Editoriali i "Lajmetarit"
kronika e numrit 132 date 20Mars 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Jetojmė nė Europė, por nuk sillemi si europianė


Kryetarėt e komunave dhe tė bashkive tė Rajonit nuk morėn pjesė nė analizėn e shkollės. Me siguri po rropateshin nė ndonjė Mejhane katundi pėr tė mirėn e popullit

Ndonėse ka kaluar njė dekadė e gjysėm qėkurse ra muri i stalinizmit nė Shqipėri, nė ende nuk sillemi dhe nuk veprojmė si fqinjėt tanė europianė. Ndonėse jetojmė nė liri, ne sillemi dhe ndruhemi ndaj pushtetit si nė diktaturė. Kjo duket qartė nga mardhėniet qė vendosen midis institucioneve dhe qytetarėve. Diskutohet buxheti nė mbledhjen e kėshillit tė qarkut, por asnjė qytetar i interesuar nuk merr pjesė, ndonėse mbledhja ėshtė e hapur. Ose qytetarėt tanė kanė njė besim tė plotė te kėshilltarėt e zgjedhur, ose ata kanė humbur besimin te demokracia, ose e kanė humbur besimin te tė zgjedhurit , ose e kanė humbur besimin te institucionet, ose…
Nė themel tė demokracisė ėshtė pikėrisht pjesėmarrja, jo indiferenca.
Kėto ditė u zhvillua analiza e semestrit tė parė nga drejtoria arsimore rajonale. Me synimin pėr tė bashkuar tėrė energjitė pozitive pėr tė rritur cilėsinė e shėrbimit arsimor ky institucion ka synuar dialogun dhe bashkėpunimin e ngushtė me tė gjthė grupet e interesit: qytetarėt, nxėnėsit, tė zgjedhurit dhe institucionet e tjera, OJQ etj.
Dhe njė analizė semestrale ėshtė njė rast i mirė pėr t’i hedhur njė sy vetes dhe tė tjerėve, pėr tė parė se si kanė shkuar punėt, pėr tė bėrė korrigjimet e nevojshme nė tė mirė tė shkollės , nė tė mirė tė nxėnėsve, nė tė mirė tė qytetarėve, nė tė mirė tė daljes nga mjerimi intelektual, shpirtėror dhe ekonomik qė na ka mbėrthyer. Por, ndonėse kanė kaluar mjaft vite, ne ende mendojmė se shteti do tė bėjė gjithcka pėr shkollėn, pėr formimin e fėmijėve tanė. Nė fakt kohėt kanė ndryshuar.Hidhni njė sy te fushatat elektorale nė vendet e qytetruara! Fatin e zgjedhjeve e vendosin pikėrisht politikat mė tė mira arsimore. Opinioni nėpėrmjet presionit pozitiv ndikon nė vendimarrje pėr tė investuar mė shumė fone nė arsim.
Nė kėtė analizė munguan pothuajse tė gjithė pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal tė rajonit, ndonėse qenė ftuar tė merrin pjesė. Nga kryetarėt e komunave tė Beratit mori pjesė vetėm kryetari i komunės sė Terpanit, z.Engjėll Veliaj. Kryetarėt e bashkive dhe kryetarėt e komunave nuk erdhėn nė kėtė analizė punė tė shkollės. Ėshtė e cuditshme, por kėta kryetarė komunash nuk kanė munguar kurrė kur janė ndarė tė drejtat e studimit pėr nxėnėsit e pedagjogjikes, kur janė ndarė bursat pėr nxėnėsit dhe studentėt, ku kanė patur ndonjė problem punėsimi pėr tė afėrmit e tyre. Nė takim mori pjesė vetėm kryetari i qarkut, z.Pelivan Shatri, ndonėse qenė ftuar kryetarėt e bashkive tė Kucovės, Urės Vajgurore, Beratit, Policanit dhe Corovodės. Nėse arsimimi, edukimi nuk ėshtė prioritet i punės sė tyre, atėherė ėshtė vėrtetė enigmė se cfarė ėshtė parėsore nė qeverisjen e tyre?!

Yzedin HIMA

Lajmetari: 20.03.2006. |top | Commente | Printo