Intervistė me kryetarin e LSI-sė Ilir Meta. dhėnė eskluzivisht pėr gazetėn Lajmėtari
Si do ta vlerėsoni punėn e qeverisė Berisha gjatė kėtyre shtatė
muajve?
Gjatė kėtyre shtatė muajve PD ka treguar se nuk ėshtė ajo e premtimeve tė
3 korrikut, por e mashtrimeve tė post 3 korrikut dhe mendoj se konfirmimi
mė i qartė i kėsaj ka qėnė vet buxheti i shtetit qė ka miratuar kjo qeveri
vetėm dy muaj mė parė pėr vitin 2006, i cili ėshtė buxheti mė i dobėt i
miratuar nė tetė vitet e fundit dhe qė ėshtė njė buxhet, i cili ul ritmet
e zhvillimit ekonomik tė vendit thellon problemet sociale dhe ėshtė njė
buxhet ku asnjė premtim i Partisė Demokratike nuk gjen zbatim. Njekohėsisht
vet justifikimet e z.Berisha, se pėr shumė premtime tė bėra nuk e lejon
tani FMN-ja, tregojnė qartė falimentimin e asaj euforie elektorale qė prezantoi
PD me tė cilėn mori jo pak vota dhe mbėshtetje. Pėrveē kėsaj ėshtė pėr tė
ardhur keq qė Berisha dhe kjo qeveri po shfaqin mentalitetin e vjetėr tė
pėrqėndrimit tė pushteteve dhe tė cėnimit tė institucioneve tė pavaruara,
gjė qė mund tė sjellė pasoja nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me BE.
Po rolin e opozitės dhe kryesisht tė PS-sė si do ta vlerėsonit?
A e ka kryer ajo detyrėn e saj si forca mė e madhe opozitare?
Mendoj se PS akoma nuk ka gjetur vetveten nė opozitė dhe ende
sillet me arrogancėn e pushtetit, por qė nė fakt nuk e ka mė, njėkohėsisht
nuk ka mėsuar realisht asgjė nga humbja e 3 korrikut dhe nga arsyet dhe
shkaqet qė ēuan atė nė opozitė dhe qė pėrēanė edhe tė majtėn.Nė kėtė drejtim
ėshtė pėr tė ardhur keq qė PS nuk ka asnjė ndjenjė pendese pėr trafikimin
dhe tjetėrsimin e votės shqiptare nėpėrmjet procesit tė megadushkut, i cili
nė fakt solli nė pushtet Berishėn dhe po kėshtu nė vend qė tė merret me
disa ēėshtje tė rėndėsishme dhe ta pėrqėndrojė luftėn politike tek qeveria
e z.Berisha, mė shumė merret me LSI-nė apo me PDS-nė dhe me forca tė tjera
tė majta, tė cilat synon qė ti eleminojė duke dėmtuar edhe mė tej mundėsitė
pėr bashkėpunim dhe njėkohėsisht duke i dhėnė mundėsi qeverisė sė Berishės
dhe PD-sė qė tė ketė njė frymėmarrje mė tė gjerė, duke spostuar vėmendjen
nė njė debat mė shumė brenda tė majtės, sesa midis opozitės dhe qeverisė.Vetė
brenda PS-sė ka mjaft kritika dhe vėrejtje pėr mėnyrėn e drejtimit tė saj.
Kėto zera janė tė shumtė si nė qendėr ashtu edhe nė bazė. Fakti qė ka dorėheqje
tė njė prej sekretarėve, z.Ilir Zela, fakti qė shumė nga anėtarėt e kryesisė
e kanė dėnuar kėtė politikė qė ndiqet ndaj LSI-sė apo ndonjė force tjetėr
tė majtė, tregon qartė se gjendja nė tė cilėn ėshtė sot PS ėshtė e tillė
qė, jo vetėm nuk e ndihmon atė tė gjejė veten, por ėshtė bėrė edhe njė pengesė
pėr njė bashkėpunim parimor midis forcave opozitare.
Po nga ky qytet z.Rama para pak ditėve u ka bėrė thirje tė larguarve
nga PS qė tė rikthehen sėrish aty. Si do ti pėrgjigjeshit kėsaj thirrje
tė z.Rama?
Mendoj se kėto janė thirrje tė pakuptimta dhe ėshtė pėr tė ardhur keq qė
kryetari i ri i PS-sė nė pėrgjithėsi i mbush sallat jo pėr tė komunikuar
me njerėzit qė marrin pjesė nė kėto takime dhe sidomos me anėtarėt e partisė
sė tij, por pėr tė komunikuar me tė tjerėt jashtė sallave. Kjo mėnyrė shkakton
njė ndjenjė keqardhje pėr ata njerėz me shpresė se do tė kenė mundėsi tė
komunikojnė apo tė bashkėbisedojnė me kryetarin e tyre, ndėrsa dėgjojnė
vetėm monologje. Nė kėtė drejtim unė mendoj se thirrjet e kryetarit tė PS-sė
qė tė gjithė partitė e tjera tė bashkohen rreth PS-sė, meqenėse ky ėshtė
bėrė kryetar, tingėllojnė absurde, tingėllojnė njėkohėsisht edhe qesharake
pasi nuk ka ndryshuar ndonjė gjė thelbėsore nė PS qė nga momenti kur ėshtė
zgjedhur z.Rama kryetar dhe z.Rama nė vend qė tė investojė energjitė e tij
pėr tė krijuar mirėbesim midis PS-sė dhe LSI-sė, nė fakt me disa veprime
tė tij, i ka dhėnė fund edhe disa iluzioneve qė mund tė kenė patur edhe
antarė tė PS-sė por edhe antarė tė LSI-sė se ai mund tė sillte njė frymė
tė re tė bashkėpunimit. Kėtu kam parasysh refuzimin e tij pėr tu takuar
me LSI-nė pas ftesės sonė zyrtare pėr tė diskutuar pėr reformėn zgjedhore
por edhe disa qėndrime tė tjera pėr tė nxitur gjoja largime tė antarėve
tė LSI-sė nė drejtim tė PS-sė. Nė fakt ka ndodhur e kundėrta. Ne kemi sot
nė radhėt e LSI-sė rreth 15 mijė ish-antarė tė PS-sė, por nuk kemi dashur
qė tė nxisim shfaqje publike tė largimit tė tyre nga PS pasi mendojmė qė
kėto janė zgjidhje individuale qė bėn seicili si rezultat i bindjeve tė
tij politike. Nė qoftė se PS do tė vazhdojė tė ndjekė versionin ndaj LSI-sė,
ne nuk i ndalojmė dot ata antarė tė ndershėm tė PS qė do tė bashkohen me
LSI-nė pėr ta bėrė kėtė gjė edhe publikisht, por duke menduar se diversioni
brenda sė majtės ėshtė njė harxhim i kotė energjish, ne do tė pėrpiqemi
ti pėrqėndrojmė pėrpjekjet tona dhe luftėn tonė politike ndaj qeverisė
dhe kursit tė gabuar qė po ndjek shpesh herė kryeministri Berisha.
A e shikoni te mundur bashkepunimin me PS-nė nė zgjedhjet e pushtetit
vendor tė cilat po afrojnė dhe cilat do tė jenė kushtet tuaja pėr kėtė bashkėpunim?
Ne mendojmė se jemi njė forcė politike qė synon bashkėpunimin
dhe dialogun me forcat e tjera politike, ti afirmojė si vlera tė domosdoshme
pėr njė politikė qė bazohet mbi njė kulturė tė re demokratrike, mbi normalitetin
dhe stabiletin e institucioneve. Natyrisht qė ne jemi tė hapur pėr bashkėpunim
me forcat e tjera tė majta, por nė kėtė drejtim mendoj qė PS-ja ėshtė bėrė
pengesė pėr bashkėpunimin, ėshtė bėrė pengesė me qėndrimin e saj mjaft destruktiv
pėr reformėn zgjedhore dhe me diversionin qė ka inicuar. Ju e dini shumė
mirė qė vetė z. Milo denoncoi publikisht z. Rama. Ky i kishte kėrkuar qė
tė largohej nga grupi parlamentar me LSI-nė dhe nė shkėmbim tė kėsaj ti
jepte pesė deputete tė PS-sė pėr tė krijuar formalisht njė grup parlamentar.
Me forma tė tilla tė pabesa dhe tė pandershm nuk mund tė ketė bashkpunim
tė sinqertė dhe tė qėndrueshėm. Ne presim reflektim serioz nga drejtuesit
e PS-sė. Sikurse e pėrmendėm edhe mė lart disa anėtarė tė kryesisė si z.
Zela, z. Malaj apo dhe kryetari i FRESH-it z. Koja dhe tė tjerė janė distancuar
hapur nga kjo politikė diversioni e PS-sė dhe e kanė konsideruar atė si
tė dėshtuar. Ne dėshirojmė qė kėto zėra tė jenė edhe vendimtare nė vendimet
qė do tė marrin nė forumet drejtuese tė saj PS. Ndėrkohė ajo qė ne kemi
nė dorė ėshtė qė tė pėrgatitemi pėr tė hyrė edhe tė vetėm nė kėto zgjedhje.
Mocioni pėr shkarkimin e znj.Topalli ishte i justifikuar apo ishte
njė test qė PS-ja bėri pėr tė provuar shumicėn parlamentare tė kualicionit
tė djathtė qeverisės?
Mendoj se ju takon pėrfaqėsuesve tė PS-sė pėr tė sqaruar motivet dhe pėrmbajtjen
e mocionit kundėr znj. Topalli, por qėndrimi ynė ka patur tė bėjė me mohimin
e votimit tė fshehtė si njė domosdoshmėri pėr tė ruajtur funksionimin legjitim
tė parlamentit. Kjo ka qėnė arsyeja jonė kryesore qė ne skemi marrė pjesė
nė kėtė proces dhe qė kemi koordinuar qėndrimet tona edhe me partitė e tjera
tė opozitės, pasi mosrespektimi i funksionimit demokratik dhe legjitim i
parlamentit, nė rast se do tė tolerohet, mund tė sjellė njė anashkalim tė
plotė tė kėtij institucioni, i cili rrezikon tė kthehet nė njė institucion
tė PD-sė. Pėrsa i takon qėndrimit tonė, ai ka qėnė dhe mbetet i qartė dhe
mendojmė se fokusi i opozitės duhet tė jetė qeveria, kryeministri Berisha
dhe politikat e tyre tė gabuara qė rrezikojnė standartet e demokracisė qė
janė arritur nė vend dhe njėkohėsisht edhe mosmbajtjen e atyre premtimeve
elektorale qė e sollėn Berishėn nė pushtet. Ky ėshtė qėndrimi ynė.
A do ta votoni zotin Nano nė njė kandidim tė mundshėm pėr President
tė Republikės?
Mendoj se qėndrimi i LSI-sė ėshtė i qartė, nė vitin 2007 ne synojmė zgjedhje
tė parakohshme, pasi jemi tė bindur se vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė vendoset
legjitimiteti i Parlamentit Shqiptar. Kemi ftuar edhe forca tė tjera opozitare
qė tė mbajnė tė njėjtin qėndrim. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė PS ka disa qėndrime
pėr ēėshtjen e zgjedhjes sė Presidentit. Mė e rėndėsishme pėr PS ėshtė zgjedhja
e Presidentit nga radhėt e saj se sa kalimi i vendit nė zgjedhjet e pėrgjithshme
pėr ti kthyer institucioneve legjitimitetin. Kėshtu do tė kemi njė parlament
legjitim dhe njė president legjitim.
A keni ndonjė zotim si ish-ministėr i jashtėm dhe parlamentar
pėr bėrjen e qytetit tė Beratit pjesė e trashėgimisė kulturore-botėrore?
Unė prej kohėsh kam bėrė tė qartė se njė nga prioritetet e LSI-sė pėr tė
ardhmen e Beratit ėshtė pikėrisht marrja e kėtij qyteti dhe e vlerave tė
tij historike dhe muzeale nė kujdesin dhe mbrojtjen e UNESKO-s, i cili ėshtė
organizėm i rėndėsishėm nė nivel botėror pėr kėtė qėllim. Besoj se nė kėtė
drejtim punėt po ecim mirė. Unė jam i bindur se brenda njė kohe tė shkurtėr,
ashtu si dhe Gjirokastra, qyteti i Beratit do tė pėrfitojė kėtė status,
sepse e meriton si askush tjetėr. Jam duke marrė disa nisma konkrete pėr
ta shpejtuar kėtė proces. E ndiej se ėshtė emergjent integrimi i Beratit
nė UNESKO, gjė qė do tė ndihmojė qytetin, jo vetėm pėr tė nxitur programe
pėr restaurimin dhe ruajtjen e vlerave qė cėnohen ēdo ditė nga shkatėrrimi
dhe moskujdesi i qeverisė dhe i pushtetit vendor, por edhe pėr ta kthyer
Beratin njė qendėr tė rėndėsishme tė turizmit kulturor dhe historik nė rajon.
Intervistoi Abedin Kaja
Lajmetari: 27.02.2006. |top | Commente | Printo
