PREFEKTI TAKON AMBASADORET, PREMTOHET NDIHME PER BERATIN
Ka qene nje nisme e prefektit te Beratit, Roland Bejko, i cili ka kerkuar
takime me ambasadoret e deleguar ne Shqiperi, per vendosjen e nje takimi
dypalesh qe do te kishte si qellim nxitjen e nje bashkepunimi dhe shkembimi
idesh, ne kuader te zhvillimit rajonal.
Prefekti i qarkut te Beratit, ne keto takime shoqerohej nga drejtori
i Monumenteve te Kultures, Ajet Nallbani, si dhe nga specialiste te fushes
se kultures ne Berat.
Ne keto takime te zhvilluara me ambasadoret ne Tirane, prefekti Bejko
beri nje ekspoze te rajonit te Beratit per ecurine e tij si dhe per problemet
qe e shqetesojne aktualisht kete qytet.
Sipas prefektit te Beratit, ne keto takime ambasadoret shfaqen interes
ndaj gjendjes aktuale te Beratit dhe ishin te interesuar te njihnin nga
afer zhvillimin e infrastuktures, te prodhimit te biznesit, si dhe te monumenteve
te kultures te qytetit mbi 2400-vjeēar.
Madje ambasadoret u interesuan edhe per administraten shteterore.
Ambasadori i Kines ka aprovuar i pari nje bashkepunim ndermjet biznesit
te prodhimit dhe perpunimit te prodhimeve bujqėsore, por per te mundesuar
kete ai ka theksuar se kerkohet nje pune rigoroze dhe projekt cilesor nga
ana e biznesmeneve beratas.
Ai ka premtuar se shume shpejt do te beje edhe nje vizite ne qytetin-muze
te Beratit, per te pare nga afer te gjitha linjat e biznesit te ketij lloji.
Edhe ambasadori i Egjiptit ofroi gjithashtu ndihmesen e tij ne nje program
kursesh trajnimi, tashme te aplikuar ne Aleksandri, si ne media, diplomaci,
aktivim turizmi, si dhe kurse per punonjes rendi, per specializime ne luften
kunder krimit te organizuar, trafikut dhe droges, etj,. Ambasadori egjiptian
premtoi se ne veren e ketij viti do te mundesoje kurse trajnimi per restaurimin
dhe mirembajtjen e veprave muzeale.
Dritan Xhelo
Lajmetari: 13.03.2006. |top | Commente | Printo
Nga mbledhja
nė prefekturė nėn drejtimin e z. Roland Bejko me pushtetarė