BRENDA DHJETĖ DITĖVE NGORDHIN RRETH 40 PĖLLUMBA
Ėshtė shtuar ankthi dhe frika nga gripi i shpendėve i quajtur ndryshe
edhe virusi H5N1. Nė qoftė se nė rastin e para pak ditėve kur u gjenden
dy shpendė tė egra tė ngordhura nė lagjen 30-vjetori specialistėt veterinerė
tė drejtorisė sė bujqėsisė dhe ushqimit e pėrjashtuan nė menyrė kategorike
praninė e virusit H5N1, kėtė radhė ata i kanė nisur kampionet e shpendėve
tė ngordhura pėr tė kryer analiza nė laboratorin qendror tė Insitutit tė
Kerkimeve Veterinere (IKV) nė Tiranė.
Para disa ditėsh, rreth orės 08:00, nė varrezat e qytetit nė lagjen D.
Kastrioti punonjėsi i kėtyre varrezave Polizoi Tavanxhiu, i cili mban brenda
territorit tė kėtyre varrezave disa pėllumba nė njė kafaz, ka konstatuar
katėr pėllumba tė ngordhur.
- Ka rreth 10 ditė qė ngordhin nga 4-5 pėllumba pėr ēdo ditė-, shprehet
Polizoi. Nė filllim mendova se pėllumbat ngordhin nga tė ftohtit apo ndonjė
sėmundje tjetėr pa e menduar virusin qė ėshtė shfaqur ditėt e fundit nė
shtetet pėrreth, ndaj dhe nuk kam njoftuar, por meqenėse pėllumbat po ngordhin
nga katėr-pesė ēdo ditė, unė njoftova nė polici. Kisha 60 pėllumba, tani
mė kanė ngelur vetėm 20.Rreth orės 09:00 te varrezat e qytetit nė vendin
ku kishin ngordhur pėllumbat, kanė vajtur dy specialistė tė drejtorisė rajonale
tė bujqėsisė, ushqimit dhe mbrojtjes sė konsumatorėve Lavdosh Toska dhe
Ylli Zeka, tė cilėt kanė parė nga jashtė pėllumbat e ngordhur me qėllim
konstatimin e ndonjė shenje tė mundshme pėr tė pėrcaktuar me anė tė pamjes
sė jashtme shkakun e ngordhjes sė tyre.
Njėri prej specialistėve, z. Ylli Zeka, shprehet: Nga pamja e jashtme nuk
konstatojmė qė pėllumbat tė kenė ngordhur nga virusi H5N1, por kjo nuk e
pėrjashton mundėsinė edhe tė pranisė sė kėtij virusi, aq mė tepėr qė ai
tani ndodhet pėrreth nesh nė shtetet fqinjė, ndaj mė parė ne do tė kryejmė
analizat nė laboratorin tonė dhe nė rast se nuk do tė bindemi se pėllumbat
nuk kanė ngordhur nga influenca aviare, e quajtur ndryshe virusi H5N1,
do tė dėrgojmė kampione pėr nė laboratorin qendror tė Institutit tė Kėrkimeve
Veterinere (IKV) nė Tiranė.
Pas bėrjes sė autopatollogjisė pėr pėllumbat e ngordhur dhe analizave nė
laboratorin e qytetit i cili ndodhet pranė DRBUMK, specialistėt e kėsaj
drejtorie nuk e kanė pėrjashtuar praninė e virusit H5N1, ndaj pėr tu bindur
plotesisht ata kanė nisur kampione tė kėtyre shpendėve tė ngordhura pėr
nė laboratorin qėndror tė IKV nė Tiranė.
A .Kaja
Lajmetari: 27.02.2006. |top | Commente | Printo