Kronika e Beratit
kronika e numrit 128 date 20 shkurt 2006

Home Info Na shkruani Foto nga Berati Lajmet e tjera Arkiva Forumi i Lajmetarit

.

Foto :Yzedin Hima

 

 

HOME NEWS KRONIKA

Liria e tė qenit i lirė

Shpėrdorimi i lirisė pėr ne qytetarėt shqiptarė ėshtė i dhimbshėm, krejt si shpėrdorimi i ujit nė mes tė shkretėtirės pėrvėluese. Ndėrsa pėrdorimi i drejtė i lirisė do tė na bėnte edhe mė tė lirė. Po si e kemi pėrdorur lirinė nė kėto vite ne, qytetarėt e njė vendi, ku liria ka munguar krejtėsisht nė mė tė shumtėn e kohės?
Jemi shpėrdorues tė krisur tė saj, ndonėse asnjėherė nuk kemi qėnė plotėisht tė lirė, nė kuptimin sipėran tė kėsaj fjale (Si mund tė quhesh i lirė kur nuk mund tė kalosh kufijtė e vendit tėnd tė tkurrur? Si mund tė quhesh i lirė me gjendjen mizerabėl ekonomike, me njė nivel tė mjerė tė qytetarisė, me njė mentalitet gjerėsisht tė vjetėruar?). E shpėrdorim lirinė si lojtarėt e bixhozit tė hollat. Po si?
Nė vend tė ulemi tė studjojmė, e kemi mė lehtė t’i fusim mėsuesit, pedagogut njė dorė parash pėr tė regjistruar njė notė pozitive. Nė vend tė punojmė tokėn , tė rritim pemė dhe perime, i japim zyrtarit tė kalbur njė trastė me para dhe blejmė njė diplomė pėr t’u bėrė “mėsues”, “mjek” a “inxhinjer”. Nė vend tė ngremė probleme nė tubime e media pėr tė pėrsosur institucionet, shkruajmė letra anonime (edhe kur vendos emrin poshtė letrės, pėr shkak tė anonimatit tė atij emri, letra ėshtė thjesht anonime). Nė vend tė kėrkojmė qė kudo nė zyra dhe institucione tė mbretėrojė ligji, bėjmė njė mijė e njė presione pėr tė shkelur ligjin nė tė mirė tė pėrfitimeve tona tė paligjshme. Nė vend tė organizimeve qytetare, preferojmė organizimet tribale: klanore dhe fisnore, madje dhe fetare. Nė vend qė tė inkurajojmė nismat reformuese, i shkurajojmė nismėtarėt me klimėn e ftohtė qė krijojmė rreth tyre etj etj.
Nėse do ta pėrdorim lirinė tonė relative nė tė mirė tė vetes tonė, nė tė mirė tė vendit, atėherė kjo liri do tė na bėnte edhe mė tė lirė dhe vendin tonė edhe mė tė jetueshėm. Banorėt e vendeve tė qytetruara e kanė pėrdorur lirinė si njė nga pasuritė mė tė cmuara, shumė mė tė cmuar edhe se tė gjitha pasuritė mbi dhe nėntokėsore dhe liria ka punuar nė mėnyrė tė shkėlqyer pėr ta.dhe pėr brezat qė vijnė. Po ne? Ne banorėt e kėtij trualli nuk jemi aq tė kamur me atė pasuri qė thirret liri, pra nuk jemi aq tė lirė sa shpėrdorim nė mėnyrė skandaloze lirinė.
Y. HIMA

Lajmetari: 20.02.2006. |top | Commente | Printo