Kronika e Beratit
kronika e numrit 130 date 06 Mars 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Mėsuesit, midis Sfidės dhe Nderimit


Mėsuesit janė qytetarėt qė e pėrjetojnė nė tėrė pėrmasat realitetin e sotshėm pėr shkak tė natyrės sė profesionit tė tyre. Ata ndeshen me tėrė nyjen e koklavitur tė problemeve tė shoqėrisė sonė. Mėsuesit gjatė tranzicionit postdiktaturė u gjendėn nė radhėt e para tė njerėzve tė varfėr, nė njė shoqėri qė sa vjen e polarizohet. Ata gjenden para sfidave tė tilla si : tė jesh idealist nė njė shoqėri qė sa vjen dhe bėhet mė pragmatiste. Tė jesh humanist nė njė shoqėri qė, e dalė nga diktatura e izolimi i egėr, ka humbur cdo lloj ndjeshmėrie njerėzore. Nė dorėn e tyre ėshtė e nesėrmja e kėtij qytetrimi qė synon tė integrohet nė Europėn e pasur. Nė dorėn e njerėzve mė tė varfėr tė kėtij vendi gjendet pikėrisht e nesėrmja e kėtij vendi. A e dinė tė gjithė kėtė? Nėse sot kemi nė parlament individė me mendje tė ngushtė, nesėr mos u habitni kur tė tė dėgjoni fjalime deputetėsh qė lexojnė me shkronja e rrokje, atė qė ua kanė shkruar tė tjerėt. Mos u habitni ku tė japin drejtėsi individė qė nuk kanė lexuar asnjė faqe libri gjatė gjithė jetės sė tyre. Mos u habitni kur nė krye tė bashkisė tė vijnė milionerė qė do tė firmosin me gishtin e lyer nė bojė. Mos u habitni kur e gjithė administrata tė bjerė nė dorė tė njerėzve tė pagdhėndur me diploma e tituj.
Mėsuesit sot gjenden nė njė skuadėr me individė qė kanė hyrė ilegalisht nė shkollė duke blerė nota e diploma. Atė qė me mundim e ndėrton mėsuesi, orėn tjetėr e pėrdhos “i diplomuari”. Mėsuesi i vėrtetė sot gjendet vetmuar nė turmėn gri tė atyre qė, dikur nxėnėsit mė tė dobėt nė shkolla, u bėnė “mėsues”, se nxėnėsit e mirė nuk preferojnė tė ndjekin studimet pėr mėsuesi pėr shkak tė pagave tė ulta.
Mėsuesit pėr shkak tė varfėrisė gjenden para alternativės : Sokrat i vuajtur apo derr i kėnaqur?! Herė-herė fiton alternativa e dytė dhe mėsuesi privatizon shėrbimin, sic ndodh rėndom nė mjaft shėrbime publike te ne.
Mėsuesi ndjehet i fyer kur paguhet njėlloj me kolegun me tė cilin e ndan njė mal me libra dhe njė det idesh e pėrvoje. Mėsuesi gjendet para sfidės sė formimit tė qytetarit tė nesėrm tė Europės sė Bashkuar. Po si?
Nesėr ėshtė 7 Marsi, festa e mėsuesit, festa e nxėnėsit, festa e shkollės sonė.Tė gjithė qytetarėt shqiptarė do tė pėrulen para tempullit tė shenjtė, shkollės. Mėsuesit do tė ndihen tė nderuar, por a do tė mundet shoqėria jonė t’i bėjė mėsuesit tė ndihen tė nderuar e vlerėsuar nė gjithė ditėt e vitit?!

Yzedin HIMA

 

 

Lajmetari: 06.03.2006. |top | Commente | Printo