disa tekstile dhe objekte metalike, tė cilat dėshmojnė pėr njė traditė tė zhvilluar artizanale. Ajo qė e bėn kėtė muze sa interesant aq edhe tė vizitueshėm, ėshtė ekspozimi nė ballė tė hyrjes i ikonės sė Shėn Mėrisė, njė nga mė tė bukurat e fondit, vepėr e mjeshtrit tė madh Onufrit.
Kjo ikonė paraqet Shėn Mėrinė me Krishtin fėmijė nė krahun e djathtė. Interesante janė edhe ikonat e Shėn Teodor Tironi e Shėn Teodor Stratilati. Kėto e vlera tė tjera e bėjnė kėtė muze sa interesant, aq edhe tė preferueshėm nga vizitorė vendas e tė huaj. Por, ky muze dhuratė e shenjtė e qytetit- muze tė Beratit, duket se pėrveē vlerave, po pėrjeton edhe njė situatė kritike pėrsa i takon fondit pėr restaurimin e disa vlerave qė janė tejet tė amortizuara pėr shkak tė vjetėrsisė dhe moshės sė madhe. Tranzicioni i gjatė nuk ka lėnė pa prekur edhe kėto vlera kaq unikale nė ikonografinė shqiptare.

Ikonostasi gjigand, nė prag tė humbjes sė vlerave
Nė muzeun “Onufri”, befasia e vizitorėve tė shumtė, tė cilėt duhet thėnė se nuk mund ta shijojnė kalanė pa parė “Onufrin”, qėndron nė pamjen gjigande tė ikonostasit, i cili ndodhet pėrballė derės kryesore tė hyrjes. Ėshtė pikėrisht ky monument i ikonografisė qė apelon pėr mė shumė pėrkujdesje e kulturė, pasi prej disa vitesh askush nuk ka vėnė dorė nė restaurimin e kėsaj vlere tė mrekullueshme.
Nėse vetė godina e muzeut dhe disa ikona e kthina tė tjera janė restauruar e kthyer nė indentitet, ikonostasi ka nisur tė amortizohet pėr ditė. Me pėrmasat e njė vepre gjigande, kjo kryeikonė, e rrethuar si nė njė mozaik prej disa nga ikonat mė tė bukura tė cilat paraqesin 12 festat bizantine tė kalendarit fetar.
Nė qendėr tė ikonostasit janė vendosur Portat e Bukura, tė cilat simbolizojnė kufirin e kalimit nga bota tokėsore nė mbretėrinė e shenjtė. Kjo vepėr mesjetare qė sivjet mbush plot 200 vjet jetė, ėshtė nė prag tė dhėnies sė shpirtit, gjithmonė nėse nuk vihet dorė pėr restaurimin e plotė tė tij.
Kėtė e pohon edhe drejtori i muzeut “Onufri, zoti Kastriot Dervishi, i cili pranon faktin qė nė kėto vite tė tranzicionit e vetmja vlerė qė ka mbetur nė mėshirė tė fatit ėshtė pikėrisht ikonostasi i mrekullueshėm, pa praninė e tė cilit nuk do tė kishte kuptim vetė muzeu “Onufri”. Asnjė fond nuk ėshtė akorduar pėr riparimin e ikonostasit, dhe ėshtė pėr tė ardhur keq qė ende nuk po mendohet seriozisht pėr kėtė restaurim kaq tė domosdoshėm. Sipas Dervishit, ka ardhur koha qė muzeu “Onufri” jo vetėm tė vizitohet, por edhe tė “kurohet”, pasi ka nevojė pėr financime qė janė tė domosdoshme nėse kėrkojmė qė Berati tė integrohet seriozisht nė UNESKO.
Sipas informacioneve mė tė fundit mėsohet se ikonostasi ėshtė nė njė gjendje tejet kritike dhe kėrkon ndėrhyrje tė menjėhershme, pėr faktin qė ėshtė njė nga vlerat qėndrore nė ekspozenė e pėrgjithshme tė muzeut “Onufri”
.Amortizimi ėshtė shndėrruar nė njė kancer qė po bren ēdo ditė vlerat ikonografike tė njė vepre tė mrekullueshme qė e ruan vetėm njė qytet muzeal siē ėshtė Berati.
Sa nuk ėshtė vonė duhet gjendur oksigjeni pėr tė mbajtur gjallė ikonostasin i cili duhet pranuar se ėshtė duke dhėnė shpirt.

Lajmetari:20.03.2006. |top | Commente | Printo