Kronika e Beratit
kronika e numrit 130 date 06 Mars 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

. Nga mbledhja nė prefekturė nėn drejtimin e z. Roland Bejko me pushtetarė
dhe specialistė tė hidroteknikės

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Osumi mbledh pushtetarė dhe specialistė tė hidroteknikės


Rreziku i permbytjeve nga lumi Osum si dhe demet e shkaktuara prej tij kanė bėrė qė tė zhvillohet nė prefekturėn e qarkut Berat nėn drejtimin e prefektit z. Roland Bejko njė takim pėr masat pėr mbrojtjen nga pėrmbytjet e lumit, njė kujtesė dhe tėrheqje vėmėndje pėr firmat qė shfrytėzojnė interet lumore si dhe pėr pėrdorimin e ujit.
Qellimi i kėtij takimi ishte bashkėrendimi i veprimtarisė sė institu-cioneve qendrore ne nivel vendor (bordi i kullimit, drejtoria rajonale e bujqesise, ushqimit dhe mbrojtjes se konsumatoreve), me organet e qeverisjes vendore qe demtohen nga vershimet e lumit Osum. Si dhe te sensibilizoje donatoret per investime ne sistemimin e shtratit te lumit Osum.
Nė kėtė takim merrnin pjesė: Sekretari i Kėshillit Kombėtar tė Ujit (MMAU), z. Skėndėr Hasa, kryetari i kėshillit tė basenit ujėmbledhės Seman (prefekti i qarkut Fier), z. Gramoz Myslymi, pėrfaqėsues i bankės botėrore (Projekti PMU) Hajri Esmaili, drejtori i drejtorisė sė ujėrave (NBUMK) z. Esat Hasani. Gjithashtu moren pjesė kryetarėt e bashkive tė rajonit, drejtorė tė drejtorisė sė kujdesit shėndetsor parėsor, agjencia e ruajtjes sė mjedisit, policia ndėrtimore, policia e qarkut, tatim-taksa dhe drejtoria rajonale e shfrytėzimit tė transportit rrugor Berat.
Takimi u hap nga prefekti i qarkut Berat, z.Roland Bejko, i cili pasi falenderoi pjesėmarrėsit, theksoi se qėllimi i kėtij takimi ėshtė evidentimi i dėmeve tė shkaktuara nga pėrmbytjet, puna e deritanishme e strukturave pėr menaxhimin e pasojave dhe parandalimin e tyre nė tė ardhmen. Gjithashtu nė kėtė takim ai kėrkoi sensibilizimin e organeve tė qevirisjes vendore dhe donatorėt pėr tė bashkėrenduar punėn pėr kryerjen e investimeve me qėllim mbrojtjen e shtetasve dhe pronės nga pėrmbytjet e lumit Osum.
Mė pas dy specialistėt nė institucionin e prefektit, z. Halim Koxhai dhe z. Kostandin Ndini, pasqyruan njė material tė bollshėm tė gjendjes aktuale tė shtratit tė lumit Osum, njė historik pėrmbytjesh dhe investimesh nė vitet paraardhese si dhe pikat me emergjente pėr evitimin e fenomenit tė gėrryerjes dhe pėrmbytjes.
Sė qarku tė Beratitė pėrshkohet mespėrmes nga lumi Osum.
Gjithashtu territori i qarkut pėrshkohet nga njė numer i madh pėrrenjsh malore, te cilet ne periudhen e vjeshtes e te pranveres dalin nga shtreterit e shkaktojne deme te mėdha.
Qyteti i Beratit ėshtė me i rrezikuari nga permbytjet. Nė 50 vjetėt e fundit ai ka njohur disa pėrmbytje tė mėdha, si ato tė viteve 1962, 1972, 1983 dhe 2002.

Pak histori

Qarku i Beratit ndodhet ne pjesen qendrore-jugore tė Shqiperise, nė njė reliev tė larmishem qė fillon nga fusha e Myzeqese se Vogel, duke vazhduar me njė sistem kodrash dhe mė tej nė zonen e Skraparit perfundon me male tė larta e tė thepisura si ai i Tomorit, Ramies, etj.
Rrethi i Beratit dhe i Kuēovės karakterizohet nga klima mesdhetare kodrinore. Rrethi i Skraparit karak-terizohet nga klima mesdhetare malore. Sasia e rreshjeve mesatare vjetore nė qarkun e Beratit ėshtė mbi 1200 mm ne vit. Periudhat mė me lagėshti jane vjeshta e pranvera. Qarku i Beratit pershkohet mespėrmes nga lumi Osum. Gjithashtu territori i qarkut pėrshkohet nga njė numėr i madh pėrrenjsh malore, te cilet ne periudhen e vjeshtes e te pranveres dalin nga shtreterit e shkaktojne deme tė mėdha.

Disa tė dhėna tė pėrmbytjes tė muajit shtator 2002

Ne qarkun e Beratit u demtuan rreth 1000 ha toke, 8 ura pasarela,10 shkolla, 1 ujesjelles, 23 stacione pompimi, 52 elektropompa,1 HEC lokal (Bogova), 80 biznese tė mesme e tė vogla.U pėrmbyten 250 banesa si dhe u evakuan nga banesat 565 persona.

Punimet ne terren

Nė zbatim tė urdherit tė prefektit tė qarkut, nr. 163, date 24.11.2005, filloi pastrimi i shtratit te lumit Osum nga mbetjet e ngurta dhe depozitimet e lumit nė segmentin midis dy urave. Pėr zbatimin e kėtij urdhėri u pėrdor mjeti i bordit tė kullimit Berat.U punua rreth 96 ore punė (12 ore nė dite).U zgjerua seksioni i gjallė i lumit nga 8 deri ne 16 m2. U zhvendosėn rreth 10 mijė m3 dhera. U konsumua rreth 1400 litra karburant. E gjithe kjo punė u realizua me 133 mije leke, fond i buxhetit tė shtetit pėr emergjencat.

Sipas specialistėve shkak i pėrmbytjeve janė: mbushja e shtratit tė lumit dhe e perrenjve me aluvione dhe nga hedhjet e pakontrolluara tė mbetjeve tė ndryshme. Mungesa e investimeve mbrojtese (argjinatura, penela, etj). Mosriparimi nė kohe i dėmtimeve tė veprave mbrojtese Cilesia e dobėt e punimeve nė veprat mbrojtese. Ndertimet nė shtratin e lumit dhe tė pėrrenjve. Vetem nė shtratin e lumit Osum, nė bashkine Berat, nė periudhen 1990-2005 janė ndertuar disa dhjetra objekte, pa kryer mė parė studim pėr mbrojtjen nga pėrmbytjet e lumit.Shfrytezimi pa kriter i inerteve lumore. Mungesa e njė projekti te pergjithshem per mbrojtjen nga permbytjet e lumit.

Projektet e argjinaturės sė re nė Berat


Vlefta e plote e projektit tė zbatimit 252 milionė leke. Nė bashkine Berat ėshtė arshivuar projekti pjesor i zbatimit me vlefte 82.3 milionė leke. Ne vitin 2000 ėshtė investuar fondi 7 milionė leke (rreth 65 ml). Nė vitin 2001 ėshtė investuar fondi 15 milionė leke (rreth 150 ml). Nė vitin 2003 u akordua fondi 12 milionė lekė qė u transferua ne sistemim asfaltim rruge. Nė vitin 2004 u akordua fondi 15 milionė leke qė u transferua nė sistemim asfaltim rruge.
Me fondet e akorduara gjate viteve 2003 dhe 2004 mund tė kishte perfunduar pjesa mė problematike e argjinatures-bashkimi i perroit tė Zagores me dy pjeset e perfunduara te argjinatures se re.
Mė pas nė kėtė takim e morėn fjalėn edhe pėrfaqėsues tė organeve tė qevruisjes vendore si dhe sekretari i kėshillit kombetar tė ujėrave z.Skender Hasa i cili solli eksperiencat e deritanishme nė disiplinimin e lumenjve dhe parandalimin e rreziqeve nga pėrmbytja prej tyre. Pėrfaqėsuesi i bankės botėrore (Projekti PMU) z.Hajri Esmaili u shpreh i gatshėm pėr tė financuar projektet qė specialistėt e hidroteknikės do tė paraqisin nė drejtim tė shmangjes sė rreziqeve nga pėrmbytjet e lumenjve. Po kėshtu drejtori i drejtorisė sė ujėrave (NBUMK) z. Esat Hasani theksoi rėndėsinė e shfrytėzimit me kriter tė lumenjve, pastrimin e tyre si dhe dhenien fund tė shkarkimit tė mbetjeve urbane dhe inerte nė lumė. Nė fund tė takimit nga prefekti i qarkut u lanė detyra pėr realizimin e tė cilava u shprehėn tė gatshėm tė gjithė pjesėmarrėsit. Po kėshtu nė fund tė takimit bėnė njė vizitė nė komunėn Otllak nga ku panė nga afėr dėmet e shkaktuara nga pėrmbytjet e lumit Osum.
Abedin Kaja

 

 

Lajmetari: 06.03.2006. |top | Commente | Printo