Kronika e Beratit
kronika e numrit 131 date 13 Mars 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Foto

 

 

HOME NEWS KRONIKA

URA E GORICES RREZIKOHET TE SHEMBET


Ura e Gorices, nje nga me te vjetrat ne vend, njekohesisht dhe monument kulture, eshte drejt shembjes. Shkak per kete jane bere mbipeshat e medha qe jane vendosur mbi siperfaqen e saj. Ne siperfaqen e kesaj ure te ndertuar ne vitet 1770, tashme jane montuar tubacione me permasa te medha te ujesjellesit te Bogoves dhe te ujesjellesit te Mbreshtanit qe furnizojne qytetin me uje te pijshem. Tubacionet jane montuar ne te dyja pjeset e ures.
Ne momentin qe keto tuba jane duke transportuar ujin, kane nje peshe shume te madhe, madje ne kete menyre llogaritet dhe vete pesha e tubacioneve. Sikur te mos mjaftonte kjo peshe e padrejte e krijuar nga keta njerez, tashme eshte montuar edhe linja e tensionit tė lartė, i cili pas montimit eshte vendosur edhe betoni izolues mbi siperfaqen e ures, ēka eshte me e keqja se per te frenuar kalimin e automjeteve me tonazh te madh per te ruajtur kete ure nga shembjet e mundshme.
Bashkia e qytetit ne bashkepunim me policine bashkiake kane vendosur trupa betoni qe peshojne rrethe 20 tone ne nje pjese te ures per gjithe siperfaqen e saj gjatesore, te cilet e rrezikojne seriozisht hembjen e kesaj ure qe po jep shpirt ēdo dite. “Pushtetaret lokale, ne vend qe t’i vinin vetulla, i nxoren syte Ures se Gorices”, thone banoret e qytetit kur shikojne nje veprim te tille.
Banoret thane per gazeten se bashkia eshte e pafuqishme perballe kesaj situate qe te frenojė kalimin e automjeteve me tonazh te madh dhe kalimin dyshe te makinave, prandaj kane vendosur betone ne zbatim te ligjit.
Disa muaj me pare, bashkia e qytetit per parandalimin e automjeteve me tonazh te madh vendosi sherbimin dy turnesh te policise bashkiake per te ruajtur Uren e Gorices. Sipas specialisteve behet e ditur se vendosja e kesaj peshe te panevojshme mbi kete ure teper delikate do te shkaktoje pasoja te medha. Shembja e saj shenjat e para i ka dhene 6 muaj me pare kur dhe bashkia vendosi rojet e policise bashkiake per te parandaluar kalimin e automjeteve me tonazh te madh. Specialistet thone se pas nje zhurme te madhe qe bene mediat kombetare e ato lokale per ēarjen e nje pjese te Ures se Gorices, nga ana e bashkise u dha nje fond per riparimin e saj, duke zevendesuar kalldremin e siperfaqes qe ishte shkaterruar.
Pas perfundimit te punimeve, brenda nje kohe shume te shkurter, ura u kthye ne gjendjen e meparshme si pasoje e cilesise se dobet te punimeve qe u kryen per riparimin e saj. Specialistet thone se nese nuk do te kete interesim per mirembajtjen e kesaj ure qe eshte monument kulture, brezat e ardhshem do te thone qe na ishte nje here nje ure.
Elton Guri

Lajmetari: 13.03.2006. |top | Commente | Printo