Intervistė me imzot Ignatin, mitropolit i Mitropolisė sė Shenjtė tė
Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė.
NGA NĖNA KAM MĖSUAR GJUHĖN E BUKUR SHQIPE
Nė fillim menduam qė me imzot Ignantin tė bėnim njė bisedė tė shkurtėr me ndrojtjen se ai do tė ishte shumė i zėnė me punė pasi siē edhe na thonė nė mitropoli pėr shkak tė ngarkesės qė ai ka nė punė, nuk i bėnė mė tepėr se 3-4 orė gjumė nė natė. Sapo ulesh pėr tė biseduar me imzot Ignatin, vetja tė duket sikur je nė njė botė tjetėr,vetja tė duket sikur je nė botėn e gjykimit, reflektimit dhe pendesės. Fjalėt e tij tė urta dhe tė menēura nė gjuhen e bukur shqipe, siē e quan ai, tė krijojnė pėrshtypjen sikur perėnditė flasin vetėm shqip ashtu siē edhe kanė folur qė nė kohėn e Zeusit. Biseda e filluar me Imzot Ignati ashtu e thjeshtė dhe e ngrohtė, vazhdoi gjatė. Imzot Ignati na rrėfeu gjithēka, na rrėfeu pėr jetėn, origjinėn dhe punėn e tij nė sherbim tė besimtarve dhe kishės ortodokse duke filluar qė nga Greqia dhe duke vazhduar me punėn e tij nė mitropolitin e shenjtė tė Beratit.
Si e pritėt kėrkesėn e Kryepiskopit Anastas pėr marrjen e detyrės si mitropolit i Beratit?
Para sė gjithash ju falėnderoj nga zemra pėr interesimin qė tregoni pėr
Kishėn tonė Orthodhokse si dhe pėr mua personalisht.
Kėrkesėn e Kryepiskopit Anastas pėr marrjen e detyrės si Mitropolit i Beratit
e prita me emocion tė madh, por edhe me njė ndrojtje personale pėr shkak
tė gjendjes sė rėndė tė situatės sė asaj kohe dhe tė vėshtirėsive tė shumta
me tė cilat do tė pėrballesha.
E prita edhe me njė krenari tė ligjshme, duke e konsideruar si zgjedhje
tė Zotit, tė bėrė nėpėrmjet Kryepiskopit Anastas, personaliteti i tė cilit
nė lėmin fetar, por edhe nė veprimtaritė e Tij kulturore, shkencore dhe
shoqėrore, ėshtė i padiskutueshėm, siē e ka treguar koha.
Kush ėshtė Imzot Ignati, nga vini, origjina Juaj, arsimi dhe aktiviteti Juaj fetar?
Kam lindur mė 28/12/1934 nė fshatin Prodhromos tė rrethit tė Thivės, nė
njė familje tė thjeshtė arvanitase, ku jam pagėzuar nga prindėrit Luka dhe
Marie Triantis me emrin Joanni. Nė mėnyrė tė veēantė nga nėna kam mėsuar
gjuhėn e bukur shqipe, tė cilėn e kam pėrvetėsuar nė mėnyrė tė kėnaqshme.
Shkollėn fillore gjashtėvjeēare e mbarova me rezultate shumė tė mira nė
fshatin e lindjes.
Arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm e kryeva me rezultate tė larta nė Seminarėt
Kishtarė tė qytetit Korinth dhe tė ishullit Patmos.
Prej vitit 1954 deri nė vitin 1960 mbarova me sukses shkollėn e lartė nė
degėn e Teologjisė pranė Universitetit tė Athinės. Nė tė njėjtėn periudhė
u diplomova nė shkollėn e lartė tė Muzikės Bizantine me rezultate tė larta
nė kryeqytetin e Greqisė.
Qė nė bankat e shkollave tė mesme dhe tė larta i jam pėrkushtuar veprimtarisė
sė larmishme kishtare.
Kam shėrbyer si katekist, duke u dhėnė mėsime kishtare besimtarėve tė moshave
dhe sekseve tė ndryshme;
Jam aktivizuar si psalt i ceremonive fetare nė shumė kisha; kam predikuar
vazhdimisht gjatė Liturgjive Hyjnore, duke trajtuar tema tė rėndėsishme;
Kam dhėnė nė shkolla tė mesme lėndė tė ndryshme si: Letėrsi, Gjuhė, Histori,
Gjeografi dhe Teologji, tė cilat mė dhanė mundėsinė tė zgjeroja horizontin
tim fetar e kulturor pėr tu bėrė nė tė ardhmen njė klerik i aftė dhe i
devotshėm; pasi u hirotonisa prift, nė vitin 1967 kam shėrbyer si Famulltar
nė Katedralen e Thivės, si zėvendės Episkop nė rrethin e Thivės, si Igumen,
domethėnė: si drejtues i murgjėve tė dy manastireve; si Atė Shpirtėror i
Dioqezės sė rretheve Thivė dhe Livadhja.
Si shpėrblim tė kėsaj pune tė gjatė e tė zellshme Zoti mė bėri tė denjė
qė tė zgjidhem Mitropolit nga Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės sė Konstandinopojės
me propozim tė Patrikut Ekumenik, Tėrėshenjtėrisė sė Tij Imzot Vartholomeut,
mė 24/06/1992.
Pėr arsye tė situatave tė njohura tė asaj kohe u hirotonisa Mitropolit mė
27/07/1996. nė Konstandinopojė dhe mė 18/07/1998 u fronėzova nė Kishėn e
Shen Spiridhonit si Mitropolit i Mitropolisė sė Shenjtė tė Beratit.
Sa shtrirje ka dioqeza juaj?
Kjo Dioqezė shtrihet nė rrethet e Beratit, Vlorės, tė Fierit, tė Lushnjes, e tė Mallakastrės. Prandaj dhe quhet qysh nė kohėrat e lashta Mitropolia e Shenjtė e Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė.
Si u pritėt nga orthodhoksėt beratas, a gjetėt ngrohtėsinė e nevojshme pėr ta bėrė sa mė tė lehtė punėn tuaj?
E them me ēiltėrsi dhe kėnaqėsi tė veēantė se u befasova nga pritja madhėshtore
dhe entuziazte e orthodhoksėve beratas, e pėrfaqėsuesve tė Pushtetit vendor,
e klerikėve dhe e anėtarėve tė Kėshillave Kishtare tė Vlorės, Fierit, Lushnjes,
Kuēovės e Patosit.
Kjo pritje nuk mė shlyhet nga kujtesa pėr shkak tė fjalėve tė pėrzemėrta
tė shumė prej tė pranishmėve dhe pėrfaqėsuesve tė Komuniteteve Myslimane
e Katolike, qė mė uronin me ngrohtėsi suksese nė kėtė detyrė me shumė pėrgjegjėsi,
fjalė zemre, fjalė qė buronin nga shpirti i tyre, fjalė shprese pėr ringritjen
e Kishės sonė tė shkatėrruar nga regjimi ateist, fjalė pėrshėndetjeje, qė
mė bėnė ta ndieja veten si nė shtėpinė time dhe tu premtoja me gjithė shpirt
se do tė punoja me pėrkushtim dhe sakrificė, qė tė drejtoja kėtė grigjė
kaq tė pėrvuajtur nė rrugėn e drejtė dhe tė vėrtetė tė Krishtit Perėndi.
Nė fillim, pasi u njohėt me situatėn, cilat probleme ishin mė emergjente?
Sapo fillova detyrėn iu pėrvesha punės nė tė gjitha enoritė, e qyteteve
dhe tė fshatrave tė Dioqezės sonė. U pėrpoqa me kėmbėngulje tė takohesha
personalisht me secilin klerik dhe me njė shumicė tė madhe njerėzish tė
besimeve tė ndryshme fetare, duke komunikuar me thjeshtėsi pėr tė dėgjuar
me vėmendje zėrin e zemrave tė tyre pėr mungesat, nevojat dhe kėrkesat qė
ata mė parashtronin. Me dhimbje konstatova se nė pėrgjithėsi vuanin nga
varfėria e tepėrt, nga sėmundje dhe halle tė shumta dhe nga kėrkesa pėr
tė siguruar viza pėr nė Greqi, ku dėshironin tė takoheshin me tė afėrmit
e tyre, tė shtroheshin nėpėr spitale pėr tu shėruar, apo pėr tu punėsuar
qė tė siguronin bukėn e gojės.
Shumė nga kėta persona i kam ndihmuar pėr tė zgjidhur problemet e lartpėrmendura,
pa bėrė asnjė dallim nė lidhje me pėrkatėsinė fetare, shoqėrore, partiake,
apo moshore dhe gjinore.
Njė pjese tė rėndėsishme nevojėtarėsh u kam dhėnė ndihma tė pakursyera nė
ushqime, veshmbathje, ilaēe dhe nė para.
Cilat janė arritjet mė tė mėdha tė K.O.A.SH it. Para 67tė dhe tani pas lirisė sė besimit?
Pas viteve 90, kur nė Shqipėri u rivendos e drejta e praktikimit tė feve,
u vu re se vendi ynė ishte rrėnuar tėrėsisht nė tė gjitha drejtimet, por
dėmi mė i madh u ishte bėrė kulteve fetare dhe klerikėve.
Pėrkushtimi i gjithanshėm dhe i vazhdueshėm i Fortlumturisė sė Tij Imzot
Anastasit, i Mitropolitėve dhe i tė gjithė klerit shqiptar, por dhe i besimtarėve
tė flaktė orthodhoksė, bėri tė mundur qė brenda njė periudhe tė shkurtėr
tė ringrihet nga themelet dhe tė konsolidohet nga dita nė ditė K.O.A.SH-i.
Arritjet mė tė mėdha tė K.O.A.SH-it janė:
Ngritja e Akademisė Teologjike NGJALLJA E KRISHTIT nė Shen Vlash; Ēelja
e shkollave tė mesme tė pėrgjithshme dhe fetare nė Gjirokastėr, nė Jergucat,
nė Tiranė;
Botimi i gazetės Kishtare NGJALLJA, i revistave GĖZOHU dhe KAMBANAT;
i shumė librave kishtarė; Hirotonisja e mė shumė se 130 klerikėve shqiptarė;
ndėrtimi nga themelet i dhjetėra kishave tė reja; restaurimi i qindra kishave
tė dėmtuara;
Ēelja dhe funksionimi i dhjetėra konvikteve pėr fėmijė dhe studentė; ngritja
dhe funksionimi i disa kampingjeve pėr edukimin fetar e kulturor tė vajzave
dhe djemve besimtarė; organizimi i festivaleve lokale dhe kombėtare me kėngė
fetare dhe popullore.
Tė gjitha kėto arritje tė mėdha natyrshėm ēuan nė rimėkėmbjen dhe sidomos
nė ngritjen e vazhdueshme tė besimit nė Zotin Krisht tė masave tė gjėra
tė popullit, duke shtuar sė tepėrmi numrin e besimtarėve orthodhoksė, tė
cilėt me devotshmėri ndjekin vazhdimisht liturgjinė hyjnore dhe ritet e
shumta orthodhokse, duke dhėnė kontributin e tyre si nga ana shpirtėrore,
ashtu dhe nga ana materiale pėr tė forcuar shpirtėrisht dhe ekonomikisht
K.O.A.SH-in. Sipas mendimit tim kjo ėshtė dhe arritja mė e madhe, pėr tė
cilėn jemi ngarkuar ta kryejmė sa mė mirė.
Si janė marrdhėniet ndėrfetare nė Dioqezėn tuaj?
Vazhdimisht nė ēdo Meshė Hyjnore pėrmendet shprehja shumė domethėnėse
paqe midis jush tė gjithėve. Kėtyre fjalėve hyjnore u pėrmbahet Kisha
jonė Orthodhokse pėr tė ndėrtuar dhe pėr tė mbajtur marrėdhėnie tė drejta
ndėrfetare.
Mitropoliti i shquar i Mitropolisė sė Shenjtė tė Beratit Anthim Aleksudhi
nė vitin 1868, ndėr tė tjera, ka shkruar: Popullsia e Dioqezės sė Beratit
ėshtė e pėrbėrė nga tė Krishterė orthodhoksė apo Myslimanė. Nė pikėpamje
tė feve ata kanė mendime tė ndryshme, por nė jetėn shoqėrore dhe familjare
kanė zakone tė ngjashme, flasin tė njėjtėn gjuhė, gjuhėn amtare shqipe dhe
bashkėpunojnė e bashkėjetojnė nė paqe midis tyre nė veprimtaritė tregtare,
nė punėt bujqėsore, nė prodhimet artizanale dhe respektojnė ligjet e pushtetit
mbretėror.
Kjo tregon mė sėmiri se qysh nė kohėt e lashta komunitetet ndėrfetare kanė
bashkėjetuar me dinjitet.
Edhe sot e kėsaj dite Kisha e Dioqezės sonė punon me pėrkushtim pėr tė trajtuar
dhe pėr tė ēuar mė pėrpara kėto tradita tė ēmuara, duke respektuar opinionet
dhe mendimet fetare, duke u treguar tolerante nė vizitat reciproke, qė bėjnė
nė rezidencat pėrkatėse dhe nė komunikimet herė pas here pėr zgjidhjen e
problemeve shoqėrore, pa sulmuar aspak konceptet e ndryshme qė ka secila
bashkėsi fetare.
Si qėndron problemi i pronave nė Dioqezėn tuaj dhe konkretisht me Beratin?
Problemi i kthimit tė pronave kishtare nė Dioqezėn tonė ėshtė zvarritur
sė tepėrmi pėr arsye tė neglizhencės sė organeve kompetente shtetėrore qė
merren me kėto probleme por dhe si rezultat i mungesės se dokumenteve nė
arkivat vendore pėr shkak tė djegies sė kėtij Arkivi nė vitin e mbrapshtė
1997.
Pas kėtij viti kemi dėrguar kėrkesat tona tė argumentuara me dokumente konkrete,
qė vėrtetojnė pronėsinė tonė. Deri tani njė pjesė e mirė e kėtyre pronave
ėshtė njohur nga Komisioni i Kthimit tė Pronave dhe presim Kompnesimin e
tyre. Pėr pjesėn tjetėr jemi nė procesin e plotėsimit tė dosjeve pėrkatėse
qė ti dėrgojmė nė Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave brenda
afatit. Shprehim besimin se do tė na kthehen dhe do tė na Kompensohen pronat
nė fjalė, duke u bazuar nė premtimet serioze tė Kryeministrit, Shkėlqesisė
sė Tij Prof. Dr. Sali Berisha, pėr ta parė me pėrparėsi nga Qeveria dhe
nga organet Kompetente kthimin e pronave tė komuniteteve fetare sa mė parė
dhe sa mė tė plota.
Nė ēfarė marrėdhėnie qėndron Dioqeza jonė me ato simotra?
Dioqeza e Beratit ka marrėdhėnie vėllazėrore me Dioqezat e tjera tė K.O.A.SH-it, duke bashkėpunuar, duke koordinuar punėt tona, duke ndihmuar njėra tjetrėn me pėrvojėn e vet, duke ndjekur me vėmendje dhe duke zbatuar porosistė e vlefshme qė na jep Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas pėr harmonizimin e tė gjitha veprimtarive tė kėtyre Dioqezave.
Ēfarė kontributi jep Mitropolia juaj nė edukimin e tre niveleve tė shoqerisė: a) fėmijė, b) tė rritur, c) tė moshuar?
Mitropolia e Beratit si detyrė tė rėndėsishme e konsideron edukimin kishtar,
arsimor, kulturor dhe zbavitės tė fėmijėve, tė tė rriturve dhe tė tė moshuarve.
Pėr tė realizuar kėto synime tė larta kemi ngritur grupe katekizmi, qė funksionojnė
normalisht nė Zėvendėsitė e Dioqezės sonė;
Funksionojnė disa kurse pėr mėsimin e disa gjuhėve tė huaja; Janė ngritur
kampingje verore veē pėr vajzat dhe veē pėr djemtė si nė Zvėrnec tė Vlorės,
nė shen Joan Vladimir tė Elbasanit, si dhe nė shumė qytete tė Dioqezės sonė,
ku fėmijėt dhe tė rinjtė pajisen me kulturė fetare, zgjerojnė horizontin
e tyre nė fusha tė ndryshme nėpėrmjet veprimtarive tė larmishme sportive,
mėsohen tė bėhen amvisa tė mira nė mirėmbajtjen e mensave, nė gatimin e
ushqimeve tė shijshme, nė rregullat dhe zbatimin e higjenės sė tė ushqyerit;
krijojnė dhe forcojnė shoqėri dhe miqėsi tė reja. Nė shumė qytete tė Dioqezės
sonė janė ēelur kopshte pėr fėmijėt ku mirėrriten dhe mirėedukohen.
Dy herė nė vit organizojmė festivale vendore dhe kombėtare tė kėngėve e
valleve kishtare edhe popullore si dhe tė dramave me veprimeve tė thjeshta
dhe artistike.
A merret Imzot Ignati me shkrime dhe botime? Cilat janė ato dhe ēfarė objektiva ka pėr tė ardhmen?!
Me kėnaqėsi merrem, prej kohėsh, me shkrime dhe botime, duke u ushqyer
vazhdimisht nga librat e shenjta.
E kam filluar kėtė punė me redaktimin e njė cikli poezish tė asketit Joan,
tė cilin e kam adhuruar dhe e kam pasur mėsuesin Tim shpirtėror. Ky cikėl
poezish me tre vėllime ėshtė botuar nė Athinė nė vitet: i pari 1971, i dyti
1973, i treti 1975.
Mė vonė si anėtar i njė komisioni teologėsh u mora me botimin e librit:
Pėrulėsia sipas Biblės dhe Etėrve tė shenjtė, i botuar nė Athinė nė vitin
1982 dhe ėshtė ribotuar pėr tė katėrtėn herė.
Nė vitin 1992 botova librin voluminoz Jerondi i Patmos, Amfilohios Makris
(1889 1970), Jetesė Kėshilla - Dėshmi. Ky libėr u vlerėsua nga Akademia
e Athinės.
Vazhdimisht shkruaj predikime edhe fjalime tematike tė larmishme kishtare
dhe kulturore, tė cilat i komunikoj si para besimtarėve nė Liturgjinė Hyjnore,
por gjithashu edhe nė Simpoziume tė ndryshme me karakter kombėtar.
Herė pas here botoj nė gazetėn NGJALLJA artikuj tė ndryshėm, duke i bėrė
jehonė aktualitetit.
Qė nė fillim tė pranisė sime nė kėtė Dioqezė jam pėrpjekur vazhdimisht pėr
tė pėrēuar melodinė bizantine me himnet e krishtere nė gjuhėn shqipe.
Nė tė ardhmen, sipas vullnetit tė Perėndisė dhe me hirin e Zotit, do tė
seleksionoj shkrimet mė tė ēmuara dhe do ti botoj nė njė broshurė tė veēantė.
Sė fundi, ju pėrgėzoj pėr dėshirėn tuaj tė mirė qė tregoni pėr veprimtarinė
e kishės dhe tė shėrbėtorėve tė saj qė tia u bėni tė ditur lexuesve tė
shumtė vlerat e padiskutueshme tė K.O.A.SH-it.
Ju faleminderit
Bisedoi: ABEDIN KAJA
Lajmetari: 06.03.2006. |top | Commente | Printo
